Dita Botërore e Pyjeve, Tirana thyen rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve

Ornela

Në Ditën Botërore të Pyjeve, Tirana mbolli pemën e 100 mijtë. Aksioni i Bashkisë së Tiranës, të cilit për disa muaj iu bashkuan me qindra donatorë dhe qytetarë e u shtri në të gjitha rrugët, lagjet dhe parqet e kryeqytetit, shënoi nisjen e gjelbërimit të Tiranës, por edhe krijimin e gjurmës për Pyllin Orbital.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, dhe përfaqësues të disa kompanive mbollën edhe 800 pemë të tjera në Mjull-Bathore. Për shkak të kërkesës së madhe të donatorëve për t’u bërë pjesë e këtij projekti, aksioni i mbjelljes së pemëve mund të zgjatet edhe me disa ditë.

“Kemi pasur një fushatë me energji fantastike për Tiranën, e cila nisi thuajse si një lojë, duke mbjellë një pemë këtu e një atje, por siç gur-gur bëhet mur, edhe pemë-pemë bëhen 100 mijë pemë. Sot e kemi kaluar me disa dhjetëra pemë qëllimin tonë për 100 mijë pemët. Falenderoj të madh e të vogël: patëm donatorë që dhuruan nga 3 mijë pemë, por edhe fëmijë që dhuruan një pemë për ditëlindjen e tyre”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se falë këtij aksioni Tirana ka sot, jo vetëm më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër, por ka ndryshuar edhe mentalitetin e qytetarëve. “Ndryshimi më i madh nuk është në relievin e qytetit, pavarësisht se është shtuar hijeshia dhe oksigjeni. Ndryshimi më i madh është ajo që kemi mbjellë në mentalitetin e qytetit tonë. Një qytet, i cili nuk i shikon gjërat e ndara, veç punët private, veç ato të qytetit, po ku secili e kupton që, para se të jetë biznesmen, para se të punojë në telekomunikacion, para se të bëjë një shërbesë fetare apo para se të jetë një bankier, ka detyrën e qytetarit. Kjo është puna jonë me kohë të plotë, të qënit qytetar”, tha ai.

Kryebashkiaku theksoi se për shkak të interesit të madh të kompanive dhe qytetarëve që duan t’i dhurojnë pemë qytetit, Bashkia e Tiranës po vlerëson shtyrjen e këtij aksioni mbjelljesh edhe me një muaj tjetër. “Duke qenë se kemi mbi 100 subjekte dhe mbi 1 mijë individë që janë ende në listë pritje për të dhuruar pemë, po mendojmë ta shtyjmë me disa ditë afatin dhe fushatën e mbjelljeve. Kështu, nesër pasi të bëjmë një bilanc të 100 mijë pemëve, do të deklarojmë datën e fushatës së re”, tha Veliaj.

Ai falenderoi të gjithë ata donatorë, figura publike, qytetarë të thjeshtë dhe të gjitha institucionet shtetërore, duke filluar nga çerdhet dhe për të përfunduar me shkollat e Tiranës, që sipas mënyrës dhe mundësive të tyre, kontribuuan në këtë aksion masiv mbjelljesh. “Ne e dimë fare mirë që ju nuk e keni as detyrë, as detyrim, por fakti që gjithmonë i jepni mbrapsht diçka qytetit, na bën pafundësisht mirënjohës dhe unë e vlerësoj jashtë mase. Shumë nisma të tjera si ajo e banesave me kredi të buta, bëhen realitet falë bashkëpunimit ideal që kemi dhe dua që në emër të bashkisë dhe të të gjithë qytetarëve t’ju falenderoj pafundësisht”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Në mënyrë simbolike, për ditëlindjen e tij, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, mbolli pemën e 100 mijtë. “Dua t’i uroj mikut tim, Imamit të Tiranës, Ylli Gurrës, Gëzuar Ditëlindjen! E vlerësoj jashtë mase që zgjodhe ta kalosh ditëlindjen me ne dhe në mënyrë simbolike, mbolle pemën tonë të 100 mijtë. Të falenderoj për këto 95 pemë që dhuruat nga xhamitë e Tiranës për 95 vjetorin e KMSH-së”, përfundoi Veliaj.

o.j/dita

Share This Article
12 Comments
  • Velia punon, hedh ide dhe i zbaton. I lumte qe eshte i zoti te administroje nje qytet kaq te madh.
    Po Luli cfar beri?! Kur la bashkine, as pusetat e rruges ku ka shtepine, pra ne lindje te stadiumit, nuk i vuri.
    Kjo eshte opizita, qe ne presim te na qeve….rri…..se

