Kanë kaluar më shumë se 160 vjet që kur Charles Darwin botoi “Origjinën e specieve”, esenë shkencore më të përkthyer në histori, në të cilën ai formuloi teorinë e evolucionit me anë të seleksionimit natyror. Me rastin e Ditës së Darvinit, e cila festohet çdo vit më 12 shkurt, po ju sjellim disa kuriozitete për jetën e natyralistit të famshëm anglez, të lindur më 12 shkurt 1809.
NUK ISHTE AI QË SHPIKU SHPREHJEN; MBIJETESA E MË TË FORTIT, por filozofi anglez Herbert Spencer në “Parimet e Biologjisë” më 1864 për të lidhur teoritë e tij ekonomike dhe sociologjike me idetë e Darvinit. Në edicionin e pestë të “Origjinës së Specieve” më 1869, Darvini e konsideroi shprehjen e Spencerit si më të saktë për të shpjeguar konceptin e përzgjedhjes natyrore.
AI HARTOI NJË LISTË TË MIRAT DHE TË KËQIJAT PËR TË VENDOSUR NËSE DO TË MARTOHEJ. Darvini ishte gjithashtu metodik në çështjet e zemrës, dhe në 1838 ai shkroi një listë me të mirat dhe të këqijat e martesës. Aspektet pozitive të jetës martesore përfshinin fëmijët, të paturit e një partneri dhe miku në pleqëri, shoqëri më të mirë se një qen dhe të paturit e dikujt që kujdeset për shtëpinë.
BRAKTISI STUDIMET E MJEKËSISË. Babai i tij, një mjek i suksesshëm, e shtyu të ndiqte hapat e tij dhe të regjistrohej në shkollën e mjekësisë. Pas një vere si praktikant në zyrën e babait të tij, Darvini u pranua në Universitetin e Edinburgut. Por kjo nuk ishte rruga e tij. Vetëm pamja e gjakut e zmbrapsi dhe mësimet e mërzitën për vdekje, veçanërisht ato të profesorit të anatomisë Alexander Munro III, për të cilin shprehej; “i mërzitshëm sa ai”. Në 1827 ai vendosi të braktisë fakultetin dhe një vit më pas filloi të studionte matematikë, letërsi dhe teologji në Kembrixh.
PËRVEÇ STUDIMIT, USHQEHEJ ME KAFSHË EKZOTIKE. Gjatë studimeve në Kembrixh ai themeloi Klubin Gourmet, një grup që u bashkua për t’u “ushqyer me zogj dhe kafshë të panjohura për njerëzit”. Darvini shijoi skifterin dhe çafkën dhe përvojat e tij gastronomike vazhduan në udhëtimin e tij nëpër botë, kur shijoi mishin e armadilos, strucit dhe pumës.
ISHTE RACIST DHE SEKSIST. Jo të gjitha idetë e Darvinit ishin moderne dhe të pranueshme. Në një nga librat e tij ai shkroi se disa cilësi si intelekti dhe nuhatja ishin më të mira në disa raca sesa në disa të tjera. Libri i tij “The Descent of Man” në 1871 është i mbushur me fraza seksiste si “burri është më i guximshëm, luftarak dhe plot energji se një grua dhe ka më shumë gjenialitet shpikës”, ose “burri është më superior në gjithçka përballet në krahasim me një grua, si në çështje intelektuale, arsyetim, imagjinatë, apo edhe çështje që kërkojnë përdorimin e duarve dhe shqisave”.

Harruat te shkruani se Darvini ishte (para se githash) geolog, me kontribute ne kete fushe.
Nê shprehjet e tij unë unë nuk vërej asnjê lloj seksizmi dhe racizmi. Thjesht ai ka thênê tê vërtetën. Mashkulli dhe femra janë të barabartë, por gjithashtu tê ndryshêm në gjithçka.
Darvini seksist? Problemi është a ka të drejtë apo jo. A ka thënë të vërtetën. Nëse burri nuk është më superior atëherë më gjeni një grua që është luftëtarja më e mafhe në botë?Guzhinierët më të mirë në botë janë burra apo gra? Pse thuhet se Zoti dërgoi Krishtin në tokë, birin e vetëm? Pse nuk dërgoi ndonjë bijë? Shkencëtarët më të mëdhenj në botë janë burra apo gra? Me pak fjalë, në çdo fushë të jetës, gjeni cilët kanë shkëlqyer më shumë, burrat apo gratë?