Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka qenë përgjithësisht e qetë dhe me diskutime të zakonshme.
Mbledhja e grupit është ndarë në tre etapa, ku fillimisht kanë dhënë qëndrimet e tyre tre ministra të kabinetit qeveritar, ai i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i Ekonomisë Arben Ahmetaj si dhe ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.
Dy deputetë, Fatmir Toçi dhe Besnik Bare kanë kërkuar anulimin e dy koncesioneve, që kanë të bëjnë me naftën dhe një për ndërtimin e një hidrocentrali, por ministri Gjiknuri mësohet të ketë deklaruar se koncesione të tilla nuk mund të anulohen pasi marrëveshjet janë të kopsitura nga pikëpamja ligjore. /Dita/

Vjedhjet kopsiten mire Damjan. Shoke ne bote nuk keni kur vjen puna per te kopsitur milionat ne xhepat tuaj dhe te gjatosh kokeboshit.