  • Lexova titullin e artikullit dhe mendova” Ne mbjellim peme per te thyer rekordin boteror” po si nuk shikojme se ne cfare gjendje te mjeruar jane rruget e kryeqytetit❓
    Ne rrugen e Kavajes po rregullohet trotuari i mesit per bicikletat,shume mire,BRAVOOOOOO!
    Por shikoni gjendjen e trotuareve ne te dy krahet e trotuarit te mesit!
    Ata jane ne gjendje te mjerueshme ku kalimtaret ecin sikur po bejne kalim me pengesa mbasi pllakat e trotuareve jane te thyera,jane te heaura,jane te gerryera si dhembet e prishur ne nje goje!
    Edhe nga rruga e Fortuzit e njejta situate!
    Por keto nuk i shikon kush,ndonese jane ne mes te Tiranes dhe mbi to kalojne mijra njerez ne dite…
    Por keta njerez jane thjesht POPULL….
    Eh,POPULL,c’eshte populli,asgje,per te partite kujtohen vetem ne prag te Zgjedhjeve.
    Ata qe kane ne dore mirembajtjen e ketyre rrugeve qe permenda me lart rrine zyrave,”ngrohin” karriget e zyres ose ato te lokaleve!
    Te tjere ,ne poste me te larta,nuk mund t’i konstatojne sepse ata nuk ecin ne kembe por ne makine…
    Te me falni qe shprehem ne kete menyre,jam votuese e Erjon Velise por keto i shkruaj qe ta lexojne e te veprojne Bashkia e Qytetit…
    Sepse votat pikerisht per te mbajtur mire qytetin ia dhame!
    Por pervec trotuareve ne rrugen e Kavajes e te Fortuzit qe jane ne gjendje skandaloze,skandaloz eshte dhe dicka tjeter!
    Ne Bulevardin”Zog Pare “,rruga Kavajes,rruga Fortuzit,trotuaret”qendisen” me fekalet e qenve.E habiteshme eshte sjellja aspak qytetare e pronareve te ketyre kafsheve te cilet te pakten ta vene aenin te menderoset diku ne qoshe e jo mes rruges!
    Mqs dhe ne po behemi si bota,po mbajme kafshe ne shtepi,a nuk ka ardhur koha qe BASHKIA TE NXJERRE NJE URDHERESE QE CDO PRONAR QENI KUR TE DALE TE SHETISE KAFSHEN E TIJ TE KETE ME VETE NJE KACI DHE QESE PER TE FUTUR PISLLEQET QE BEN QENI KUR SHETIT❓
    NE MILANO keshtu veprojne pronaret e kafsheve,ndryshe gjobiten!
    Bile,eshte e DOMOSDOSHME qe Bashkia cdo mbremje,pas ores 24.00 te dezinfektoje keto vende me makine uji ,sic behej dikur,para viteve 90′ per te pastruar e freskuar qytetin!
    Tjeter gje qe ndikon ne ndotjen e qytetit,jane kazanet e plehrave te cilat jane bere vater infeksioni mbasi nje pjese e personave qe mbledhin mbeturina plastike apo metalike,nxjerrin thaset a qeset nga plehrat duke i hapur ne trotuare…
    C’taksirat kane kalimtaret qe te zbresin ne rruge ngaqe kalimi ne ate pjese te trotuarit eshte i pamundur nga plehrat❓
    Jemi nje popull ,flas per nje pjese,qe ende e kemi te dobet ndergjegjen,korrektesen e kemi vetem nga frika ligjit.
    Perse sa kalojme kufirin shqiptar behemi ZOTERINJ E ZONJA ❓Nuk hedhim nje leter karameleje perdhe!
    Sepse atje ,ne toke te huaj GJOBITESH !
    Pra duhet forcuar ligji!
    E per te shmangur hapjen e thaseve te plehrave neper trotuare,fillimisht te vihen masa derrase qe ndajne kazanet e plehrave nga trotuaret!
    Sepse po ngrohet koha,mizat do na ngjiten ne fytyre kur te kalojme afer kazaneve te plehrave!
    Jo te gjithe kemi automjete ku nuk na hyjne mizat !

