Disa të vërteta që duhet t’i dini rreth përdorimit të antibiotikëve

Pranvera Kola

Në asnjë rast nuk duhet që të harroni se marrja e pakontrolluar e antibiotikëve sjell rreziqe të shumta për shëndetin. Bluzat e bardha të Institutit të Shëndetit Publik thonë për “Dita” se antibiotikët duhet të përdoren vetëm kur mjeku i rekomandon ato si të nevojshme për sëmundjen që ju keni, dhe jo t’i merrni vetë nëpër farmaci pa asnjë këshillim. Sipas tyre, e rëndësishme është që antibiotikët të përdoren në mënyrën e duhur, si dhe në dozën e duhur.

Përdorimi i antibiotikëve mund:
• Të vrasë bakteret e mira që ndodhen në trupin e njeriut, gjë e cila mund të çojë në komplikacione të tilla, si: diarre.
• Të shkaktojnë reaksione alegjike serioze, të cilat mund të kërkojnë shtrim në spital.
• Të rezultojë në infeksione rezistente ndaj antibiotikut. Bakteret rezistente janë të vështira për t’u eliminuar. Ato mund të qëndrojnë në trupin e njeriut dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rënda. Mjekimi për një infeksion rezistent mund të kërkojë një trajtim me antibiotikë më të fuqishëm (antibiotikë të gjeneratës së 2 ose 3), ndoshta edhe shtrim në spital. Ndaj, në çdo rast bisedoni me mjekun për mënyrën më të mire të kujdesit për shëndetin tuaj gjatë kohës së sëmundjes.

Në rastin e sëmundjeve virale duhet të dini se marrja e antibiotikëve:
• Nuk do t’ju shërojë nga sëmundja që keni.
• Nuk do t’ju ndihmojë që të ndiheni më mirë.
• Nuk do t’i mbrojë të tjerët nga sëmundja juaj.

p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *