Disa vargje për ikjen e Arbenit

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Shfletova të gjithë gazetën,

kërkoja vargjet e tua,

po më thanë se poeti,

nga DITA na u largua.

 

Ai është vendimi yt,

ne të gjithë e respektojmë,

po mbrapa nuk të vim’ dot,

se me DITËN do qëndrojmë.

 

Me atë jemi çdo ditë,

të vërtetat i mësojmë,

na është bërë si jetë e dytë,

mjerë ata që s’e lexojnë!

 

Unë shkruaj nga Çik’e lartë,

ti thumbo nga Mal’i Gjerë

Nga ti jam një shekull larg,

po një qëllim kemi të tërë:

 

Të godasim gjithë kusarët,

që na mbollën varfërinë,

hajdutët e gjakatarët,

me në krye xha Salinë!

 

Urime gjthë stafit!

Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Share This Article
5 Comments
  • Kudo qe Beni te ike
    vjershetori yne me nam
    do godase ai Salite
    dhe ata qe atij i ngjajne

    kisha llafin per zagaret
    qen bir qensh qelepirxhijte
    vine ne pushtet te vjedhin, rjepin
    se gje tjeter nuku dine

    he ju befte koqja ne gryke
    me Sali me kodoshe
    vini more te gjithe ne pyke
    vrima e miut 300 grosh.

    Mos harroni Zhelefine
    si me kene shtriga bishtukut
    fort i hypte ai lezet
    ne bujtinen e Pashukut..

    Kol Shkodrani
    Arra e Madhe

  • Beni na qenka larguar
    Ndonje lek e ka qerruar
    Se de dita kur shkroj
    Veten e tij nderoj

    Beni eshte vjershetor
    Bukur i ecen vargu
    Ndaj tek dita kur lexonim
    Te gjuthe bashke e admironim

    O Arben o mik i mire
    Qe paran se ke pasur deshire
    Per kete ne shume te donim
    Ndaj me Diten te krahasonim

    O Arben kjo qofte e harruar
    Te urojme te jesh gezuar
    Ti nuk je ai i pari
    Dhe shpejt do te lidh litari

    Se tek dita more mik
    Shkruaje cdeshe pa frik
    Qe tani e me tutje
    Mos ketu e mos atje

    Me vjen prap keq miku im
    Me ka zene nje trishtim
    Linde i lire ne male
    Shkove u roberove ne stalle

  • kujdes me poetet,dy care kishte rusia,,car Nikolla i dyte dhe princ Ljev Nikollajevic Tolstoi.Te parin nuk e njeh kush,por te dytin e njeh gjithe rruzullimi.Princ Duka i pare eshte ai qe me vargje permbysi te keqen,i dha zemer ketij populli te mos bjere ne fatalitet,te largoje te keqen.Dita te jete krenare qe bashkepunoi me te. Fevzinjte,Fariballinjte,Docat e lepiresit shkojne e vijne,por Duke nuk lindin perdite.

  • Rreth replikes se Arben Dukes me gazeten ” DITA”,pak dhe per ata, qe e njohin pak ate..

    PSE S ‘ PAT’ EMER KJO REPLIKE?!…

    ” Tani,qe erdhi Liria!…”
    Do kete trima dhe me kordhe!
    Mirpo, dufeku pas dasme,
    e ka krismen sa nje p…

    Andaj,Beni pyet shtruar :
    – Pse s’ka emer kjo replike?!
    Gati,lufta ka mbaruar…
    Nga se trembesh ti, o mik!! …

    Sot ka shume qe fshikullojne!
    Kufomen mbuluar dregza…
    Por une theme,ata guxojne,
    Nga qe ngordhi gazi dedja…

    Dje, te mburrje fatos Nanon,
    (Biles e kam mburrur une),
    Ata,te mesonin “Tangon…”
    Dy ore,nuk ta ndanin drune!

    Pa le sikur te guxoje,
    edhe t’u shaje Saline (!)
    Ne darke,ti do numuroje…
    mangut cope, tri fije brinje.

    ben vaki,te ikte kuka!
    (Ca e dim,ca s’e dine)
    Ne ket ‘ kohe,nis luften Duka,
    Dhemb per dhembe me xha Saline…

    Sote,do dalin mendje holle,
    “…Do bejme lufte de more de…”
    Tash qe sala u be sholle,
    i rrahur nga te tjere ,dje…

    Tash i bini ku te mundeni,
    ku te ha e ku te dhemb…
    Dhembet e gojes ja shkulni…
    s’ka gje pse, s’ka asnje dhemb!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *