Disfata me Kastriotin, Ernest Gjoka largohet nga Kamza

DITA Online

Kamza prek sërish fundin, këtë herë humbet ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, sfidën direkte kundër Kastriotit. Kjo duhet të ishte ndeshje ku Kamza të bënte kthesën e madhe, por në shtëpinë e tyre u tronditën në fund nga një super gol i Ymeraj.

Kastrioti vijon momentin e “magjishëm” nën drejtimin e Devollit, 9 pikë në 4 ndeshjet e fundit ndezin edhe një herë shpresën e ekipit krutan për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar.

Ernest Gjoka humbet një tjetër sfidë. Kjo ishte e fundit për të në stolin e Kamzës. Lajmin e ka konfirmuar pak çaste më parë klubi, i cili njoftoi në rrjetet sociale se trajneri Gjoka  është dorëhequr nga drejtimi i skuadrës.

Pas ndeshjes trajneri Ernest Gjoka është dorëhequr nga skuadra. I urojme suksese trajnerit ne karrierën e tij. Bashkëpunimi ynë është mbyllur këtu”, thuhet në njoftim

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *