Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar shqiptarët me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të atdheut. Kryeparlamentarja nënvizon se sot është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve dhe e nderimit të dëshmorëve të lirisë. Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera të cilat qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike, shton Nikolla.
“Sot është 29 Nëntor, përvjetori i 77-të i çlirimit të atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë. Sot është dita e mirënjohjes ndaj çlirimtarëve. Është dita të nderojmë dëshmorët e Lirisë. Të përulemi me respekt para veteranëve të Luftës, një pjesë të vogël të të cileve i kemi ende midis nesh dhe të cilëve u uroj jetë të gjatë!
Në Luftën për çlirim shqiptarët u bashkuan rreth vlerave të antifashizmit dhe të lirisë, vlera të cilat qëndrojnë në themelet e Shqipërisë demokratike.
Sot është koha të jemi bashkuar për përshpejtimin e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, për të thelluar e avancuar reformat, në shërbim të zhvillimit të Shqipërisë, konsolidimit të demokracisë dhe rritjes së mirëqenies së të gjithë qytetarëve. Gëzuar të gjithëve 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!”- shkruan Nikolla.
O.J/DITA

Enveristja Lindita Nikolla:
ANTIFASHIZMI FALS JUGOSLLAV I ENVERIT NUK SOLLI DEMOKRACINE NE SHQYPNI, POR MURTAJEN E KUQE BOLSHEVIKE
qe:
Gradualisht falimentoi ekonomine, renoi shtetin dhe i beri shqyptaret si skllever me pune te detyruar ne vendein e vet,
SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU
Zonja Nikolla!
Ju ne radhe te pare duhet te deklaronit ndryshe nga kryministri juaj ballist,qe Shqiperine e cliruan Ushtria Nacional Clirimtare e udhehequr nga PKSH me ne krye Enver Hoxhen,kunder pushtuesve nazi-fashiste dhe bashkep[untoreve ballisto-zogiste!
Po e keqja juaj eshte se ju i KENI TRADHETUAR IDEALET E LUFTES ANTIFASHISTE,per deri sa Rama e ka cilesuar LUFTE CIVILE dhe ka nderuar krye kuislingun Mithat Frasheri!
Fjalet tuaja jane vetem hipokrizi e neveriteshme!