Diskutohet ndërhyrja në Kushtetutë, do korrigjohen ndryshimet e 2008-s

redaktor

Vendi i drejtohet një debati publik për nevojën ose jo të ndryshimeve kushtetuese. Shumica e ekspertëve kushtetues, politikanëve dhe dy ish-presidentë, të thërritur dje në debatin e parë, deklaruan se është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës, duke prekur, mes të tjerave, edhe mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, për të mos lejuar më që ky proces të jetë një pazar i ulët politik.

“Në mënyrë që vendimi eventual për të ecur përpara në rrugën e reformës, të mos shndërrohet në një tjetër ndasi politike këtu në Shqipëri, si shumë të tjera që kemi parë deri më tani, është e rëndësishme që t’i jepet përgjigje kësaj pyetjeje. Pra, objektivisht, ka apo nuk ka nevojë për reformë kushtetuese në Shqipëri?”, u shpreh Gent Ibrahimi, drejtor ekzekutiv, IPLS.

“Për pyetjen e ushtruar që në fillim, në hapje të kësaj tryeze, nëse ka apo jo vullnet politik për një reformë të tillë, unë jam këtu për ta thënë shkurt fare: Po, ne kemi vullnet për një reformë të tillë”, u përgjigj Fatmir Xhafa, kryetar i Komisionit të Ligjeve. 16 vjet nga miratimi i Kushtetutës, elita e Jurisprudencës në vend ka hapur debatin publik, nëse është apo jo prioritet reforma kushtetuese. Dhe qëndrimet kanë qenë pro dhe kundër.

“Unë besoj që është ezauruar ky ushtrim. Në grupin politik ku bëj pjesë, sigurisht më dhemb kjo, sepse do të doja të kishim sigurisht disa ndryshime, të paktën të karakterit anti-2008”, tha Ylli Manjani, zv/ministër i Transporteve. “Mjeti i përshtatshëm për t’iu përgjigjur konfliktit politik nuk është ndryshimi i Kushtetutës, është jurisprudenca kushtetuese”, deklaroi Ilir Rusmali, ish-kryetar i Komisionit të Ligjeve.
“Zgjedhja e Presidentit të Republikës është bërë një pazar politik. Ishte në Kushtetutë, për mendimin tim jo keq, por ne gjykojmë që Presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli”, theksoi ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu.

“Unë vet besoj, dhe qëndrimi që dua të ndaj këtu me ju, është që, në fakt, prioritet aktual sot në Shqipëri është zbatimi i Kushtetutës”, tha Oerd Bylykbashi, deputet i PD.
“Ose problematika që lidhen me rotacionin e Gjykatës Kushtetuese, të themi të drejtën s’ka asnjë dispozitë deri më sot; Kushtetuta ia referon ligjit, ligji ia referon Kushtetutës”, deklaroi Aurela Anastasi, profesoreshë e Të drejtës Kushtetuese.

Iniciativa për nisjen e një debati të gjerë publik kryesohet nga Fondacioni “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, drejtuesi ekzekutiv i të cilit shprehet: “Nevoja për reformë dhe gatishmërinë e politikës e atë të opinionit publik, që jo nevojshmërisht duhet të ecin në dy shina paralele. Besoj se gatishmëria e opinionit publik është ajo shina që duhet të diktojë në njëfarë mënyre edhe gatishmërinë e klasës politike”, bëri të ditur Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv, OSFA.

Një ndër argumentet kryesore për Reformën Kushtetuese është nevoja për të rishikuar amendamentet, që iu bënë Kushtetutës në 2008-n, por edhe krizat e përsërituta në marrëdhënien e Parlamentit me Prokurorin e Përgjithshëm, zgjedhjen e Avokati të Popullit, apo emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Share This Article
4 Comments
  • ca idiotesie.
    sa kohe ishte ne fuqi Berisha u lane dhe Berisha perfitoi.
    Tani qe Berisha nuk eshte me ne ekzekutiv do ..korigjohen!
    Sa pa bythe jane keta macukujt e PS, vari hejbet

  • Faleminderit qe na e degjuat fjalen! Ne politike, si ne cdo fushe tjeter njerezit e ndershem fitojne pervoje nga gabimet e tyre. Korigjimet e deformimeve te Ali Baba Saliut dhe 40 krimineleve e hajduteve te tij do ta hedhin ne ere kupolen kriminale te Mafias Berisha- Nishani.

  • Nryshimet jane me se te domosdoshme. Duhet se pari te kthehen mbrapsht te tera ndryshimet e 2008 por te shkohet edhe me tej duke shkurtuar numrin e deputeteve ne 100 e percaktuar 100 zona ne kuader te ndarjes administrative. Deputetet te dalin direkt nga vota e popullit.
    Zgjedhja direkt nga vota e popullit jo vetem eshte shume demoktartike se listat e partive por ndikon drejteperdrejte ne demokratizimin e partive e qarkullimin e elitave politike.
    Te percaktohet detyrimi qe shteti shqiptar te organizoje pjsmarrjen e diaspores ne proceset zgjedhore ne Shqiperi nga vendet e tyre ku jetojne e punojne.

  • Eksperte te vendeve evropiano perendimore qe nuk kane kaluar kurre sistemin socialist, dhe kane eksperienca qindravjecare, amendamentet kushtetuese i kane te provuara edhe ne praktike .Tanet, jo ti kopjoje, por per njecerek shekulli, kane nxjerre brockulla mediokrish e hajdutesh me prirje patologjike te shtypesit te popullit te vet, dhe nuk denjojne as edhe te ndryshojne …..dhe ju vjen keq per te varferit ….e ata qe po piqen ne diellin pervelues te Piramida.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *