Kur të drejtën dot s’e thoni,
S’ju thotë kush që të gënjeni,
Në mes tyre sa të doni,
Det me heshtje do të gjeni.
Valë e detit vjen e shkon,
Dhe kripos ato që thua.
Ai që heshtjen s’dëgjon,
S’kupton as fjalët e tua.
Ata që dje ngrinin zerat,
Nesër më të zbutur flasin,
Sot virtytet edhe vlerat,
Ndruhen se suksesin vrasin.
Kur në det të heshtjes mbytesh,
Turpshëm politikat vdesin,
Vlerë morali dhe virtytesh,
Dallgët gjallë në breg i qesin.
Kush flet hapur mëkatarëve,
Politikës që rrit ferrat,
U mbyll gojën gënjeshtarëve,
Vret mëkatin, ringjall vlerat.
Pak moral kushdo që ka,
Mos ta qelbi nën lëkurë,
Më i pastër kush u la,
Nga ai që s’u la kurrë…
Email në adresën: [email protected]
