Email nga adresa
Ka 21 vjet, që prej nëntorit 1992, që Sali Berisha e bënë këtë palacollëk me ditën e çlirimit të atdheut. Nuk është më çudi. Një njeri tipik komik e “akrobat cirku” si Saliu, që ka ndryshuar edhe datën e lindjes së tij, emrin e bashkëshortes, datëlindjen e vajzës, datën e martesës, datëlindjen e mbesës, vendlindjen e familjarëve të vjehrrës, nuk e ka patur për gjë të ndërronte edhe datën e çlirimit të vendit.
Madje, nëse do ti leverdiste, do të ishte gati të ndërronte edhe emrin e tij, edhe emrat e nënës, babait, matrës, vëllait. Madje tentoi të ndërrotne edhe themeluesin e shtetit shqiptar, duke vetëshpallur e nderuar artificialisht e qëllimisht Ahmet Zogollin, si figurën kryesore të shaplljes së pavarësisë, përpara Ismail Qemalit.
Por tashmë, çudia nuk është më me Saliun.
Çudia është me disa klloun të politikës. të cilët e kanë përkujtuar ditën e çlirimit edhe në datën 28, edhe në datën 29, sipas përdredhjes që u kanë bërë mendereve. Më i fundit i rradhës “mendere përdredhur” që këtë vit e festoi datën e çlirimit në 28 ishte Kaç Islami. Bashkë me të edhe Asllan Dogjani. Të dy rekrutët e rinj të kazermës së PD-Berisha, deri vitin e kaluar kanë përkujtuar si ditë çlirimi, datën 29. Ndërsa sivjet e përkujtuan në 28, në atë datë që ka shënuar e urdhëruar Saliu.
Janë disa të tjerë, siç i quan populli “mender politikanë”, që këtë kllounllëk e kanë përsëritur nga dy e tre herë. Psh, Arben Imami e Neritan Ceka, deri në vitin 1994, sa ishin krahë Saliut e përkujtonin çlirimin e atdheut në datën 28. Nga viti 1995, kur u bashkuan me të majtën e deri në vitin 2005 kur e majta la pushtetin në duart e Saliut, nisën dhe vazhduan ta përkujtojnë çlirimin në datën 29. Pas datës 2005 deri sot, kur u bashkuan me Saliun, filluan ta rikujtojnë në datën 28. Po kështu Genc Ruli, Tritan Shehu, Genc Pollo, Ferdinand Xhaferri etj kllounë si këta. Neveri për këta kllounë…
