“Dita e drejtësisë”, Zaganjori: Mbështesim miratimin e Reformës

Dita

Në Ditën e Drejtësisë, kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori tha se komuniteti i gjyqtarëve mbështet miratimin e Reformës në drejtësi.

Sipas tij, në kuadër të kësaj reforme, ka nevojë të forcohet pavarësia e sistemit të gjyqësore dhe të luftohet korrupsioni.

“Ne si komunitet i gjyqtarëve jemi të ndërgjegjshëm që duhet të mbështesim këtë reformë, sepse garanton integrimin dhe krijimin e një demokracie funksionale, garanton mbrojtjen e lirive e të drejtave të individëve.

Në këtë kuadër, ne mbështesim veçanërisht konsensusin që u arrit dje nga komisioni i reformës dhe shprehim gatishmërinë që në vijim do të tregohemi bashkëpunues për të realizuar kuadrin e plotë ligjor.

Me miratimin e kuadrit ligjor është koha për zbatimin e tij, ku ne kemi detyrat tona. Ne angazhohemi që t’i realizojmë ato me përpikmëri në mënyrë që reforma në tërësi të jetë sa më e suksesshme. Ne garantojmë bashkëpunimin dhe me aktorët e tjerë të sistemit të drejtësisë që kontributi ynë i përbashkët që jetë një vlerë e shtuar,” tha Zaganjori.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *