Gërmova në letra me ditë e netë,
Ti gjej rrënjën fjalës “Sinqeritet”.
Në shqipen e pastër, në gjuhët e gjalla,
Aty ku merr jetë e ka rrënjën fjala.
Nëse shenjë, a dhimbje në dorë të mbeti,
Është vula e fjalës “Sinqeriteti”
Me rrënjë të shkulur diku në e ngjite,
E kthen në një fjalë rëndomtë parazite.
Pa rrënjë, të shkulur, kështu si jetojmë,
Vështirë se gjen njerëz që duart shtrëngojnë.
Dhe krerë, diplomatë, kur duart takojnë,
Me gishtin e mesit më fortë mëshojnë…
Email nga adresa: [email protected]