Dita e dytë e takimeve të Metës në Gjermani

redaktor

Në ditën e dytë të vizitës në Gjermani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit nga Zv.Presidenti i Bundestagut Johannes Singhammer, njëkohësisht përfaqësues i partisë Kristian-Sociale CSU nga Landi i Bavarisë.  Ata ndanë bindjen se e ardhmja e të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Meta theksoi se diplomacia parlamentare merr një rëndësi të veçantë si në rritjen e bashkëpunimit rajonal, ashtu edhe në thellimin e proceseve integruese të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Europian. Ndërsa Singhammer bëri një vlerësim të veçantë për politikën rajonale të Shqipërisë, duke vlerësuar kontributin e veçantë të Tiranës në forcimin e stabilitetit të rajonit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *