Ne si Shoqata “Atdhetare Dukagjini” jemi të të shokuar dhe thellësisht të hidhëruar për vrasjen e dy turistëve çekë në territorin e fshatit Ura e Shtrenjtë. Ky akt kriminal na ka prekur thellë të gjithëve. Edhe ne ndjejmë përgjegjësi për këtë ndodhi. Nuk pajtohemi asnjëherë me të. Ne i mirëkuptojmë dhe i respektojmë edhe shprehjet e ndryshme emocionale në rrjetet sociale, të cilët, besojmë se, nuk duan hakmarrje primitive, por është shprehje e revoltës shpirtërore, dhe sidomos, e mosbesimit ndaj pushtetit gjyqësor në Shqipëri. U shprehim ngushëllimet prindërve dhe familjarëve të dy turistëve të vrarë barbarisht, dhe ju kërkojmë falje publikisht. Ne jemi prindër, jemi familjarë dhe e dimë mirë se çdo të thotë një krim i tillë ndaj dy të rinjve krejt të pafajshëm, të cilët ishin vetëm dashamirës të krahinës tonë.
Kemi pasur, ka edhe sot, shumë familje me nivel shumë të ultë ekonomik, arsimor dhe kulturor, por janë të nderuara dhe të respektuara në krahinë. Ne mendojmë se edhe shteti ka përgjegjësi, sepse ai duhet të vendosë para përgjegjësisë organet gjyqësore që çojnë në krijimin e kushteve për krime të tilla. Ndërkaq, për zhvillimin e krahinës parësore është lidhja e rrugës së asfaltuar Prekal-Shalë-Qafë e Tërthores, krijimi i kushteve për punësim dhe shkollim, dhe vendosja e postave të policisë në Theth dhe Prekal, si pika fundore, hyrje-dalje të Dukagjinit. Ftojmë të gjithë komunitetin dukagjinas që të na mbështesin sa u tha në këtë deklaratë.
Letër e nënshkruar,
Kryesia e Shoqatës