    Z.Velija,punonjesit e zyrave urbanistike te lagjeve rrine zyrave( nese rrine…) e nuk dalin te bejne AUDITIN neper rruget e njesise se tyre bashkiake per te pare ndertimet pa leje te bera nder vite!
    Per nje nga keto bisedova dhe une nje dite ne shesin SKENDERBEJ pas nje emisoni qe nje kanal televiziv grek po bente me ju.
    Ate dite,kur ju dhashe ne dore shkresen e IMT-se drejtuar ish komisioneres se Av.Popullit,zj,Etilda Gjonaj( sot ministre e Drejtesise),ju me thate”Sa te rri 10 minuta duke folur me ty une per 10 min,i jap zgjidhje ketij problemi).
    Por nga ajo kohe( shtator 2017) e deri me sot NUK me keni kthyer pergjigje,z.Velija!
    Dhe te mendoni qe shtesa pa leje qe eshte bere poshte ballkonit te shtepise time:
    1-Ka mbyllur Hapesiren Publike nga kalonin banoret e lagjes.
    2-Ka bllokuar Kolektorin e Ujrave te zeza i cili nuk pastrohet prej gati 20 vjetesh e banoret po helmohen nga era e rende e Kolektorit mbasi punetoret e pastrimit nuk kane nga te hyjne!
    Valle duhet te kalojne me parashute❓
    Keshtu pra,ndonese jane shkelur dy kriteret kryesore qe permban ligji legalizimit Nr.9482 date 03.04.2006, neni 39,ende ky ndertim pa leje nuk u skualifikua nga procesi i legalizimit!
    E kjo ndodh ne mes te Tiranes.
    Dhe te mendoni qe pallati u ndertua mbi ish shtepine e katragjysherve te mi!
    Ndonese jam pronare toke,ndonese jam me arsim te larte,nje person me arsim 7 vjecar dhe me origjine nga fshatrat e Tiranes po ben ligjin!
    E gjitha kjo sepse askush nuk po i thote .NDAL korrupsionit dhe shperdorimit te detyres!
    Kam mbi dy vjet me ALUIZNIN,kete e keni lexuar dhe ju te shkresa qe ju dhashe ate dite!
    Ka shume per te shkruar z.Velija,ideja eshte kjo,NUK ESHTE E RENDESISHME ME THYEJME REKORDIN NE MBJELLJEN E PEMEVE PA BERE DETYRAT E RENDESISHME TE SHTEPISE !
    Pemet duhen por mbi te gjitha rregullimi i trotuareve me pllaka te prishura,dezinfektimi me uje e klor i rrugeve nga shetisin qente,aneksimin e kazaneve te plehrave me derrasa apo teneqe ne trotuaret ku kalojne qytetaret si dhe kontrolli rreth pallateve per mbylljen e hapesirave publike!
    Ju uroj pune te mbare !

  • Se mos po ndodh si ndodhi me palmat?Si ka mundesi si kerkush se ngre zanin per te gjitha ato para qe shkuan per palmat e as kush nuk i thot te shkoj ne prokorori per damin qe i ka siell vendit.Hajde popull dru me pre.

  • Erionka eshte kokrra e rrenacakut, vetem ato di te beje.
    “Kam bere 2 dasma me nga 600 te ftuar me…pensionin e mamit”
    “Griseldes se Roshit Kavajes banditet e Berishes i kane abortuar foshnjen (kur Griselda nuk ishte fare shtatzene)”
    ‘Kam shitur fiq…”etj, etj nuk mbarojne kurre rrenat e Erionkes.
    Del pernate me lopate ne dor per Show dhe shfaq 10 here nje peme. Kurre nuk i behet asnje pyetje e vetme, vetem Erionka me ca fakire pas vetes derdellit pa pushim per rrena pa fund.
    Erion Velia eshte Mis-Demagogjia.
    “Rrej, rrej dit e nat
    me ne dor nje bisht lopat..”

  • Flm Z .VELIAJ
    Brezat e sotem dhe te ardhshem do tju jene mirenjohes per gjelberimin e Tiranes.Kjo gje ka efekte te medha per kualitetin e jetes.
    Shpresoj se edhe bashkiaket ne rrethe do te ndjekin rrugen tende.

  • Shpellaret e Vicidolit qe u dynden ne Tirane nga malesite e qoftelargut nuk duan peme dhe mjedis te gjelberuar. Duan mejhanet mbi lane ku hane plenc dhe grosh, pastaj dalin per te shurrosur dhe kthehen te hane perseri. E shihni si zbret vulgu neper blogje me urdher te PeDes qe vetem ka prere dhe shkaterruar kete vend.Tipa si Mark uku, intelektu-haleja, info-anali dhe ca syresh qe vetem vjellin cmendurine dhe helmin e porositur ne kuzhinat e SHQUP-it. Ambient shume toksik ne blogun e DITA-s

  • MARK UK normal qe ke marre arratine nga syte kembet dhe jeton jashte vendit tend sepse jeta ne shqiperine qe ka qeverrisur saliu jot eshte jete e veshtire dhe e pa jetueshme. kur te kthehesh per votime, hajde voto saliun prape dhe jeto dhe 20 vjet te tjera ne europe dhe mendjen mbaje cfare shkruan gazeta dita pastaj prape.
    dhe komento gjithashtu per zhvillimet politike ne shqiperi ,mos harro,, edhe mbas 20 vjetesh te tjera…pall kari !!!! fizikisht ne europe por menderisht ne shqiperi more mjeran. shif europen dhe lere shqiperine nqs nuk jeton ketu. po nuk ja del dot eshte normale spese te qan shpirti per te jetuar ne vendin tend po sja del dot te jetosh spse ashtu e ka katandisur saliu

  • Po s’ka pune tjeter ky fadromisti i Edvinit, Lali Eri i Enverit,

    qe:

    DI TE GERMOJE GROPA ME LOPATE NE DORE DHE TE MBJELLE PEME E SHKURRE ME FOTO MBRESELENESE SI PROPAGANDA E ENVERIT NE KOHEN E QEPES TE PARTISE SE PUNES ?

    sepse:

    Kush i ben punet e Bashkise?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *