Disa shifra për “mashtrimin e Arbërit”

anazapta

Lidhur me Rrugën e Arbërit që shkruam dje në rubrikë, ka shifra domethënëse: U planizua për t’u realizuar  brenda vitit 2008  segmenti Bulqizë  – Ura e Çerenecit. U tenderua. Loti i parë kishte fondin limit 346.954.678 lekë pa TVSH,  vlera e shpallur fituese 278.046.930 lekë pa TVSH , firmat fituese  Albavia dhe Karl Gega Konstruksion. Loti i dytë ,  fondi limit 416.866.016 lekë , pa TVSH , vlera e shpallur fituese  308.313.705 lekë , pa TVSH ,  firmat fituese Delia Grup dhe Euraldi. Loti i tretë fondi limit 492.873.610 pa TVSH ,  vlera e shpallur fituese  386.048.610 pa TVSh , firmat fituese Ulza Ndërtim , Alma Konstruksion , Eurostar, GPG .

Gjithë segmenti Bulqizë – Ura e Cerenecit : fondi limit 1.256.694.304, vlera fituese  972.409.245 lekë.

Në u bënë apo jo kontrata shtesë , këtë nuk mund ta themi pa pasur më parë në dorë dokumenta të shkruar të cilat janë në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

U bë ç’u bë , në vitin 2008 segmenti nuk përfundoi , por Berishës i duhej ta përuronte si shumë vepra të tjera në prag të zgjedhjeve të zgjebosura të 28 qershorit 2009 dhe me dorën e djathtë preu shiritin blu, kur kilometra të tëra nuk kishin përfunduar.

Me datë  18 qershor 2009 ( 10 ditë para zgjedhjeve) u zhvillua tenderi për tre lote të tjera të Rrugës së Arbërit (më saktë një lot i ndarë në tre nënlote) dhe konkretisht:  loti i parë  segmenti Dalje Ura e Vashës – Bulqizë me fond limit  999.362.211 pa TVSh , fituar nga firma GJOKA me vlerën 698.850.945 lekë , loti i dytë segmenti Dalje Ura e Vashë – Bulqizë me fond 999.349.257 lekë , fituar po nga firma Gjoka me vlerën 623.540.220 lekë dhe loti i tretë segmenti Dalje Ura e Vashës – Bulqizë  me fond limit 752.656.068 lekë , anulluar për tu zhvilluar pas një viti  , më 20 dhjetor 2010 , mes procedurash tepër të përfolura.

Sipas afateve të përcaktuara në Buletinin nr 21, datë 25.05.2009 të Agjencisë së Prokurimit Publik  segmenti i plotë duhet të përfundonte  në mars 2011.

Jemi në marsin e  2013 – ës  e segmenti i ri i Rrugës së Arbërit vetëm është gërvishtur copa – copa  . “Gojët e liga” duan të thonë se nuk kanë lekë. Pushtetarët kërcejnë përpjetë e thonë se lekët janë me bollëk , por ka qenë kohë e keqe.Mirë gjatë dimrave ( se nuk ka kaluar vetëm një i tillë) paska qenë  kohe e keqe , po verës ?!

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *