Përfytyroni një të huaj që sheh një kronikë të një shpërthimi me tritol në qytetet shqiptare. Pamjet duken njësoj si kronikat e e CNN apo
Euronews nga Iraku apo Afganistani. Makina të shkrumbuara dhe banorë lokalë të mbledhur rrotull që shtyhen për të parë me një sy nga shkatërrimi dhe me syrin tjetër nga kamera që regjistron. Nuk ka turp më të madh për ne të gjithë dhe për Shqipërinë e 2014-s, që pret statusin e vendit kandidat në qershor.
Statusi dhe infrastruktura kriminale
Burime diplomatike i thanë dje DITA-s se statusi për Shqipërinë është i sigurtë në qershor. Ish-diplomatë të Tiranës me lidhje të ngushta me Brukselin saktësojnë se vendimi tashmë është marrë. Por pamjet e shpërthimeve me tritol që shfaqen përditë do kthehen në një pengesë nëse vijojnë të tilla. Dhe problemi nuk është tek hakmarrjet ordinere dhe krimi i rrugës. Agjensitë e posaçme të analizës së ngjarjeve që lidhen me sigurinë shtrojnë një pyetje paralele: ky rrjet që prodhon krimin e rrugës a është aq i konsoliduar sa të prodhojë akte terroriste të mirëfillta në të ardhmen? Nëse dikush është i interesuar të prodhojë një klimë terrori duke shfrytëzuar këtë rrjet kriminal, a mund tia dalë mbanë në Shqipëri dhe jashtë saj nëse do duhet?
Përgjigja është një kompleks përfundimesh, por fakt mbetet që grupet kriminale shqiptare janë të prirura në ekstrem drejt fitimeve me çdo kusht dhe nuk do ndaleshin për ta vënë infrastrukturën kriminale edhe në dispozicion të qëllimeve që janë ku e ku më të sofistikuara se krimi i rrugës. Dhe kjo mundësi mund ta rrezikonte vërtet statusin kandidat që tashmë duket punë e kryer.
Kush e përgatit tritolin, çmimet dhe vendshitjet
Shqipëria prodhon tritol në Poliçan dhe në Mjekës. Përpunimi i tritolit dhe përgatitja e bombave që përdoren në atentatet e fundit afërmendsh bëhet nga ata që i njohin lëndët plasëse.
Cilët janë ata? Këtu vijmë tek një nga pasojat e punëve të çmendura që ka bërë politika shqiptare: lënia në rrugë e dhjetëra xhenierëve dhe specialistëve të tjerë të lëndëve plasëse që dikur kanë punuar në ushtri. Përgatitësit e bombave janë nga rradhët e tyre. Edhe kur nuk janë nga radhët e tyre, këta ish-xhenierë dhe specialisët ushtrie të hedhur në rrugë dhe të papunë, janë “mësuesit” e atyre që përgatisin bomba.
Tritol, celular që i mban bateria gjatë dhe detonator: Çmimi i një bombe të tillë të thjeshtë shkon nga 1 mijë në 1200 euro.
Më shtrenjtë kushtojnë mekanizmat shpërthyes që përgatiten me C4. Ky i fundit është eksploziv plastik, më i shtrenjtë se tritoli i Mjekësit apo Poliçanit dhe blihet nga trafikantët shqiptarë në Malin e Zi. Në këtë vend, si dhe në Bosnje ose në Serbi, C4-a është i thjeshtë dhe i lehtë për t’u gjetur.
Tri janë qytetet kryesore ku tregtohet tritoli shqiptar ose lëndët e tjera që vijnë nga vendet fqinjë: Malësia e Madhe, Durrësi dhe Fieri.
Sfida që kërkon përgjigje të shpejtë
Qeveria shqiptare është përpara një sfide serioze me valën e tritolit. Nuk përjashtohet që retorika kriminale e ish-kryeministrit dhe veprimet e ish-krerëve policorë të para 23 qershorit të ndikojnë elementët kriminalë, por sido që të jetë, nuk ka vend për justifikime. Sfida kryesore i takon ministrit të Rendit. Autoriteti shtetëror duhet të jetë i plotë dhe parandalues. Nuk ka dyshime që dëshira nuk mungon, por dëshira nuk mjafton. Duhet forcë dhe veprime shumë të vendosura në terren.
* * *
Hasmëria, bombë C4 në makinë, vdes biznesmeni Xhabafti
Nga Elton Koka
U transferua nga Selita për të jetuar në Vorë me familjen për t’i shpëtuar hasmërive, vritet në një atentat me bombë C4 të telekomanduar biznesmeni Baki Xhabafti. Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në rrugën “Bashkia”, para njësisë vendore të Vorës, rreth orës 16:55 të pasdites. Banorët dhe dëshmitarët u munduan të shuanin flakët dhe shpëtonin 40-vjeçarin që po jepte shpirt nga plagët dhe djegiet, por ka qenë e pamundur. Në pak minuta, babai i dy fëmijëve, pronar i dy serviseve në Kombinat dhe Vorë dhe një punishteje guri dekorativ, ka ndërruar jetë i masakruar. Makina e tij tip “Renault”, me targa AA154AZ u shkatërrua e gjitha dhe nda në copa. Policia dyshon për një sasi deri në 400 gramë eksploziv plastik i vendosur poshtë sediles dhe i komanduar me celular. Por ekspertët po hetojnë nëse bomba ka qenë e lidhur me sistemin elektrik të mjetit, pasi shpërthimi ka ndodhur sapo Xhabafti ka hipur në makinë. Për pistat e hetimit, policia e Tiranës tha se janë disa, por të përqendruara rreth hasmërive të mbartura nga viti 1995 mes fiseve Xhabafti dhe Ymeri për pronësi në Selitë me 7 të vrarë mes palëve dhe Xhabafti e Avdillari për shkak të përplasjes mes dy bandave pas vitit 1997, të Selitës dhe Yzberishtit. Vetë i ndjeri nuk ka pasur precedentë penalë, sipas policisë.
Ngjarja
Policia ka qenë e rezervuar në detaje dhe publikimin e ngjarjes në rrugë zyrtare. Informacion i shkurtër për orën, vendin dhe viktimën. Gjithashtu edhe njoftimi se hetohet në disa pista. Por banorët e rrugës “Bashkia” në Vorë thanë se viktima Baki Xhabafti jetonte prej disa muajsh në këtë lagje të qetë dhe nuk sillte probleme. Mjeti ka qenë i parkuar para bashkisë dhe afër banesës përdhese. Rreth orës 17:00, kur 40-vjeçari ka hyrë në mjetin “Renault”, sapo ka futur çelësin e kuadrit për ta ndezur, është dëgjuar edhe shpërthimi i fuqishëm. Për fat të mirë nuk ka pasur kalimtarë afër dhe pasagjerë në mjet. U dyshua edhe për dy të lënduar, por sipas policisë nuk ka qenë e vërtetë. Viktima e vetme ishte Baki Xhabafti. Trupi i tij ka qenë pothuajse i shkrumbuar dhe ndërhyrja e zjarrfikësve e policisë ishte e kotë. Mjeti i copëtuar i gjithi dhe flakët kanë vazhduar për rreth një orë. Ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të zjarrit dhe dëmeve të mëdha.
Biznesmeni
Puna e parë që bëri policia ishte verifikimi i mjetit “Renault”, me targa AA154AZ për të identifikuar viktimën, që kishte edhe banesën afër. Paniku dhe terrori ishin të pranishëm tek banorët. Ndërsa kanë ndihmuar edhe familjarët e shokuar. Mjeti rezultoi në emër të Baki Xhabaftit, biznesmen në fushën e pjesëve të këmbimit për mjete dhe në disa aktivitete të tjera të vogla. Mësohet se posedonte edhe një servis në Vorë. Aty jetonte me gruan dhe dy fëmijët pasi ishte larguar nga Selita për të shmangur konfliktet e vazhdueshme me fisin Ymeri dhe hasmëritë. Më tej edhe vetë të afërmit identifikuan viktimën dhe dhanë informacione të përgjithshme.
Grupi hetimor
Në grupin hetimor ka pasur ekspertë mjeko-ligjorë, të Njësisë Antieksploziv, drejtues të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit dhe prokurorë të Krimeve të Rënda të Tiranës. I pranishëm në vendngjarje dhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe kryepolici i kryeqytetit Ardian Çipa. Ngjarja është vlerësuar e rëndë për shkak të pasojave, por pothuajse e njëjtë me atë të së mërkurës me 2 të gjymtuar dhe një të lënduar, po në Tiranë. Paraprakisht u arrit të saktësohej se bëhej fjalë për një bombë C4 të telekomanduar, vendosur poshtë sediles. Pritet të mësohet nëse ka qenë e lidhur me sistemin elektrik të ndezjes së mjetit apo me celular. Sasia ka qenë rreth 400 gramë eksploziv. Bomba dyshohet se është vendosur gjatë natës, kur mjeti qëndronte i parkuar afër shtëpisë. Deri dje në mbrëmje policia ka kryer shoqërimet e shumë personave pjesëtarë të të dy fiseve, Avdillari dhe Ymeri, duke ushtruar kontrolle banesash dhe marrë në pyetje. Hetime për një krim të paguar, ndërsa po verifikohen edhe konfliktet në fushën e biznesit.
Dëshmitarja: “Kur erdhi zjarrfikësja flakët u shuan, e pamundur të shpëtohej”

Një nga dëshmitaret e shumta të ngjarjes tragjike në Vorë rrëfeu se çfarë ka ndodhur në momentin kur automjeti i viktimës Baki Xhabafti u përfshi nga flakët. Sipas gruas që nuk pranoi të identifikohej, banorët e zonës kanë mundur të shuajnë flakët para se të mbërrinte zjarrfikësja. “Rruga nuk kishte njerëz kur ndodhi shpërthimi. Makinën e vura re kur ishte e shpërthyer. Njerëzit e fikën zjarrin në makinë me ujë para se të vinte zjarrfikësi, por ka qenë e pamundur të shpëtohet, pasi trupi ishte djegur”, tha ajo. Banorët u shprehën të frikësuar nga kjo situatë dhe në panik, pasi shpërthimet me tritol janë bërë të përditshme.
Hasmëritë me fiset Ymeri dhe Avdillari, 10 të vrarë në konflikte pronësie e rivaliteti
Viktima është i afërm i Shkëlqim Xhabaftit, një ndër personat me precedentë të rëndë kriminalë, i vrarë në vitin 1997 në kryeqytet, pas përplasjes me fisin Avdillari, që njiheshin si banda e Yzberishtit. Por ndërkohë më parë, në 1995, fisi Xhabafti që jetonte në Selitë, ka pasur një tjetër konflikt të përgjakshëm pronësie me fisin Ymeri. Sipas dosjeve të policisë, mes palëve janë vrarë 9 persona. Viktima e djeshme ka humbur në këtë betejë dy vëllezërit, babanë dhe xhaxhanë e tij, kurse nga fisi Ymeri mësohet se janë vrarë të paktën 5 persona në harkun e 4 viteve. Edhe pse deri pak kohë më parë jetonin në Selitë vetëm një pjesë e vogël e anëtarëve të familjeve, shumë prej tyre kanë zgjedhur ose arratisjen për shkak se ishin të kërkuar për krimet, ose të zhvendoseshin në zona të tjera. Mësohet se edhe disa të rinj të familjes Xhabafti jetojnë në emigracion të fshehur dhe dyshohet se shkak i atentatit të djeshëm mund të jenë edhe e kaluara e të afërmve të Baki Xhabaftit. Një prej vëllezërve të tij jeton në Londër. Sipas policisë, hakmarrja mes fiseve dukej sikur ishte fashitur prej më shumë se 10 vitesh. Kurse i forti i Selitës, Shkëlqim Xhabafti, është vrarë në fillim të vitit 1998, nga rivalët e tij të bandës së Yzberishtit dhe konkretisht nga krerët e saj, vëllezërit Avdillari. Këta i kishin grabitur makinën një biznesmeni grek dhe ky i fundit i kërkon ndihmë Xhabaftit. Kapoja i Selitës, së bashku me një inspektor rendi, ka shkuar te rivalët, për të biseduar se si mund t’ia kthenin makinën grekut. Por diskutimi përfundoi në betejë të përgjakshme me vëllezërit Nazmi e Ilir Avdillari. Këta të fundit u akuzuan dhe për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi, më 27 janar ’98, pronar i një fabrike këpucësh, që sapo kishte tërhequr 30 milionë lireta. Ilir Avdillari u arrestua dhe dënua me 22 vite burgim.
Atentati ndaj ndërtuesit Ceka, 40 të shoqëruar, edhe ortakët
Megjithëse kanë kaluar gati dy ditë nga atentati me eksploziv ndaj biznesmenit Armando Ceka, policia nuk di kujt t’ia vendosë gishtin për autorësinë, për shkak të konflikteve të shumta që kishte 33-vjeçari. Deri ditën e djeshme janë shoqëruan 40 persona që kanë dijeni, kanë pasur përplasje apo pakënaqësi nga biznesmeni i plagosur, apo që kanë pasur marrëdhënie pune me të, pra ish-ortakë në biznes. Por pas marrjes në pyetje, të gjithë personat janë lënë të lirë, për t’u thirrur më pas nëse do jetë nevoja prej grupit hetimor. Ngjarja po hetohet në bashkëpunim edhe me prokurorët, ndërsa fillimisht po tentohet të zbulohet numri i celularit me të cilin është aktivizuar bomba me rreth 500 gramë eksploziv plastik C4.
Në atentat mbetën të plagosur edhe juristi Julian Çela, që sapo kishte nisur punën në firmën e ndërtimit të Cekës, ndërsa është gjymtuar, dhe truproja Artur Sharra, që u plagos lehtë. Mjekët thanë dje se gjendja shëndetësore e të plagosurve paraqitet më e stabilizuar, mbahen jashtë rrezikut për jetën, por Ceka dhe Çela kanë gjymtime tepër të rënda nga mesi e poshtë, për shkak se bomba ka qenë e vendosur në dysheme nga pas derës. Ceka nuk ka dhënë asnjë shpjegim për policinë gjatë ditës së djeshme, duke mos treguar personat me të cilët ka konflikte. Mësohet se ai ka humbur njërën këmbë në këtë atentat dhe ka dëmtime të tjera në trup.
Burime nga Policia thanë se pistat e hetimit lidhen kryesisht me aktivitetin e biznesmenit dhe konfliktet e mundshme që ai ka pasur për shkak të biznesit. Jozyrtarisht flitet edhe për një borxh që shkon në mbi 500 mijë euro ndaj të tjerëve. Po verifikohen ankesat e qytetarëve dhe emrat e tyre për denoncimet ndaj Cekës pasi u ka lënë përgjysmë pallatin te zona e “Don Boskos” në Tiranë. Po verifikohen konfliktet e mbartura të pronësisë për truallin e objektit ish-hotel, ku ndodhi atentati te rruga “Budi”. Gjithashtu ankesat e disa klientëve për shitjen nga dy herë të apartamenteve që ndërtonte 33-vjeçari me firmën e tij. Ndërsa pista e fundit, por që mund të jetë kryesorja, është borxhi ndaj të tretëve në aktivitetin e ndërtimit, që e ka marrë prej vitesh. Mësohet se Ceka ka pasur mosmarrëveshje prej vitesh me disa ortakë të tij, njëri prej të cilëve, Lorenc T., i sulmuar me tritol në vitin 2012 dhe i arrestuar më pas për trafik droge, pasi u kap me 1,2 kg heroinë në Tiranë. Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesat e 40 të shoqëruarve të dyshuar, por nuk ka gjetur sende të ndaluara. Disa prej tyre nuk u gjetën në banesa dhe u shoqëruan disa orë më pas.
Armando Ceka është sulmuar edhe në një atentat tjetër më 4 shtator 2013 në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet. Makinës fuoristradë “Volvo” i ishte vendosur një sasi eksplozivi në bagazh. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale dhe Ceka nuk u lëndua. Policia thotë se biznesmeni ka shumë konflikte dhe nuk dinë ku të përqendrohen për zbardhjen e ngjarjes.

Me vjene shume keqe qe implikoni ish ushtaraket ne keto historira,nuk besoje deri ne vdekje qe nje ish oficer xhenjo te merret me keto pune.megjithate kam nje vrejtje per organet e sigurimit te shtetit qe nuk japin kurrfar informacioni per keto pune.Me cfar merren cfar zbulojne keta???,po ne pergjithsi siguria kombetare ka nevoje per me shume njerez dhe te specializuar edhe policia me shume punonjes me uniform dhe pa uniforme ndryshe nuk behen keto pune.Nuk behen keto pune me standartet e bashkimit europian,9000 polica ne gjithe republiken jo nuk eshte e mundur kur republika eshte lene ne rrokullisje te lire nga qeveria e pare,ku vetem lazarati kishte 320 ha me hashash po pse ne rrethe te tjera nuk pati plote po kush ti thote dhe tani ai malle do shitet dhe sido qe te jete njerzit do gjejne rruge e menyra per ta shitur. Gjithe vendi qe ka mbjell dhe policia nuk do jete ne gjendje ta parandaloje me ato forca dhe mjete qe ka.Drejtesia ka qene per toke jo qe nuk ka zgjidhur problemet por i ka ngaterruar me keq dhe njerzit po i zgjidhin me vetegjyqsi nepermjet tritolit nuk kane rruge tjeter.cdo gje ka rregull dhe mizat e dheut jane te organizuara vetem republika jone eshte ne corganizim total.nuk di te them cfar behet keshtu.
Kush permend per veprime te tilla xhenjeret, apo ish – ushtaraket,asgje tjeter nuk ben, vetem hedh mjergull mbi te vertetat qe ai fsheh, humbet gjurmet e krimit dhe fajson te pafajshmit. Vetem mendjet e lehta e mediokrit mund ta besojne kete variant.
Ai qe ka sakrifikuar Femijerine, i mbyllur ne stervitje ne gazerme,
Ai qe sakrifikoj Rinine, i vetmuar ne malet me te skajme,
Ai qe mezi krijoj Familjen e vone e ndofshta nuk mori Shtepine e shumepremtuar,
Ai qe linte Gezimin e Hidherimin ne mes e i pergjigjej thirrjes kushtrimit,
Ai qe pa mbushur te 50-tat u hodh ne rruge e struket pas atij pensioni meshirues,
Ai qe i vjen zor te kerkoj te drejtat e tij,
Ai qe mban rradhen e rregullin edhe atje ku “banditet” bejne zgjidhje me force,
Ai qe i vjen turp nga Femijet e tij, qe nuk u la pasuri mbrapa,
Ai qe qendron dinjitoz e krenar, per punen e vepren e Tij,
Ai eshte ushtaraku, qe pafytyresisht akuzohet
Ai nuk mund t’i bej kurre te tilla veprime.
Turpi mbi ata qe akuzojne !
Shume e sakte!
Pas te gjith shperthimeve fshihet dora e sali tritolit me zbatues agron kuliqin. Ai e filloi kete skenar me tritol ne shtylleen e tensionit te larte tani ka ndryshuar pak skenarin duke shfrytezuar njerzit me preqedent penal atij nuk i intereson pse vriten njerez ai don te krijoj vetem terroor dhe panik per te shpetuar lekuren..me e keqja eshte se qeveria e rilindjes pamvarsisht se ka fakte te mjaftueshme per. Ta arrestuar. Berishen dhe klanin e tije. .nuk po vepron .pse ndoshta i bashkon i njejti ideal. Dhe me popullin bejne teater….
Tritoli ka vetem nji emer dhe nji mbiemer ai eshte vetem nji dhe pik ai quhet :
SALIH ROMI BERISHA
Aida Nako e ka vendosur. Fajin e kane xhenieret dhe specialistet e liruar nga detyra. Kaq e lehte eshte kjo histori saqe ministrit Tahiri, i duhet vetem te perpiloje listen e xheniereve te flakur ne rruge nga kjo politike ekspertesh dhe cdo ekspolzion do te fshihet nga faqja e dheut.
Problemi eshte, se ne kohen e nje bote te dixhitalizuar,,,nuk te nevojiten edhe aq domosdomerisht xhenieret, kur ke internetin. Aty gjen gjithcka. Vetem nene e baba nuk gjen dot.
Pengesa kryesore e shoqerise shqiptare sot, nuk jane xhenieret apo ekspertet e papune te ministrise se mbrojtjes. Te pretendosh se flakja e tyre ne rruge, na qenkesh motiv i mjaftueshem per te ndertuar bomba me telekomande, eshte edhe me kriminele se shperthimi nen sediljet e makinave qe marrin jete njerezish. Ata qe nuk paten kurajon kurre, te shkruajne dy rrjeshta per tragjedine e ushtarakeve shqiptare, per rrenimin dhe perbuzjen e kesaj shtrese te shoqerise per hir te politikes,,,ai ose ajo nuk ka te drejte morale ti vere sot ne dyshim per kriminalizimin e nje shoqerie te tere.
Problemi yne qendron diku tjeter,,,e nderuar Aida Nako.
Shoqeria shqiptare ne keto 2 dhjetevjecaret e fundit, ka pervetesuar ne nje nivel te frikshem, kodin e sjelljes se Mafias. Nuk ka mbetur krim,,,qe shqiptaret nuk e bene ne keto vite,,,vetem e vetem per te qene edhe nje hap me prane endrres se te qenit i pasur. Toni Montana,,,,figura kinamotografike e Al Paccinos,,,,eshte realiteti shqiptar sot.
Kush mbjell ere,,,ai korr furtune. Perplasja e interesave te grupeve dhe individeve te botes se krimit,,,,ne “koalicion” me nje politike ne panik te plote, se drejtesia mund ti fuse aty ku e kane vendin,,,ka bere qe te bien kufijte e se moralshmes.
Ne nje situate te tille, nuk ka Toni Montana qe jeton me gjate se 4-5 vjet. Nese nuk vriten me tritol, ata do vriten dhe do nxjerrin syte me pirunj. Nuk eshte ceshtje xhenieresh,,,,eshte kriminalizimi i nje shoqerie te tere. Pa pastrim te politikes nga elementet kriminale (prej ketij lloji jane shume), pa ngritjen e nje Republike mbi ligjin,,,,tritoli nuk do na ndahet.
sidoqe ta llotullosh tritoli ne Shqiperi ka vetem nje emer: sllovodanka
Cilët janë ata? Këtu vijmë tek një nga pasojat e punëve të çmendura që ka bërë politika shqiptare: (1) lënia në rrugë e dhjetëra xhenierëve dhe specialistëve të tjerë të lëndëve plasëse që dikur kanë punuar në ushtri. Përgatitësit e bombave janë nga rradhët e tyre. (2) Edhe kur nuk janë nga radhët e tyre, këta ish-xhenierë dhe specialisët ushtrie të hedhur në rrugë dhe të papunë, janë “mësuesit” e atyre që përgatisin bomba. (artikulli)
***
Nuk besoj se ka faj zonja Nako, ajo ben nje supozim te edukuar, e te vertetuar nga Koha. (shembujt me pas) Sic dhe me shume maturi e ka ndare “spekullimin ne dy pjese” [numrat jane te mite – per reference]
1) Ne fillim ka sqaruar se kush e ka pergatitjen per kete. -ish Ushtaraket. Sic dhe ka vene re trajtimin shume te keq qe ju be ketij grupi gjate demokracise. 1997-ta vertetoi me pas c’nodh, e si bie nje ushtrie e tranjuar per 50+ vjet, kur i heq Zinxjirin Komandues.
2) Dhe kur “xhenieret” nuk e bejne kete, i mesojne te tjeret, e kaq duhet.
—
Te mos harrojme dhe dy gjera te tjera: a) Instruksionet “si te besh nje bombe” qofte me “mjete rrethanore” a te aktivosh nje nga eksplozivi ushtarak, jane ne Internet. 2) ai qe te shet pajisjet, nuk e ka per gje te tregoje dhe si funsionojne.
—
1) Kartelet e Droges, sot kane koruptuar profesioniste, profesore, e kimiste per te “gatuar” drogera te ndryshe, si nga grupi i amfetaminave e te tjera.
2) Kur ra Bashkimi Sovjetik, shume nga Bodyguard-et e grupeve kriminale erdhen nga Ushtria, Policia dhe Forcat Speciale (disa ushtare qe kishin luftuar ne Afganistan, disa nga Spetsnazet) Eshte e pamundur te Tranjosh njerez “qe vrasin/ mbrojne ne emer te Shtetit” deri ne ate pike (per vite/vite me rradhe) e me pas te pretendosh se TE GJITHE, do behen shites bananesh.
Ky fenomen preku gjithe Lindjen e Europes. Dhe Historia (i jep te drejte znj. Nako)qe nga Garda Pretoriane Romake, tek Jeniceret me pas, te ushtarake Mercenare (britanike/ franceze/ amerikane etj) per para dhe pune, kane luftuar e bere krime per buken e gojes a me teper. Gjithmone, disa prej tyre jane kandidate per te kaluar ne anen tjeter.
3) Los Zetas. Nje nga Sindikatat KRIMINALE me te dhunshme ne bote. Konsideruar nga qeveria SHBA-se si ” me e avancuara nga ana teknologjike, me e sofistikuara dhe me a rrezikshmja, qe operon sot ne Meksike
Ne 1999 Osiel Cadenas (Cardenas kane qene 3 vellezer te rendesishem ne Meksiken e droges se asaj kohe) kerkon ndihme nga nje Kapiten ne pension. ” Parate nuk jane Problem” Ai ben qe 30 vete nga Forcat Elite te ushtrise. (Grupi Ajror i Frocave Speciale) te dezertojne e te punesohen nga Baroni i Droges. Keta super-ushtare, ishin tranjuar nga Izraelitet dhe Amerikanet. Njohuria e tyre ne luftime e perdorim pajisjesh, e coi Luften ne mes Kateleve te Droges ne nivele te pa-para ne bote. U quajten Los Zetas (shenja -Z- ne radio e forcave speciale Meksikane)
Kur Vellezerit Kardenas dolen nga skena (vrare a kapur) keto Ushtarake moren drejtmin. Secili kish shenjen e tij, Z1, Z2, Z3, deri ne Z30, sipas rendit. Pak kohe me pare u kap i fundit. Menyra si ato bejne atentate, kunder-pergjigje, e lufte me shteti, inspiron terror tek rivalet e kushdo tjeter. Me pas (ngaqe prestigji i tyre ngeleti tille) dhe ato qe i pasojne lene Germen Z, per kujtim; e vrasjet kane kaluar ne masakra, prerje kokash, djegjin njerez etj.
Ushtaraket – si kushdo – per PARA, futen me mafien, perfshihen ne krim dhe bile tradhetojne dhe atdheun. Ushtaraket tane me edukimin e ndergjegjen qe kane pasur, sigurisht nuk jane perfshire te gjithe ne keto pune; por mjaftojne 10-5-3 qofte dhe nje!
Mendoj se jemi pak te padrejte me Znj. Nako.
***
Mua me pelqeu artikulli, e ne fund problemi nuk eshte Gazete e Gazetarja por NGJARJET.
Ne Europen e vitete 70-80- te, ne kohen e terrorizmit arab, te majte, e atij vendas; Shpethimet kane qene nje problem qe ndiqeshin ne nivelet me te larta te shtetit. Duke mirre kohe e vemendje maksimale nga Policia.
Ndoshta jam gabim por nuk e shikoj nje Angazhim te Tille Nga Strukturat e Shtetit Shqiptar.
KAQ E VESHTIRE ESHTE TI TREDHESH NGA TOPET ATA QE E KANE POROSITUR E TI BESH TE FLASIN PER BIZNESMENET E TRITOLIT.
BAHRI SHAQIRI KISHTE NJE GRUP TE TILLE NE SHISH QE VIHEJ NE VEPRIM SA HERE QE VINTE POROSIA BASHKE ME PARATE.
PJESETAR I GRUPIT ISHTE EDHE RENATO CAMI NGA FIERI, I CILI PAVARESISHT SE KERKOHEJ NGA SHTETI “VETEM” PER VRASJE, HYNTE E DILTE NE ZYREN E INA RAMES SI NE SHTEPI TE TIJ.
HYNTE I KOLLARISUR E DILTE I KUQ FLAKE E ME FLOKE TE PRISHUR, THUAJ SE I BENTE LLAPORE NE ZYRE.
POLICIA E SHTETIT OSE TI GJEJE KETA KRIMINELE OSE TE SHKARKOHET KOLEKTIVISHT, SEPSE KA 23 VJET QE HA PARATE TONA, E JO VETEM NUK BEN PUNE, POR MADJE JU BIE ME QAFE QYTETAREVE.
Keta qe jane aktivizuar drejtimin e tritolit jane te trajnuarit nga “Miqte” qe i sherbejne Sali Bim Berishes dhe qe kenaqin te derguarit e ata qe u intereson me shume nje kryeagjent se sa nje popull naiv qe edhe pas vjetesh bene akoma aludime se kush e mban Sali Krimin ne kolltukun e kryekrimit.Demokraci nuk eshte te ndertosh shtet ligjor por te vesh tritol !
Po ti kapin pra ministry I krimit per cfar paguhet S Tahiri.Shkoni e denanconi me qene se I dini e mos beni gam gam as ju as ata ne parlament.
Shume e thjeshte per tu kuptuar.Kush ka interes per destabilizimin e vendit? Pushtetaret e rrezuar me 23 qershor.Pse nuk ndodhnin perpara keto ngjarje ne keto permasa?Keto akte terrorri vetem fashistet e partise fashiste te veriut i sponsorizojne dhe i mbeshtetin.Qevera e kap lepurin me qerre.I pari berrisha dhe shifni si do shperndahen cakejnte.ACT NOW.
A KA MUNDESI TE ME SQAROJE NJERI PER KETO PYETJE ????????????????
SI SHPJEGOHET SE HISTORIA E TRITOLIT U BE ME E PREKSHME, ME E NDJESHME, ME E FRIKKSHE, ME E SHPESHTE MBAS HUMBJES SE PD NE ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT????????????????
A ISHIN KUPTIM PLOTA ATO SHKRIMET NE SHTYLLEN E TENSIONIT TE LARTE KUR JU VENOS TRITOL ?????????????
NUK E DI A MOS KA LIDHJE ME URDHERUSIT E VRASJEVE TE 21 JANARIT ME VALEN E TRITOLIT NE SHQIPERI ???????
A MUND TE ME JAPI SHPJEGIM DIKUSH PER PYETJET E ME SIPERME ???????????
Mondi:Ket pyetje bejani qeveris qe sot qeveris.Ne pyetjen qe bere,je munduar ti pergjigjesj veht – vehtes.Qeveria shqiptare ka marr votbesimin te qeverisin dhe per cdo si qeverisi si keq asaj i dedikohen.Ne se vertet eshte ashtu sic thuani ju,shkoni e denanconi ku ta mendosh ti po jo ne gazeta.
Eliminoni kryekriminelin Agron Kulçaj dhe Sali Berishen dhe nuk do te ketë asnjë
shperthim tritoli.
keshiltari I larte per ceshtjet e sigurise kombetare “mkar uk” ka filluar te jape keshilla se ku duhte te drejtohemi per te denancuar,,,,,,per me shume sqarime telefononi ne ,,,,,,,,,,,, adresa “shtepia e idioteve te lindur”,,,ik mer derr ijnoranti se na dole mo demokrat se sa lideri jot shpirteror,,,ik mer zgjebe edhe shiko punen tende mos u bej zedhenes I gjyshit te pjerdhur nga te gjitha drejtimet…..jo per ndonje gje po tregon qe je nje lepirsumes qe nuk di te beje gje tjeter vecse te lepije ,,,,,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!