Sot bëhen 70 ditë, që kur Rusia filloi agresionin ushtarak duke pushtuar Ukrainën. Kievi shpreson sot se do të hapë 4 korridore humanitare.
Gjatë natës pati shpërthime në disa qytete dhe rajone nga Lviv në Transcarpathia, në kufirin me Poloninë, që është goditur për herë të parë.
Disa lagje të qytetit janë pa energji elektrike dhe ujë për shkak të sulmit që fillimisht besohej se kishte për qëllim rrjetin hekurudhor të Ukrainës.
Gjashtë stacione treni në Ukrainën qendrore dhe perëndimore u bombarduan në mbrëmje. Ndërkohë, Putin pati një bisedë telefonike me Macron dhe kërkoi “të ndalojë Perëndimin të dërgojë armë në Kiev”.
Presidenti francez i ka kërkuar liderit rus t’i japë fund pushtimit. Moska është ‘ende e hapur për dialog’ me Kievin, tha Putin, sipas Kremlinit. Por ai shtoi se Ukraina “nuk është gati për negociata serioze” për t’i dhënë fund konfliktit.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (Sbu) pretendon se ka përgjuar një komunikim midis një ushtari rus dhe një miku të tij, në të cilin ushtria thotë se Rusia ka humbur më shumë jetë ushtarësh në Ukrainë sesa në katër vjet në Çeçeni.
Në audio, ushtari shpreh pakënaqësinë që anëtarët elitë të Gardës Kombëtare Ruse Rosgvardiya dhe Forcave Speciale të Policisë Omon janë larguar nga Ukraina.
‘Janë të padobishëm’ thotë ai. ‘Ata po kthehen. Të gjithë këta luftëtarë ‘fantastikë’ të forcave speciale që kishim janë tërhequr të gjithë, kanë ikur në Rusi dhe po refuzojnë të vazhdojnë.’ Numri i ushtarëve rusë që vdiqën në Ukrainë është një mister.
Burimet zyrtare ruse folën për humbje të mëdha, por asnjëherë nuk dhanë një shifër të saktë, edhe pse në mes të marsit tabloidi rus Komsomolskaya Pravda publikoi dhe më pas hoqi një raport që Ministria e Mbrojtjes kishte regjistruar 9861 viktima.
Sipas vlerësimeve të NATO-s, Rusia ka humbur të paktën 15,000 ushtarë, ndërsa për analistët e qeverisë ukrainase, kane humbur jetën 22,000 ushtarë.
j.l./ dita

Stalingradi i Rusise do te jete Ukraina dhe kjo perfundimisht do ta poshteroje Rusine dhe do ta detyroje qe per shume kohe Rusia te ule koken , ndersa per Putinin ky eshte fillimi i fundit te tij