Disa teza: A do të përfundojë BE-ja si Jugosllavia?

Dita

Nga Dr. Max Brym- Pothuajse të gjithë shqiptarët duan të jenë pjesë e BE-së. Kasta politike e Kosovës dhe e Shqipërisë propagandon gjithashtu këtë qëllim, madje edhe si mundësi për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Me këtë rast, sidoqoftë, nuk venerohet fare fakti që BE-ja është një Lidhje e brishtë, lehtësisht e shkërmoqshme e shteteve kapitaliste. Ky projekt po i afrohet fundit të tij. Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian është një shenjë sinjifikative e këtij procesi. Në shumë rrafshe BE-ja e sotshme të bën të mundur krahasimin me procesin e rënies, respektivisht shkërmoqjen e Jugosllavisë të fundit të viteve ’80. Historia nuk mund të përsëritet vetëm si farsë, por edhe si tragjedi. Për këtë, po sjell më poshtë, disa teza.
1. Në fillim të viteve ’80 Jugosllavia ishte konfrontuar me rritjen e madhe të çështjes së borxheve. Borxhi i jashtëm i Jugosllavisë atëbotë kishte kaluar 20 miliardë dollarë. Nga fillimi i viteve ’80 po aplikohej një program masash kursimi me qëllim që të mund të riktheheshin këstet e borxheve. Në të njëjtën kohë po sforcohej konkurrenca mes republikave jugosllave. Në vitin 1987 inflacioni arriti 1000% dhe filluan largimet masive të punëtorëve nga puna. Klasa punëtore e asaj epoke, veçanërisht në Bosnjë, kishte arritur të organizonte greva masive me karakter multinacional. Udhëheqësit politikë të republikave veç e veç, në këtë gjendje të krijuar, kishin hequr dorë nga retorika internacionale dhe i ishin dorëzuar retorikës nacionale, duke fajësuar për borxhe kombet tjera të federatës. Në Evropë sot mund të konstatohet një gjendje pak a shumë e ngjashme me atë të Jugosllavisë. Në Europë skenarët politikë i dominon vetëdija nacionale, respektivisht ajo nacionaliste. Nuk ka një komb europian, po aq sa nuk kishte as një komb jugosllav, megjithëse përpjekjet për ‘inxhinjerimin’ e tij nuk munguan (përjashtim ishin shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni), ashtu siç ka tendenca të bëhet edhe në BE.
2. Evropa sot ballafaqohet krahas protestave me karakter social në Greqi, në Spanjë, në Itali… por veçanërisht përmes grevave masive në Francë, që po mbahen në shenjë të luftës kundër ndryshimit të orarit të punës dhe në mbrojtje kundër pushimit nga puna. Në kuadër të ligjeve për gjendjen e jashtëzakonshme, në Francë është aplikuar e ashtuquajtura reformë e tregut të punës. BE-ja aktualisht po karakterizohet nga sulmet mbi të drejtat e klasës punëtore. Kjo ka të bëjë me ruajtjen e çimentuar të fitimeve të borgjezisë nacionale. Prandaj po aplikohen krejt hapur masa emergjente. Demokracia qytetare është konvertuar në masë dhe me vetëdije në një copëz letre pa vlerë. “Internacionalizmi” qytetar (firmat e zhvendosura, lufta për dominim në Europë) është ngushtësisht e ndërlidhur me nacionalizmin lokal.
3. Faktori dominues në Evropë është imperializmi gjerman, i cili vetëm në Evropën lindore ka realizuar 11.000 investime të drejtpërdrejta dhe po provon të zhvendosë prodhimin në rajonet ku pagat janë të ulëta si në Bullgari e Rumani. Konkurrenca është faktori dominues mes disa grupeve të kapitalit në Europë, të cilat, si edhe më parë, janë të ndërlidhura me shtetin-komb si përmbarues real (Schäuble) dhe mbrojtës e përfaqësues i interesave nacionale. Konkurrenca përmes tregjeve të sakatuara, ashtu si edhe nga fuqia e rikthyer blerëse nuk është dobësuar, por madje është forcuar. Nuk ka një shtet-komb europian ashtu si nuk ka as një Kapital europian.
4. Debati në lidhje me politikën e “Bankës Qendrore Evropiane” është një shembull se sa shumë konkurrenca e fortë ka minuar projektin “Bashkimit Evropian”. Gjatë procesit të thyerjeve të brendshme në vendet ku është zhvendosur kapitali i korporatave të fuqishme dhe gjatë shpërfaqjes së shenjave të dështimit të ofensivës së eksportit gjerman në drejtim të Kinës dhe Amerikës Latine, kriza në Europë vetëm sa do të forcohet. Në fund fare, Berlini, në një farë kuptimi, do të tentojë që mos ta zotërojë vetëm Europën në mënyrë indirekte. Në stilin e sforcuar dhe në ngjitje si Beogradi, që kishte vepruar brenda Jugosllavisë, Berlini do ta provojë që zotërimin indirekt ta zëvendësojë me atë direkt. Kjo sjellje e Berlinit do ta përshpejtojë fundin jo vetëm të Njësisë së Europës, por do ta shkatërrojë edhe krijesën e BE-së në stilin alla Jugosllavi.
5. Që tani Europa është një grumbull shtetesh nacionale lara-lara me interesa nga më kundërthënëset dhe me pikëpamje politike krejt të ndryshme. Në fundin e Jugosllavisë, disa nga Republikat e saj orientoheshin fare hapur nga Rusia, një pjesë tjetër nga Uashingtoni dhe Berlini. Megjithatë historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj. Por ajo lejon që të krijojmë një farë bilanci: Hungaria, Serbia e në një masë të madhe edhe Bullgaria po orientohen hapur kah Rusisë. Fuqitë e tjera speciale të orientimit të djathtë nga Franca deri te Gjermania po i shmangen orientimit të tyre tradicional që kishin – SHBA-ve, duke u distancuar gjithnjë e më shumë, duke iu përafruar qartë Rusisë (Ministri i jashtëm gjerman Shtajnmajer qëndron në mes) pa vënë re miqësinë e Polonisë, shteteve baltike dhe natyrisht edhe të Ukrainës ashtu si edhe atë të Britanisë së Madhe me SHBA-të, që po provojnë të mbesin tutje në sferën e strategjisë së SHBA-ve. Të gjithë kësaj kur t’i shtohen edhe skenarët lidhur me krizën ekonomike, gjithsesi do të shpjerë drejt rënies së Bashkësisë Europiane. Partia e Lirisë – FPÖ (liberalët austriakë) ka gjasa të mira që t’i fitojë zgjedhjet pasuese presidenciale. FPÖ është e orientuar qartë kah Moskës, Budapestit dhe Beogradit. Një pjesë e kapitalit gjerman gjithashtu është pozicionuar qartë kundër politikave sanksionuese ndaj Rusisë.
6. Po materializohet ndjeshëm teza e Leninit se “Shtetet e Bashkuara të Europës si koncept, ose është i pamundur të realizohet, ose është si i tillë reaksionar”. Përplasjet mes disa prej shteteve-kombe kapitaliste janë thjesht tepër të mëdha. Evropa do të përfundojë ashtu siç pati përfunduar ish Jugosllavia. Mbetet vetëm të shpresojmë që mos të përsëriten masakrat.
7. Për këtë arsye është tepër e domosdoshme që të luftohen të gjitha qeveritë reaksionare, nacionaliste në Europë. Kjo betejë do të duhej të shtrihej edhe në lëmin e ekonomisë, kështu që në vend që të mbajmë në jetë një ekonomi neoliberale me tendenca të rrëshqitjes drejt mjerimit kapitalist, të zhvillojmë një ekonomi të solidaritetit. Gjithashtu është tepër e nevojshme që të pranohet e drejta e vetëvendosjes për disa popuj si akt i vullnetit demokratik. Është e pamundur dhe e paqëndrueshme që t’ju mohohet kjo e drejtë (e drejta për vetëvendosje) baskëve, skocezëve, katalanasve, por edhe shqiptarëve. Vetëm përmes pranimit të së drejtës për vetëvendosje, por njëkohësisht edhe qëndrimit parimor dhe mbajtjes lart të flamurit të internacionalizmit, mund të ketë në Europë me një të ardhme pozitive.
8. Një të ardhme pozitive megjithatë nuk do ta kemi brenda kornizave të dekompozimit të produktit të “Bashkësisë Europiane”. Projekti kapitalist i BE-së duhet vërtetë të zëvendësohet përmes një projekti internacional. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë faktorë dominues në skenën europiane do të jenë sivëllezërit modernë të sojit të Milosheviçit dhe Tuxhmanit.

Përktheu: Sadri Ramabaja

Share This Article
9 Comments
  • Nuk e di se sa te drejte ka patur Lenini, e cili qe ne kohen e tij, per idene e Bashkimit Europian, pati shkruar: “Идея Европейского союза либо реакционным или невозможно”! (Idea e Bashkimit Europian eshte ose reaksionare, ose e pamundur!) .

  • Pse nuk jepet asnje informacion plotesues , se kush eshte ky far Dr.Nax Brym, nga cili shtet ,kombesia,cila eshte media qe ka bere publike kete artikull ?!
    Kur nje gazete, si “Dita”,lejon te tilla boshlleke ,merret me mend se cfar mund te ndodhe me te tjerat sidomos ato qe njohin per “profet” shpellarin vicidolas !

  • Multietnia ka deshtuar me kohe! Ku me ndarje paqesore si Cekosllovakia, ku me shperberje me lufte si Jugosllavia!
    BE eshte sot nje ish-Jugosllavi. Mencuria politike europiane eshte qe te ndjeke shembullin paqesor cekosllovak te ndarjes e jo tentimin te mbaje me zor nje ngrehine gerdalle qe eshte kalbur ne themel. Se pastaj do kete ndarjen sipas modelit te Jugosllavise!

    • MULTIETNIA, DESHTON PER SA KOHE VENDOSET NE BAZE TE NJE BASHKIMI AJO DHE JO VLERAT QE I BASHKOJNE NJEREZIT.

      SA PER NDARJEN PAQESORE, DYSHOJ SEPSE PARA 2 MUAJSH U THEMELUA FORCA USHTARAKE EUROPIANE, E NE DETYRAT QE JU NGARKUAN ISHIN ATO TE MBAJTJES SE BASHKIMIT TE BRENDSHEM TE BE-SE,

      ASNJE DETYRE NUK FLISTE PER GJENDJEN JASHTE BE-SE, POR SI USHTRI APO XHANDARMERI E BRENDSHME.

      GJERMANIA PO FORCON USHTRINE, E KTHEU DJE SHERBIMIN E DETYRUSHEM USHTARAK, PO BEN ZBORE PER POPULLATEN.

      KETU DO JEMI E DO SHOHIM SI DO VENE NGJARJET.

  • Europa esht nen trysnin amerikaniste kur her pas here shfaqet e deshperuar kur kemi te bejm me unitet europ?
    Nacionalizmin ekstrem e shfaqin her pas here amerika ne problemet ekonomike e straegjike te saj!
    Europa tremb ekonomin amerikane dhe nje dit do te kemi te njejtin simbol imperjalizmi europian?

  • BE-ja nuke do te shperbehet sikurse ish BRSS-ja,apo ish Jugosllavia,sado te kete investuar rusia putinjane me agjendet e saj ne krye ne disa vende europiane,BE-ja do te beje progres sepse ne te dominon gershetimi i ekonomise se tregut me ate sociale qe do te thote progres njerezor.Mos i ferkoni kot duar o pjella te jashteqitjes shqiptare e nderkombetare qe prej mbi 70 vitesh mashtruat,grabitet,terrorrizuat duke shtuar pas viktimave te eterve viktima te tjera fatkeqe te rradhes,vetem e vetem per leke te piste dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda djallit.Boll me,dita e gjykimit per ju po afron sikurse e milloshevicit,karazhicit,arkanit e putinizmit si faktore anarshie, pasigurie kudo ne bote.Dhe ky do te jete nje fund i shpejte,i turpshem dhe pa kthim.

  • Artikull shkruesi nje moster e se keqes komunisto-nazifashiste qe ferkon duar kur shikon,apo injekton propoganda bajate qe nuke i shkojne nje realiteti te BE-se.
    BE-ja nuke do te shperbehet sikurse BRSS-ja dhe ishJugosllavia,sepse BE eshte ndertuar jo mbi bazat e ekonomise se centralizuar,por mbi bazat e ekonomise sosiale te tregut,ku e drejta e prones private mbrohet dhe kontrollohet me ligje,dhe ku njeriu gezon te gjitha te drejtat deri aty ku nuke guxon te dhunoje te drejtat e njerezore te jetuarit brenda civilizimit e Progresit Njerezor.
    Propoganduesit per shperberjen e BE-se nuke jane gje tjeter vetem se disa mostra te se keqes pjelle e ligesise se ekstremizmit te c’do ngjyre,forme e besimi qe jeton me leket e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik,ne te gjitha vendet ish komuniste e nazifashiste qe ushqejne terrorrizmin ne bote.Bolle me,me hapsire medjatike per jashteqitjen e popujve,BE-ne askush te mos e mendoje se do te shperbehet,por vetem se do te beje pastrimin e saj duke goditur burokracine si dhe mostrat e pjellat e diktatures komunise e nazifashiste qe turfullojne duke nxjerre jarge e bajga nga goja kundra Progresit Njerezor Europian ne BE.
    Popujt linden vellezer,krijuan fise dhe kombe,por politikat ekstremiste te shpalosur nga djaj me fytyre njeriu mundohen ti bejne armiq.Gabohen eshte shekulli 21 ku bukes i thuhet buke dhe ujit uje.Besoni o ateiste,se dashuria eshte dhurate e Zotit,kurse urrejtja eshte e djallit.
    Doni apo nuke doni ju o komunite e nazifashiste dhe ju terrorriste krijesa te djallit, BE-ja do te shtohet e forcohet me shume sa here derdellisni ju qe akoma nuke keni marre denimin per krimet makabre q keni kryer dhe po beni si autore apo bashkepuntore ne to.
    Fundi juaj o mostra e pjella diktature do te jete nje fund i shpejte i turpshem dhe pa kthim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *