Disa vargje për Ditën në qytetin tim

anazapta

Vargje të nënshkruara

Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë

 

O DITA sa më mundove!

një avaz kam unë çdo ditë,

i mbyll laçkat në kasolle

e me vrap të blej një DITË.

 

Po në çdo dyqan ku shkova,

nga të gjithë një fjal’ dëgjoj:

“Ik o xhaj’, hajde më herët,

se DITA për sot mbaroi!”

 

Kur s’të gjej ndihem i humbur,

i mërzitur, i hutuar,

ku t’i gjeja të vërtetat

që çdo ditë na ke dhuruar?

 

Por problemin sot e zgjidha

një shitës e zura mik,

unë do t’i çoj djathë të njomë,

ai do më mbajë një DITË.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *