Disa zona të Tiranës do të kenë kufizime të ujit të pijshëm për shkak të një defekti që ka ndodhur në njërën nga linjat kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm.
Zonat që preken nga ky defekt janë: Qesarakë 1, Rruga e Luleve, Kodra e Priftit si dhe një pjesë e Shkozës në rrugën “Ali Shefqeti”.
“Punëtorët dhe inxhinierët e UKT-së aktualisht janë në terren dhe po punojnë që ta riparojnë sa më shpejt defektin e shkaktuar, në mënyrë që në këto ditë të nxehta banorët të mos vuajnë mungesën e ujit në shtëpitë e tyre.
Puna për riparimin do të vazhdojë pa ndërprerje derisa defekti të riparohet dhe të sigurohet furnizimi normal me ujë”, njofton UKT-ja.
