Dita e 2 prillit është “Dita Botërore e Autizmit”, caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 2007-n.
Ashtu si çdo vit, në shumë qytete të botës, monumentet më në zë, si Empire State Building në New York apo Cristo Redentore në Rio de Janeiro, do të ndriçohen me dritë blu.
Nga të dhënat e fundit amerikane, një fëmijë në 68 vuan nga sindroma e autizmit, një e dhënë që ka pësuar rritje me 10 herë 40 vitet e fundit.
Numri i meshkujve me autizëm është 4 deri në 5 herë më i madh se tek femrat.
Medikamente enkas për këtë sëmundje nuk ekzistojnë ende, ndërkohë që ka pak syresh të cilët japin rezultate të vogla dhe vetëm për disa shfaqje të lidhura me autizmin.
Sindroma e autizmit karakterizohet nga mungesa e bashkëveprimit, mungesë në komunikimin social dhe nga veprime të ripërsëritura dhe interesa të ulëta.
Autizmit i bashkohen shpesh sjellje problematike, si agresiviteti ndaj vetvetes ose ndaj të tjerëve.
l.h/ dita
