Shumica e dietave dështojnë në fazën finale. Këtë e dinë të gjithë ata që kanë provuar të mbajnë dietë. “Kur trupi fillon të humbasë peshë është njësoj sikur po humbet kryesisht ujë. Por me t’u përshtatur me këtë ndryshim, metabolizmi ngadalëson punën e tij dhe për këtë arsye digjen më pak kalori, edhe nëse paralelisht me dietën ju po bëni edhe sport”, thotë një prej specialistëve të Shkollës Mjekësore në Roçester, Minesota.
“Është më mirë të konsumohet qumësht i skremuar dhe oriz integral. Duhen eliminuar sidomos natriumi, i cili e mban ujin në organizëm. Përfundimisht është shumë më mirë të konsumohen 4 apo 5 vakte të vogla në sasi në ditë, në vend të 3 vakteve të bollshme tradicionale”, thotë specialistët.
Pra, nëse keni humbur disa kile, por ju duhet prapë punë për të arritur peshën që dëshironi, mos u tërhiqni. Megjithëse kilet hiqen më vështirë se në fillim të dietës, mjafton të keni durim dhe do ta fitoni betejën që ju sjell buzëqeshjen para pasqyrës. / Përgatiti: Gazmira Sokoli