Disa vargje “Ditës” nga një emigrant

anazapta

Jam një kalë pa kapistër

S’kam adresë, s’kam regjistër

I kam larg arat me misër…

 

Jam një kalë i harlisur

Nëpër gropa qorrollisur

Rrokullisur, qesëndisur

Plot një jetë, i kopanisur

 

Jam një kalë, kalë i mirë

Gjithë ditën duke shirë

I shes muskujt fare lire…

 

Jam një kalë hergjele

Hop këtu e hop atje

Hingëllij nëpër Egje!…

 

Vargje të nënshkruara: Vasil Dede

 

Share This Article
3 Comments
  • Eh, mor miku im i mire Vasil! Sa bukur ke treguar per ate qe po kalon prej 22 vjetesh cdo shqiptar neper trojet qe u mohojne edhe identitetin, dinjitetin dhe shisni per pese grosh mundin dhe krahun tuaj duke u djegur cdo dite nga malli per vendlindjen dhe atdheun. Te pershendes me dashuri. Me ka marre malli te te takoj e te me recitosh ca nga ato lirikat e tua te bukura.

  • I nderuar Poet Vaso,
    Vjersha jote eshte rrenqethse!
    Nuk e di por kur e lexova, me beri te mendoj.
    Nga pak kuaj jemi te gjithe….
    Pamvarsisht se ku “hingellijme” ,neper Egje, neper Europe apo te shperndarene te 5 Kontinentet…..
    Kali, ose sinonimi i tij, Kau i Parmendes, dmth, P U N T O R I….mban Boten mbi supe!
    Mire do ish te qendronim prane arave tona me miser….por atje do na vriste keq Samari….
    Ne mos do ishim bashkuar me te shumtit. Sa po vdesin ne Shqiperi, nga semundjet, nga aksidentet, nga ilaçet, nga pasiguria….Veç kur degjon qe nje shok i yti, ashtu, papritur u nda nga jeta!
    Prandaj o Vaso Vellai do vazhdojme per shume kohe te “hingellijmë” neper bote….
    E ndoshta pas nje kohe nuk do na dine as Varrin….
    Ja keto me zgjoi ai vargu yt brilant, per kalin, hergjele, por qe i shet muskujt fare lire….
    Te pershendes une, nje “kal ” tjeter i hazdisur, qe pres me padurim te kthehem nje dite tek arat me miser!….

  • Përshëndetje Vasil,
    E kam pelquer gjithnjë penën tënde.
    Më kujtohet jgithmonë përalla që na tregoje në konvikt Për një stergjush të Dedeve lart në mal të Postenanit.Na ka marë malli Vasil,të gjithë morëm rugët e kurbetit,por urimin e parë t’ja lëmë
    Shëndetit, se të tjerat venë e vinë, E di Kali ndjehet mirë në një lëndinë.
    Por kur je Kalë dhe Poet,sngelesh kurë pa bereqet.

    Të përqafoj NIKO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *