Dita 59 e protestës te Unaza e Re, Balliu: Qytetarët e bashkuar do ta mposhtin regjimin e Ramës

DITA Online

Banorët e zonës së Unazës së Re edhe në ditën e parë të vitit kanë vijuar me protestën e tyre duke shënuar ditën e 59-të të saj.

Edhe pse kjo është një ditë që të gjithë pushojnë, banorët e Astirit kanë zgjedhur që të jenë të vendosur në kauzën e tyre, për të mos lejuar  prishjen e banesave.

Në mbështetje të banorëve ka qenë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili ka qenë me ta që  prej ditës së parë.

Jam i bindur që qytetarët e bashkuar do të arrijnë të mposhtin regjimin diktatorial të Edi Ramës. Protesta do të vazhdojë deri në anulimin e projektit, nuk ka opsion tjetër. Ata do t’ia dalin që të fitojnë kauzën e tyre.”- ka qenë kjo një pjesë nga deklarata e Balliut nga protesta në Unazës së Re.

v.l/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • O njeri me fytyrë antikapi po tek ty i kanë varur shpresat shpellaret e Unazës, unaza do bëhet dhe ti o shvejku i Pd dhe salilusherit e unazës do futen në shpella

  • Cfare misioni ka ky deputet skarto ? Synon ruajtjen dhe mbrojtjen e paligjshmerise ne Shqiperi ? Perse nuk ia heqin mandatin e deputetit ?

  • 59 dite!? Shum pak! Keni edhe shum dite te tjera ne dispozicion deri sa te mbaroje unaza e madhe! Vazhdoni se ben mire per shendetin edhe shetitja ne te ftohte!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *