Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit është sot në ditën e dytë të operacionit për prishjen e të gjitha objekteve pa leje, të cilat janë ndërtuar rreth zonave bregdetare të vendit.
Aksioni i IMT nisi një ditë më parë me dy prej zonave më turistike në vend, Velipoja dhe në skajin jugor të Ksamilit, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone.
Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.
Në aksionin e nisur në Ksamil, ka pasur edhe përplasje mes pronarëve dhe efektivëve të policisë. Madje, një grua është shfaqur duke debatuar me policinë, teksa qante dhe kërkonte shpjegime për shembjen e ndërtesës së saj.
I pranishëm në terren ishte edhe zëvëndës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili ka deklaruar se aksioni ‘Bregdeti ynë’ për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit pritet të përfundojë brenda datës 30 qershor.
Operacioni, i paralajmëruar si prioritar nga autoritetet qeveritare do të ‘fshijë’ të gjitha objektet pa leje, pasi është paralajmëruar disa herë nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Vetëm një javë më parë, kryeministri Rama ka paralajmëruar se duke nisur nga e hëna (dje) do të nisë aksioni “Bregdeti Ynë”, i cli synon prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetit.
Kreu i qeverisë palajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që t’i prishin ato brenda javës së kaluar, në të kundërt do të përballen me pasojat e shkeljes së ligjit, dhe nëse nuk pastrojnë inertet, do të paguajnë edhe koston e pastrimit.
Rama u shpreh se me ndryshimet ligjore në rast evidentimi të ndërtimeve pa leje rrezikon burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.
j.l./ dita

Siç dyshoja, aksioni i shpallur për “patrimin e bregut nga ndërtimet pa leje”, do ishte një operacion zabtimi tokash dhe përzënie e pronarëve nga pronat e tyre. Në fakt mesa kishim parë përgjatë kësaj kohe, ku pandemia na izoloi më së shumti në breg, nuk kishte ndërtime pa leje. Të paktën joa aq masive sa për të shpallur një aksion kombëtar.
Ndërtime masive me leje nga lart ka plot, por jo pa leje.
Nejse, në plazhin e Manastirit nuk na lanë të hyjmë këtë radhë, siç kemi shkuar çdo herë tjetër. Na thanë që do pastrohet se do ndërtojë një investitor aty.
Mendova që pronarët e tokës kanë rënë dakord me ndonjë zhvillues. Por jo, nuk kishte lidhje. Qeveria/bashkia kishte vendosur të përzejë nga prona pronarët e tokës dhe t’ja japë për zhvillim një kompanie të njohur.
U trishtova sepse atë pronë e kanë ruajtur me mish e thonj pronarët.
Gjiri i Manastirit është ndër më të bukurit e Sarandës. Ai shërbim i thjeshtë e i natyrshëm që ofrohej aty nga pronarët e tokës e bënte të frekuentueshëm atë plazh.
Sidoqoftë, nuk jam kundër zhvillimit, por pa asnjë kompromis jam kundër rrëmbimit të pronës pronarëve legjitim.
Vazhdojmë të prodhojmë “ish pronarë”…
prape nuk e kuptoj…
pse duhet te behen gjithe keto mesymje kur sapo fillon sezoni “gjasme” turistik ???????
Ksamili e Lukova jane krijuar si rezidenca pas luftes se dyte boterore prandaj , ata qe pretendojne se kane qene pronare ja fusin kot .Nuk mund te quhet prona jote dicka qe e ke shfrytezuar ne menyre te padrejte. Per mua gjithe bregdeti shqiptar duhet konsideruar prone e gjithe shqiptareve sepse askush nuk ka pasur pronesi ne te. Detyra e c’do lloj qeverie eshte ta menaxhoje sa me mire (d.m.th qirate the taxat ti coje ne dobi te shqiptareve).
Shteti apo privati ? Bregu i detit , bregu i lumit , bregu i liqent. Duhet te jene dhe te mbetn shtererore , publike. Mundet te jepen ndoshta me qera por ne sanje menyre ne pronesi.Dhenia me pronesi eahte gabim i madh.