Disa vargje për Vaçe Zelën tonë

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

U rritëm me këngën tënde

O e madhja e madhështive

Nuk gjej fjal’ të të pagëzoj

Mrekulli e mrekullive.

 

Kënga jote ish’ jehonë

Ish ninullë e Shqipërisë

Qe një fat për kombin tonë

Qenia jote në mjedis.

 

Do ecin me këngën tënde

Qindra breza të rinisë

Do kërcejnë e do këndojnë

Valsin tënd të lumturisë.

 

Vaçe je e pa harruar

Për veprën që na dhurove

Sot ky popull të nderon

Këtë nder e meritove

 

I pa harruar kujtimi saj. Nga Kapo Labi, Vlorë. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *