Ditën e sotme do të mbahet në Bruksel, Samiti për Ballkanin perëndimor.
Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të flasin lidhur me perspektivën europiane të vendeve të tyre.
Mësohet se në axhendën e këtij samiti ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian si dhe disktutimet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në këtë Samit do të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë .
Gjatë fjalës së tij, Sassoli është shprehur i zhgënjyer për vendimin e Komisionit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
j.l./ dita
