E konsideruar si një ndër sëmundjet që shfaq vështirësi në lexim dhe mungesë përqendrimit, pavarësisht përhapjes së saj, disleksia jihet shumë pak nga popullata shqiptare. Rastet në të cilat shpeshherë fëmijët shfaqin vështirësi në të lexuar trajtohen qoftë nga mësuesit apo dhe vetë prindërit si fëmijë dembelë dhe të papërqendruar.
Sipas një botimi të bërë publik nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) rezulton se disleksia është një nga problemet arsimore më të përhapura dhe fatkeqësisht më pak të njohura në shkollat shqiptare. Ndonëse në vendin tonë nuk ka të dhëna të mirëfillta studimore lidhur me përhapjen e kësaj sëmundje, mendohet se 6-17 për qind e popullatës preket nga kjo sëmundje duke filluar nga stadet më të lehta deri tek ato më të rënduarat.
“Asnjë etni, komunitet, shtresë shoqërore apo ekonomike nuk ka imunitet ndaj këtij çrregullimi, kryesisht me bazë neurologjike. Disleksia apo spektri i vështirësive që kanë të bëjnë me leximin mendohet të përbëjë rreth 80 për qind të të gjitha rasteve të nevojave të veçanta arsimore (NVA), që lidhen me të nxënit.
Aktualisht, kësaj nevoje me një përqindje kaq të lartë i kushtohet shumë pak vëmendje (ose aspak), në krahasim me nevoja të tjera që kanë përhapje më të ulët, por që marrin vëmendje më të madhe”, citohet në punimin e publikuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Sa i takon përhapjes disleksia prek si djemtë ashtu dhe vajzat, por format më të shpeshta të saj raportohen tek djemtë ku raporti është 4:1. Kjo pasi tek djemtë kjo sëmundje shoqërohet shpesh edhe me probleme të sjelljes, si mungesa e përqendrimit në klasë apo sjella problematike (grindja me shokët, kundërshtimi i mësuesve etj). Ajo çfarë është më shqetësuese, mbetet fakti se kjo sëmundje në të shumtën e rasteve kalon pa u vënë re. “Ndërkohë që 3-4 për qind e nxënësve në shkolla normalisht marrin ndihmë shtesë nga mësuesit e ciklit fillor për probleme me leximin, shumica e nxënësve të prekur nga disleksia i kalojnë klasat pa u vënë re (nga neglizhenca e paaftësia apo dhe për shkak të keqardhjes së mësuesve), pa asnjë ndihmë të specializuar, derisa arrijnë klasat e ciklit të mesëm të lartë, ku shfaqin paaftësi të pjesshme apo të plotë në lexim dhe kuptim teksti”, shtohet më tej në botimin e IZHA-s.
Kjo sëmundje mund të trajtohet me efikasitet të lartë nëse zbulohet që në stadet e hershme. Identifikimi dhe ndërhyrja e hershme kanë efektet më pozitive në parandalimin e vështirësive në shkollë të rreth 90 për qind të fëmijëve të rrezikuar. Kjo sëmundje kërkon ndërhyrje të menjëhershme që në stadet e para, pasi ajo nuk kalon me rritjen apo dhe kalimin e kohës.
Mendoj se disleksia prek shume femije te moshave te ndryshme dhe per pasoje kjo sjell veshtiresi te konsiderueshme ne te nxene por kjo mund te shpie dhe deri ne braktisjen e femijes nga shkolla per arsye se ai e shikon veten si deshtak,te paafte per te qene si te gjithe te tjeret.
prandaj duhet bere kujdes me vezhgimin dhe percaktimin e sakte dhe pasi ta kemi realizuar kete duhet te hartojme nje plan edukativ individual qe do e ndihmonte femijen dhe do e motivonte ate.
shpesh prinderit e shikojne kete semundje ne thonjza si paaftesi nga ana e femijes dhe kur prinderit ia shprehin kete femija lendohet dhe ka te njejtin mendim me prinderin. kjo gje ben qe femija te lendohet dhe te mos kete mundesi te shpreh talentin e tij ne krijimtari dhe te krijoje nje mbyllje ne vetvete .mendoj se prinderit duhet ti mirkuptojne dhe te futen ne psikologjine e tyre te te menduarit dhe krijuarit .
keto femije do te ndihmojne ne zhvillimin enjerzimit.
e shkruar nga nje vajze 13 vjecare me kete aftesi ndryshe te te menduarit!!!!!!!
Dislexia eshte semundje qe ne Shqiperi nuk njihet sidomos tek arsimtaret qe per shkak te mungeses se informacionit marrin keto femije ne qafe ,rasti djalit tim eshte nje shembull, ku ne si prinder po mos ti kishim kuptuar dhe marre informacione ne internet asgje s’do te kishim bere per djalin tone ,e kemi derguar dhe tek neurologu dhe na tha thjesht punoni me shume se eshte dembel ,,duke punuar me mesues privat dhe me nje perkushtim ai sot eshte nje maturant dhe shkelqen ne lende pavaresisht leximit ,ka njohuri te shkelqyera dhe di dy gjuhe te huaja ne menyre te shkelqyer ,te mesuara nepermjet degjimit
Mendoj se problemi thelbsor nuk qendron te disleksia, por te njohja dhe identifikimi i ketij problemi. une kete teme e kam pasur edhe kapitull te temes se masterit dhe arri ne klonkluzionin se mesuesit shqiptare e njohin pak ose aspak disleksian, e cila perkufizohet si paaftesi e te lexuarit dhe prek sferen e leximit, kuptimit dhe interpretimit te nje teksti.
Une e kam këtë smundje
Kam vështërsi në lexim
Djali im 9 vjeçar ende sdin me lexue
klasen e dyt e kryen me 3.6.2016
Jeton në Finlandë .
Edhe femiu im(vajza 12 vjeqare) ka problemin e njejtë. Ajo thot se nuk kupton të lexojë si në klasë ashtu dhe në shtëpi, si dhe i mungon koncentrimi me sa e shof unë apo dëshiron ta kaloi kohën në telefon.
Pershendetje une kam probleme me djalin i cili esht ne klasen e tet dhe i cili ka probleme me leximin interesante esht se si ky problem nuk esht vrejtur kur nga mesimdhensit deri tash ju lutem me tregoni si duhet te veproj qka mund te bej per ket rast
Dergojeni per vleresim te psikologu.