Sali Berisha vazhdon t’i shajë e fyejë kundërshtarët politikë në Kuvendin e Shqipërisë, pa u mërzitur se çfarë mesazhesh përçon në publik me diskursin e tij që shumë më shumë se një politikani, i shkon ndonjë rrugaçi ordiner. Të enjten, nga foltorja parlamentare ai nuk hezitoi ta quajë kurvë e prostitutë gruan e ministrit Erion Veliaj. Asgjë e re nga Berisha, i cili pas humbjes spektakolare në zgjedhjet e vitit të kaluar më shumë në Kuvend po e luan rolin e një aktori komik që i argëton kolegët në momente monotonie, sesa që është i dobishëm si deputet.
Dhe, prej gojës vazhdon të nxjerr sharje e fyerje – nga dëshpërimi se më nuk mund t’i shijojë të mirat që ia solli pushteti për tetë vjet atij e familjarëve të tij. Më nuk i ka privilegjet që ia solli pushteti dhe as fuqinë të bëjë çfarë të dojë. Prej gojës vazhdon të nxjerr vrer – nga frika se do t’i duhet të jep përgjegjësi për të gjitha bëmat e tij.
Të enjten, ai po ia qante hallin Lazaratit dhe ndërhyrjes policore atje. Po përpiqej të kundërshtonte shtetin ligjor që zgjodhi të thyejë kalanë e drogës, që ishte turpi i shqiptarëve dhe Shqipërisë. Për tetë vjet me radhë ai jo që nuk ndërhyri në Lazarat, por u dorëzua para një realiteti të frikshëm që e mbante peng një shtet.
Të enjten, ai gjithë situatën po e përjetonte rëndë, teksa mediat po shkruanin se në telefonat e të arrestuarve në Lazarat ishin gjetur mesazhe të tij dhe se për vite me radhë ai i kishte garantuar mbrojtje shtetërore kartelit të drogës atje.
Të enjten, ai po shfaqte edhe njëherë gjithë egërsinë dhe matufllëkun e tij, në përpjekje për të fëlliqur të gjithë ata që iu kanë kthyer në ankth sa herë i sheh e i dëgjon. Sepse, kur nuk ke argumente, kapesh për të tjera gjëra. Në raste të tilla, Berisha e argumentet zor se kanë gjë të përbashkët.
* * *
Me fjalor të ngjashëm me atë të Sali Berishës, dy ditë para zgjedhjeve më sulmoi një veteran i UÇK’së dhe eksponent i PDK’së, që (ende) drejton Zyrën për Çështje të Veteranëve të Luftës të UÇK’së në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Ai në Facebook po e shfrynte mllefin duke më quajtur zagar, legen e idiot. Në këtë mënyrë, ai po reagonte ndaj shkrimit tim “Dita e Çlirimit”, në të cilin jepja argumentet e mia pse nuk duhej votuar ata që keqpërdorën luftën për interesa personale, ata që uzurpuan prona të huaja, ata që keqqeverisën për vite më radhë.
Ai po më akuzonte se isha pjesë e një fushate kundër luftës dhe udhëheqësve të saj, se po e sulmoja “luftën e sakrificën” dhe se nuk po zgjedhja mënyrë për të linçuar “luftën dhe njerëzit e luftës”. Ai po thoshte se mua dhe disa “zagarëve të fëlliqur” na pengonin komandantët“, sepse e dashkemi “UDBen” tonë.
Ai po bënte me gisht kah unë dhe po më fyente vetëm pse pse kisha guximin të shprehesha kundër atyre që, në emër të lirisë, i kanë sjellë të këqija këtij vendi. Dhe, më shumë se për arsye parimore, këtë po e bënte nga droja se mos humb të mirat dhe privilegjet që ia ofronte posti që mbante. Ai nuk po kursente fjalë e shprehje për të më sulmuar vetëm për shkakun se, thjesht, shprehja mendimin se Hashim Thaçi me të tijët më nuk duhej të qeveriste.
Ai po më shante pse thoja se më 8 qershor qytetarët duhet të votojnë për çlirimin e shtetit nga kapja mafioze-politike, nga ata që e kanë shndërruar shtetin në pronë private.
* * *
Qoftë nga foltorja e parlamentit, qoftë nga ndonjë kolltuk qeverie, njerëz që mendojnë me kokën e tyre do të vazhdojnë të shahen, të fyhen e të linçohen. Me diskurs jotolerant e mosdurues, do të ketë të atillë që provojnë t’i heshtin të gjithë ata që mendojnë ndryshe, ata që nuk pranojnë të bëhen pjesë e sistemit.
Ata do të vazhdojnë t’i identifikojnë të tjerët si qen, kurva, zagarë, prostituta e idiotë, ndërkohë që mbajnë poste me përgjegjësi publike dhe paguhen nga paratë tona. Dhe, këtë e bëjnë me vetëdije të plotë dhe me qëllim që t’i ruajnë privilegjet që ua ofron karriga. Natyrisht, duke u shitur edhe si nacionalistë e të brengosur për shoqërinë e shtetin. Krejt tjetër është kauza e tyre. Krejt arsye tjera kanë për shqetësimet e tyre, për brengat e tyre.
*Express

EMRUESI I PERBASHKET I ZAGAREVE = TE GJITHE LEHIN
http://goo.gl/bMrxio
Qoftë nga foltorja e parlamentit, qoftë nga ndonjë kolltuk qeverie, njerëz që mendojnë me kokën e tyre do të vazhdojnë të shahen, të fyhen e të linçohen. Me diskurs jotolerant e mosdurues, do të ketë të atillë që provojnë t’i heshtin të gjithë ata që mendojnë ndryshe, ata që nuk pranojnë të bëhen pjesë e sistemit. http://goo.gl/bMrxio
TRADITA E MALSORIT DHE KOPUKI BERISHA.
Vazhdon lufta pa kompromis kunder shkatrrimit te droges ne lazarat dhe kunder grupeve kriminale atje te cilat duke par prishjen e interesave te tyre kane rrokurb armet dhe kerkojne ti bejne karrshellek edhe shtetit. Natyrishte edhe i bejn se ishte nje shtet i rene permbys nga vota njemilonjshe e popullit qe e detyroi te largohet nga skan politik pore fijet e tije vazhdojne te rezistojne akoma edhe sote,!
Duka pare rezistencen e pathyeshme te policise se shteti te Ministrise se Rendit dhe ne pergjithsi te Qeveris Shqiptare Berish tashme e ka humbur turuan .Ai eshte ber agresiv dhe ne kete agresivitat ai ke kaluar ne ekstaza qmendurie ku nuk kuresen asgje ase familjet e te tjerve duke share dhe duke ofenduar ne syte e gjith botes,
Natyrishte Berishes I luan tepeleku i kokes kure mendon te ardhurat qe kan rrjedhur ne xhepin e tije nga kjo bime e vdekjes ketu ne Lazarat. Ndej edhe lazaratesit kan akom suporet politik nga Berish dhe Partia e tije pavarsishte se shpresat jane te humbura tersishte.
Ne keto kushte gjithkujte i ben pershtypje si ka mundesi nje ish kryeministe qe vjen nga nje treve me tradita te medha te ketandiset ne ket menyre, ndaj dhe une e kam perkufizuar qe Berish nuk ka asgje te perbashket me traditat e malsorve pore berish u doli kopuk ne gjirin e ketyre malsorve trima.!
Keshtu neve po bejm dallimet ne mes Malsorve dhe traditave te tyre dhe Kopukut Berisha.
PO CILAT JANE DISA NGA TRADITAT ME TE MIRA TE MALSORVE.?
Ato jane konkretishte:
1.Besa e Mlasorit
2.Atdhedashuria
3. Patriotizmi
4. Mikpritja
5. Fjala e dhen dhe mbajtja e saje.
6. Rrespekti ndaj njeri-tjetrit
7. Mosecenimi i femres dhe mos ofedimit ndaj saje. Etj
Tradida keto qe jo vetem malsori pore edhe shqiptaret ne pergjithsi jane mburrur me keto tradita te shkelqyera. Nje nder tradita me me medhe eshte edhe mose sharja me familje.Bile qarkullojn plote shprehej. Burra kishin qene .,??U vran por nuk u shane,??. Nuk po i analizojme nje per nje se ato dihen. Me besen e Malsorit shqiperia krenohej, ndersa ,beses se e shqiptarit ja kishin zili te gjith evropianet dhe Ballkanansit. Pra autoriteti i shqiptari ishte rritur shume edhe si rezultat i ketyre veteve te shkelqyera te poullit tone ne shekuj. Por pas vitit 1990 duhet te vinte nje kopuk ne krye te PD dhe, edhe ne krye te shtetit qe si gjithçka ta sulmonte, ashtu sice sulmoj dhe rrenoj gjithçka qe kishte shqiperia me ekonomi, me arsim, me shendetsi, me puntori dhe gjith çka qe ekzistone ne vendin tone medje pse jo edhe keto tradita te mira te malsorve tane te ruajtura ne shekuj dhe ne vende te tyre kultivio drogen trafikimin, prostitucionin, vellavrasjen eteja.. Vetem nje kopuk si ky munde te shaje me liber shtepie. Vetem nje kopuk si ky munde te ofendoje ne famlije sice bere ne seancen parlamentare,sote , vetem nje kopuke si Berisha mundet te , vetem nje kopuk si Berisha munde te tradhetoj kombin e vet sic e tradhetoj qe me dhenjen Nafte Serbise e deri faljen e detit, vetem nje kopuk si Berisha minde ta heqe shqiperin nga hartat industriale nga bartat bujqesore nga hatat zoveterinare nga harta gjeologjike , nga hartat zologjike , nga hartat ushtarake e plote e plote rreziqe te tjera, vetem nje kopuk si Berisha munde te djeg 26 veta njehersh dhe te plagos 355 te tjere si ky dhe fajtori te qendroj kryeminister dhe tjeri te behet minister, Vetem nje kopuk si Berish munde te vras kater veta ne mes bulevardit me duar ne xhap.vetem nje kopuk si Berisha do te hiqte e te flakte patriotizmin e flakte shqiptar duke filluar qe me Sekenderbeun, Ismail Qemalin Luften Nacional-çlirimtare , herojt e vigut , lapidaret e luftes nacional-çlirimtare, Vetem nje kopuk si Berisha munde te permbyte pese her brenda nje viti Shkodren dhe perseri te jet kryeminister. Vetem nje kopuk si Berisha munde te shperfille moralin e femres shqiptare sice beri Berisha me Berluskonin, karakteristik kjo qe bjen ndesh jo vetem me traditat e shkelqyera te malsorve tan trima pore edhe te gjith shqiptarve. Vetem nje kopuk si Berisha munde te armiqesoje Tropojanet ku kemi mbi 150 djem te rije te vrare si rezultat i sherreve qe futi teke banoret e ketyre trevave.Vetem nje kopuk si Berisha munde te fute vllavrasjen ne ter shqiperin. Vetem nje kopuk si Berisha munde te flase e te flase duke ofenduar si mos me kerqe. Vetm nje kopuk si Berisha munde te inskenoj kunder U Ç K ,??se dhe tani kthehet dhe i akuzon te tjeret duke i krahasuar me Dik Merty, ne nje kohe qe Berisha vete eshte inskenuesi i ketyre dramave kunder poullit patriot te Kosoves. Pre Kopuku Berisha dje furnizoj me Nefte Serbin ndersa sote inskenon lloj ,??lloje marrezirash kunder vitalitetit te U Ç K-se dhe kunder Partise socliste te shqiperise. Pra Kopuku Berisha duke pare qe shteti shqiptar po ringrihet pas 23 vjetesh ai tashme nuk dine se c’fare te bej, madje nuk din ase c’far te thoj, pore ka marre librin e ofendimeve dhe te sharjeve dhe si nje i droguar vazhdon te shaj aqe me teper kure shef qe drog ne Lazara po i del tymi bashke me idet e kopukut Berisha.
Kjo eshte arsyeja qe Berisha vazhdon te sulmoj pore tashme pa asnje sukses.!
1 Fjala Kopuk do te thot Horr.
Nuk do beje keq o Aliu nga Selenica, qe para se te merje mundimin e te besh komente, te hapesh abetaren e te mesosh gjuhen shqipe.
Sa per “kopukun” per te cilin je zgjatur kaq shume me nje gjuhe prej analfabeti, nuk e ke kuptuar se pikerisht kopuket si Rama i demaskon Berisha, per ndyresite e banalitetet me te cilat komunikon me qytetaret deri ne parlament.
Pikerisht sepse ka ato cilesi prej malesori qe i ke permendur edhe ti, ja ka perplasur ne sy horave si Rama e lakejve te tij ndyresillekun e gjuhes rugacerore qe perdorin.
Shpifjet e ndyra per “Nefte serbeve” e budallalleqeve te tjera, ju ka dale boja qekur Berisha kerkoi pamvaresine e Kosoves, shtepite e fshatit te tij e shtepia e tij u bene baza te luftetareve kosovare gjate luftes ne Kosove, e vecanerisht kur ai edhe megjithe kundershtimin e socialisteve, e realizoi vepren me te madhe te bashkimit fizik midis Kosoves e Shqiperise, Rugen e kombit qe do te ngelet nje monument i perjetshem, edhe kur shume emra, jo me si “Aliu nga Selenic”, por edhe lidere komuniste e socialiste produkt i komunizmit jugosllav do te fshihen nga kujtesa historike e shqiptareve.
x aliun nga selenica; ekuptoj veshtiresine per te gjetur fjale per ta perligjur figuren e Saliut por emertimi kopuk ose horr nuk ploteson as nje te mijeten e figures se kesaj krijese ç’njerzore
Sali RAMOVIC VUCIDOLLI – MOSTER _LLAFAZAN POLITIKAN -PARANOJAK KOLERIK – ASHT BAMUR SI BURRE NANE PER SHQIPTARET – KODOSH I GRAVE TE BOTES – FUNDI TRAGJIKO KOMIKE – V E T E – A S G J E S I M . Jete te gjate tellallit LULUSH perpara per fitore .
Imer Mushk – olaj:Berisha as gjysen si meritoni nuk jua ka thene.Dihet se si u muaren zgjedhjet e qershorit te kaluar.Mbas 8 vite qeverisje duhej ndrruar edhe sikur te kishin punuar edhe na mire.Shko e bene homazhe te ata qe futen vendin ne luft civile.