I dashur Adrian!
Të përshëndes dhe të uroj mbarësi dhe mirësi në jetën tuaj. Si një lexues i vemëndshëm i ” DITA”-s dhe në respekt të integritetit të saj, që ju me përgjegjësi drejtoni dhe menaxhoni do t’u lutesha të më botonit opinionin tim mbi Median si shqetësim në zhvillimin përditësor të saj.
Sot, fatkeqësisht ka shumë pak MEDIA me intregritet, që shprehin , informojnë dhe difuzojnë të vërtetën si dobi e madhe publike.
Ndërkohë gjuha e përdorur në median e shkruar dhe elektronike, nga spektri politik dhe ai mediatik është bërë më shumë se kurrë sasiore, skematike dhe e painteres. Në më të shumtët e rasteve, ajo privon kuptimin e asaj që ndodh, d.m.th një tiradë fjalësh, të cilave i mungon brendia sociale, kulturore dhe politike.
Pra, nga përmbajtja ajo është ekstremisht e varfër. Kështu, nuk mund të shkëputesh lehtë nga orteku i mesazheve politike dhe mediatike, në të cilët fjalët dhe figurinat përzihen dhe kontribuojnë fort në rëndimin e gjuhës së komunikimit politik. Kjo ndodh sepse shumë prej fjalëve që janë pa mendim e kanë të pamundur të shoqërojnë shëmbëlltyrat e politikanëve,por edhe të gazetarëve në ekranet televizive dhe faqet e gazetave shqiptare. Debati televiziv predominohet nga polituc partish dhe vartës të tyre, gazetaruc mediash, që flasin në emër të të shumtëve, ku mendimi politik sipërfaqësor mbizotëron mbi mendimin e thelluar, ku mungesa e argumenteve shkaktojnë sentimente konfliktuale. Dëshira për të dalë në media është emocionalisht kënaqësia më e madhe e njerëzve të politikës, për të qenë të vlerësuar nga publiku.
Kjo bëhet e krahasueshme me gjendje të tilla si: -Xhelozia funksionon më mirë se mirëkuptimi, konkurenca e antivlerave më mirë se bashkëpunimi, ambicia më mirë se natyra shpirtërore, zhurma mbizotëron mbi qetësinë, e veçanta mbi të përgjithshmen, deri edhe tek të vlerësuarit sasior të ngjarjeve. Politika e ka më të thjeshtë për t`u shprehur si zhargon formalisht në komunikimin politik, se sa të kujdeset për cilësinë e këtij të fundit. Kjo gjendje është e rënduar nga fakti që informacioni ose komunikimi politik përcillet me ulërima dhe gjestikulacione të shëmtuara të sharlatanëve politikë dhe vasalëve-shërbëtorë mediatikë. Në funksion të komunikimit politik, problemet na prezantohen për arsye spekulative dhe perceptim personal në interes të partisë apo subjktit që përfaqësojnë.
Komunikimi politik dhe perceptimi i tij në përballjen mediatike bëjnë preh qytetarin, mbasi ato përdoren si instrumente të manipulimit të mendimit dhe gjykimit të këtij të fundit. Shoqëria jonë është larg nga ajo që duhet të jetë. Nuk arrihet ajo që mediatohet nga mjetet e informacionit dhe të komunikimit. Në dukje ajo të jep një ëndërr, prej së cilës nuk do të mund të rizgjoheshim kurrë. Kështu jetojmë në një burg ku nuk mund të shohim e prekim dhe të ndiejmë asgjë, sepse është një burg që kontrollon mendjet tona. Në një kontekst social ky lloj komunikimi politik nuk mund të jetë pozitiv, veçse ai serviret si një trillim dhe pretendim gjoja të dobishëm. Pra jetojmë, veprojmë dhe flasim në një varrezë mediatike, pa kuptuar që po humbasim prirjen dhe orientimin tonë, drejt shprehjes së qëndrimeve dhe zgjedhjeve tona në dobi të ndryshimit si zhvillim.Kjo po ndodh në komunikimin politik, në mënyrën më të thellë dhe rrënuese të tij.
Një gjuhë politike, por edhe mediatiko-profesionale, plotësisht e papërshtatshme. Prej saj marrim vetëm shënjat gjuhësore të zhargonit politik, pra fjalët në vend të gjërave. Zhargoni politik në media, në një kuptim na “çliron” nga gjërat e rëndësishme që lidhen dhe kushtëzojnë krejt veprimtarinë tonë. Shënjat dhe fjalët vijnë dhe percipitohen si simbole të asaj që ndodh në të vërtetë, ndërsa kjo e fundit mbetet në hije dhe nëpërmjet fjalës politike mediatike, ajo thjeshtohet, skematizohet, deformohet, deri sa në fund fshihet. Çfarë ndodh kur përdoret një zhargon politik skematik dhe i varfër ? Ky zhargon na largon, nga thelbi i kuptimit të gjërave si dhe nga nevoja jonë për t`i kuptuar lehtësisht ato. Gjërat janë përpara nesh, por ne nuk dime se çfarë janë, pasi politika nëpërmjet medias, na i manipulon me simbole verbale. Dhe, ne me të drejt themi se është një produkt i politikës, pasi vetë politika bëhet një ushtrim verbal që nuk ndikon në mënyrë të përshtatshme mbi ndryshimin, kur ndryshimi ndjek rrugë të tjera. Është e qartë, se kur komunikimi politik është i varfër (ai ndodh në ambientin e veçantë të spektrit politik ku politika i flet vetvetes dhe jo qytetarit), mundësia e të drejtuarit demokratikisht të një shoqërie largohet.
Shkaku i dominimit politik, është tërësisht i konstatueshëm. Ai që e bën drejtimin teknik mediatik, drejtim politik të së përditshmes, është zhargoni politik i anëtarëve të asaj, që do të mund ta quanim klan politiko-mediatik. Ky klan tashmë i krijuar ka bërë që vetë politika qeverisëse e pushtetit, dhe kur ajo është cilësore dhe zhvilluese e vendit të deformohet dhe të ndotet, për të mos u krijuar si BESIM në vetëdijen politike të qytetarit. Aty në atë KLAN shfaqen politikanë dogmatikë, gënjeshtarë dhe mashtrues, por edhe analistë dhe gazetarë pa integritet, madje sharlatanë, dhe nga ana tjetër pjesëmarrja e qytetarëve në politikë bie, nga që marrëdhënia me median është bërë një torturë publike.
Politika sa majtas-djathtas, që të bëhet e interesuar, e ka të nevojshme që të përdorë tema dhe terma të reja komunikimi më afër kulturës politike bashkëkohore, më pak të rëndomta dhe më të qarta. Kështu do të mund të artikulonim atë gjuhë politike-mediatike, që do të shprehte qartë qëndrimet e kundërta politike të shoqërisë sonë. Në funksion të mediatimit të politikës, pra të komunikimit politiko-mediatik, do të ishte e thjeshtë ta përcaktonim atë, si politikë e ashpër apo e butë, si politikë e re apo e vjetër. Prandaj duhet të çlirohemi nga mistifikimi i termave e majtë dhe e djathtë, që përdoren në mënyrë hipokrite, shpesh false dhe groteske për të treguar kundërtinë e tyre. Ne do të vazhdojmë të endemi në politikë dhe në komunikimin e saj, duke errësuar përherë nëpërmjet politikës, atë që i shërben drejtpërdrejt ecurisë demokratike, që është masmedia.
Por nëse zëri i medias do të përfaqësohej në debatin politik nga gazetarë dhe analistë të tipit Lubonja, Feka, Zogaj, Bushati, Zhej, Çani, Rakipi, Buzhala e tjerë, media do të jetë përherë një varrezë e ideve dhe e shtrëmbërimet të së vërtetës, një “KAZAN” i mbetjeve toksike politike dhe mediatike, kur vetë MEDIA është i vetmi akses informacioni për qytetarin. Me këta mëtonjës dhe vasalë të FAKE NEWS, media është bërë politikë e vesit dhe e parasë. Dhe me plotë gojën quhet Mediapolitikë e PARASË,ose pazari i tregut mediatik.
“Nëse një gazetar deformon përfytyrimin tonë, me “të vërtetën” e tij, ai kërcënon jetën tonë me gënjeshtrën e tij”-thoshte Karl Kraus, shkrimtari dhe gazetari i shquar austriak,emblema e historisë së gazetarisë europiane.
Po ku pyet kjo falangë politucësh dhe gazetarucësh ?
Është fatkeqësi, por s`ka problem pa zgjidhje. Vetë jeta është zgjidhje problemesh.
Komunikimi politik, i përdorur nga ata të ashtuquajturit pragmatistë dhe klientelistë të politikës ka ndërtuar instrumentet për të ushtruar pushtetin në një formë të re, duke disartikuluar dallimet midis së djathtës demokrate dhe së majtës socialiste demokratike, në sfondin politik shqiptar, dhe duke abuzuar tmerrësisht me gjeneratën e re. Politika e tyre, duke u bërë pragmatike dhe demagogjike, aq sa edhe e dhunëshme, nuk ka bërë gjë tjetër veçëse ka sjell dobësimin, sfumimin dhe mos mbështetjen e saj.
Përfundi dihet se ekziston diktatura e fjalës në komunikimin politik që imponon bashkëjetesën ndërmjet individëve të ngjashëm ose dhe të kundërt në kulturën dhe bindjet e tyre politike. Ndërkohë, kur qytetarët mendojnë se kanë fituar të drejtën e informacionit dhe të shprehjes, ata i humbasin përditë ato dhe janë kthyer në konsumatorë të një tregu pa rregulla dhe aspak të lirë. Është infokracia (trysnia dhe imponimi i informacionit) e pushtetit arbitrar politik dhe mediatik, që dikton monopolizimin e tregut të informacionit dhe mpirjen e nënshtrimin e vetëdijes politike dhe kulturore të qytetarit. Formësimi i vetëdijes politike kushtëzon drejtpërdrejt marrjen apo rrëmbimin e vullnetit politik të zgjedhësit nga subjektet politike, ku më të privilegjuarët janë ata në pushtet.
Dhe…. “çudia shqiptare “ vazhdon. Kush e pushtoi “TOP MEDIA “– n?! Por, nga që një MEDIA me integritet, (INTEGRITETI është esenca e gjithçkaje të suksesshme ) është si një komb që fletë për vetveten, prandaj të ndihmojmë të gjithë sëbashku, që imponimi i informacionit të zëvëndësohet nga liria e informacionit, pra nga dëshira për informacion, që respekton dhe lumturon jetën e individit dhe të një shoqërie të tërë demokratike shqiptare.
Myzaljen Hoxha, Politolog
(Shkruar posaçërisht për gazetën “ DITA” si respekt për integritetin e saj )
*****
Shën.Red: Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja
Nji shkrim i vlefshem per situatat qe kalon sot shoqeria shqiptare e bombarduar nga maskarada Mediatiko-Politike ,
qe perben nji shqetesim /Problem Akut per shoqerine Shqiptare .
Dhe nji nder ato ,qe e mundesojne kte art korruptive e abuziv te medias-politike me publikun ,eshte
e meta shqiptare ,e Mosreagimit e te ambjentuarit me gjithcka edhe me mizerjen qe afron kjo politike bastardesh qe ne bashkpunim me Oligarkine (te pasurit + medien ) kane korruptuar gjithcka ne ate vend dhe qe shqiptri arrin ta kuptoje e ndjeje kte Mizerje te gjithaneshme vetem kur ajo i troket ne Porten e shtepise tij !
Ktu qendron dhe absurditeti qe mbulon shoqerine ne ate vend .
Ne ate vend eshte shume e nevojeshme
R*A*G*I*M*I Q*Y*T*E*T*A*R
per te ndryshuar jeten ,per tu ndare nga ky Trend poshterues i nji bande te tere politik-medie-oligarki
Nuk mundet te besh idiotin perball ksaj bande korrupsioni qe po grryen trupin e ktij vendi ,pa Zot !
Gjithcka ne medie eshte ne funxion te degjenerimit dhe budallepsjes se shoqerise ,jo sikur Shqiperia te ishte ne Kontinentin Europian porse diku ne ate arabik ose afrikan !
Sot eshte e nevojeshme nji art Revolucioni i gjithanshem i asaj shoqerie ,
duke shperthyer shpirti intelektual e dale mbi llumin
ku ne kto 28-vjet e zhyti injoranca e dhuna e vandalit ,perndryshe po i hapim varrin te ardhmes se vendit tone me indiferencen e nji idioti qe jemi duke demotruar .
Pa levizje ,pa perplasje mendimi madje dhe fizike kur duhet ,nuk ndryshon kjo jete .Historia Europiane eshte lexioni me i mire qe na tregon ne shqiptareve ,se ku con rruga per ne mireqenje dhe normalitet .
Nuk mundet te besh idiotin para gjithckaje qe ndodh sot ne Shqiperi ti lejosh jeten tende ,te ardhmen tende ,te femijeve te tu ,ne duar te disa maskarenjeve qe nuk kane jo vetem ndergjegje njerezore e Kulturen e nevojeshme per te qen Politikan ,por jane thjeshte kriminele ,qe sa me shume nuk ndihet ky popull ,aq me te ndyra behen metodat e tyre te korrupsionit ,aq me perverse Politika qe bejne kunder ktij vendi dhe akoma me hapur tregojne se jane ata )politikanet e ktij vendi ,te cilet nuk Duan t’ja dijne fare ,se cfar mendojne shqiptaret ,por gjithcka e bejne sipas interesave te tyre personale e familjare !
Ktu qendron cmenduria shqiptare .
Eshte e paspjegueshme ajo energji Negative qe pordhojne Politikanet kunder Shqiperise e shqiptareve ,gjithe ajo indiference e shoqerise ,e intelektualeve shqiptare te jetoje e ndihet e kenaqur sepse ka te haje e pije duke len Shqiperine te degjenroje e tallen Bota mbare .
*********** R*E*A*G*I*M*I ~ Q*Y*T*E*T*A*R **********
Ke te drejte o shoku politolog. Mediat kane nevoje per gazetare me “integritet” si Viktor Malaj, Mero Baze, Bedri Islami, Xhevdet Shehu, Ardian Thano. Ore vertet mendoni se njerezit mund t’ju marrin seriozisht per keto pacavure qe i shisni si analiza serioze!! Publikimi tek Dita eshte njesoj si ta kishe publikuar tek Fahri Balliu.
O Info Aletike e megjithate ti i lexon keta qe permend me siper dhe po jep dhe mendime (megjithese gjithmone negative) duhet te dish çfare kerkon se ke humbur rrugen…
Rrugen e ke humbur zotrote qe shkon kove pusi se une e di shume mire se per cfare shkruaj dhe pse i kritikoj. Zotrote i sheh gjerat vecse me nje sy e gjysme mendje, ate mavi. Nuk e kuptoj pse insiston te japesh mend kur je troke fare per vete!