Vargje të nënshkruara
Kapo Labi
Ditë, falënderoje Mirën
Se të prezantoi një mike
Se të do e të lexon
Një mjeshtre matematike.
S’kursehet të japë dije
Te brezat që shkojnë e vinë
Di dhe të godas pa frikë
Kush ka vjedhë Shqipërinë.
Të përçmosh e të urresh
Gjithë shpurën e Saliut
Që e bënë vendin përshesh
Është detyrë e çdo njeriu.
Florë je trimja mbi trime
Se baltose një kusar
Jo se je nga Vlora ime
Po se je margaritar.
Florë moj mikesh’ e Ditës
Si pjesëtare e sovranit
Ç’ke për gratë e opozitës
Që i bëjnë fresk sulltanit?!
Nder e respekt për gjithë Florat kurajoze shqiptare! Nga Kapo Labi, Vlorë.

Kjo është vjersha më e mirë që kini bërë o Kapo Labi? O po jini trima ju të Vlorës? Nderime!
I lumt nuk paska harruar dashurin e vjeter.Nuk thot kot ma mire nje mik se nje ciflik.Ja siguroj nje vend pune ne Tirane.Prap eshte ne gjendje te pakten kujtojn te kaluaren.
Pergezime Kapo Labi !
Vargje te dala nga shpirti dhe me nje fryme teper te ngrohte njerzore dhe popullore!
Me pelqeu shume sidomos:
FLORE JE TRIMJA MBI TRIME,
SE BALTOSE NJE KUSAR,
JO SE JE NGA VLORA IME,
POR SE JE MARGARITAR !
Ky Kapo Labi m’a mbushi mendjen se duhet të bëhem edhe unë vlonjat e të mar çertifikatën e labit? Si mund t’a mar?
Pellumb,
Nuk eshte aq e thjeshte te behesh vlonjat, por po te banosh ne Vlore dhe po te duane lebrit te te japin diçka nga karakteri tyre, po.
Shkodra dhe Vlora jane dy qytete mesdhetare tipike dhe shume te vecanta. Nga kultura sepse dallojne me ke get e tyre karakteristike, me gjallerine dhe humorin, te cilat ua ka dhene natyra me bollek, por edhe sepse pozicioni natyror i ben qytete te mrekullueshme, ku rralle ne bote gjen te kombinuara aq bukur bujarine e natyres.
Shkodra , nje qytet qe aq prane ka liqenin, dy lumenj te mrekullueshem, qe aq prane ka detin , por dhe ballkonin gjigant te Rozafet ku te sheh syri hapsira pa fund….
Vlora, kjo perle bukurie, natyra e ka futur ne nje gji ku kembet ja lag deti, , si kala i rri prane Karaburuni dhe Sazani, ndersa shpatullat i ka mbeshtetur ne kodrat me ullinj, me nje ballkon madheshtor si Kuzbabane, me Kaninen, Radhimen, Tragjasin, Dukatin dhe Narten e deri tutje ne Zverrnec e ne hapsirat pjellore te Myzeqes se Vogel, vendi ku takohet bregdeti i mrekullushem me reren me te mire te Europes dhe Riviera mahnitese, me Ujin e Ftohte ….
Eh, or mik Shqiperia eshte nje mrekulli e Natyres, nga vendet me te bukura te Planetit, per burime potenciale, por ne te zotet e saj, jo gjithnje ja dime vlerat….
Pa u zgjatur keshtu mund te flisja dbe per viset e tjera shqiptare, sidomos Malesine e Dragobise, Thethit e Vermoshit e duke qendruar tek Plava e Gucia, , te cilat per nga bukuria natyrore nuk i gjen gjikund ne Europe!…
Tung, Pellumbi Paqes!…

I nderuar N. Vjosa? E lexova me kënaqësi essenë tuaj për madheshtinë dhe mrekullinë natyrore gjithëshqiptare por përsëri ngul këmbë te kërkesa ime që m’a ka shtirë fort në kokë ky zotnia Kapo Labi? I ka ngjitëse dhe robëruese shpirtërore vjershat..!? Z. N. Vjosa? Këmbënguljes time po i shtoj edhe dy dëshmi,e para kam shumë shokë vlonjatë dhe e dyta, kam lindur në Vlorë? Hë si thoni,-do té pranohet kërkesa ime apo jo? Mos më detyroni të sjell dëshmi të tjera? Nderime dhe sinqeritet!