Letër e nënshkruar,
Fiqiri Biçaku
Zotërinj të Dita-s, ju falenderojmë për punën atdhetare me kulturë e objektivitet që bëni për informimin e njerëzve. Lexova me kujdes artikullin e studentes së Fakultetit Ekonomik Elbasan, znj.Fjorda Coji dhe falenderoj nismën e saj dhe të shoqatave të ndryshme për popullarizimin dhe njohjen e vlerave turistike të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Si banor i këtyre anëve, Znj.Fjorda nuk do të më keqkuptojë t’i korrigjoj disa pasaktësi në artikullin e saj:
-Ka ngatërruar Shpellën e Akullit në malin e Letmit me Shpellën e Kishës, një shpellë eremite në fshatin Koshorisht, me piktura, me vlera tepër të veçanta. Ajo e Akullit është një shpellë thjesht natyrore, vlerësohet për bukurinë e saj, por edhe se mban akull deri në fund të qershorit dhe në raste të veçanta edhe më shumë. Kjo shpellë nuk ka piktura. Të dyja janë monumente kulture, por me vlera të veçanta është Shpella e Kishës në Koshorisht, e cila rrezikohet të prishet nga keqbërës.
-Si objekte të veçanta natyrore përmend Rrapin e Taksimit (monument kulture), një rrap 200-vjeçar në Lunik, por harron të shkruajë edhe për Rrapin 400-450-vjeçar të Gizaveshit, që muajt e fundit ka filluar të thahet, monument natyror kulturor. Duke falenderuar edhe njëherë znj.Fjorda për artikullin, kërkoj që të më mirëkuptojë. Me respekt, drejtori i Shkollës së Mesme Zgosht, Librazhd.

Kot fare