“Të gjitha komisionet parlamentare, deputetët e çdo ngjyrimi politik deri në qershor duhet të lobojnë për një vendimmarrje të qartë të Komisionit Europian për nisjen e negociatave me Shqipërinë.”
Kështu u shpreh për mediat, sot në ditën “Ditën e Europës”, Gramoz Ruçi.
Ai tha se fjala “skepticizëm” përdoret nga teknokratët dhe burokratët e institucioneve të konsoliduara të BE-së.
“Prova e vështirë për ne si shqiptarë është kalimi i provimit te kjo teknokraci dhe burokraci që ne kemi marrë rekomandim pa kushte. E keqja është se pasi shprehen këta teknokratë dhe këto institucione të konsoliduara të BE shpesh dëgjoj fjalën skepticizëm, për moszgjerim, kur vetë evropianët kanë miratuar strategjinë e zgjerimit, por skepticizëm dhe për ne shqiptarët. Duhet të vazhdojë deri në qershor që të gjitha komisionet parlamentare, deputetët të të gjithë ngjyrimeve politike duhet të lobojnë për një vendimmarrje të qartë siç ishte vendimi i komisionit të pakushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, tha Ruçi.
Ai tha se rekomandimi pozitiv i KE është një inkurajim për Shqipërinë, dhe kjo sipas tij arrihet përmes reformave të mëdha. Objektivi i anëtarësimit tha ai, mund të arrihet vetëm kur ka konsensus afatgjatë. Ai foli dhe për takimet e kryeministrit Edi Rama në kancelaritë qeverisëse.
“Nuk shoh asnjë diskordancë mes qëndrimeve të mia në deklaratën paraprake me atë që kryeministri mundohet të bëj dhe që bën detyrën e tij për të kontaktuar me të gjitha kancelaritë qeverisëse në Europë, po të mos e bënte do të ishte gabim. Po ashtu dhe unë në kuadër të Diplomacisë Kombëtare duhet të takoj këdo”, tha ai.
l.h/ dita

E pra,duan lobim positiv te te gjitheve edhe vete e fillojne lobimin mbrapsht duke fye ‘teknokratete e burokracine’e evropes si fajtore per mos pranimin tone…
.Tipik komunist deri ne palce:fajin gjithmone e shohin tek te tjeret,e kur jo tek vetvetja.
O Ruci ,mos mendo se teknokratete veprojne kryeneveti,e mos mendo se si ne Shqiperi ministrate e kryeministrate nuk i kontrollojne e nuk i udhezojne teknokratete e tyre..
Bile i udhezojne e aq mire sa cuditeni..Edhe pranimi i Shqiperise a jo,sado te mundoheni me paraqit si problem teknik,eshte problem politik e vetem politik. Ku problemi i keqqeverisjes nuk eshte faj i teknokrateve te Bruxelit,po faji i mungeses se qeverisjes ne Shqiperi ,ku sigurisht mungojne teknokratete si te bruxelit,qe bejne bilancin e qeverisjes sipas standartet e jo sipas qefit te Njeshit..
Sapo te kuptoni se vetelavderimi nuk eshte kushte ‘teknokratik’ i evropes,ndoshta do filloni punet si duhet pa vetelavderime po me objektivet e realizuar e objektivet e parealizuar ne mireqeverisje,si tablo ‘teknokratik’ te paaneshme e te pakontestueshme.
Per shembull,sa rekurse nga shoqeria civile jane pranuar e sa nuk jane pranuar nga qeveria juaj,sa per fillim te dialogut civil qe ne nje demokraci duhet te ndodhe?
Dini gje per kete teme,qe nuk eshte kushte i shkruar per ju, po qe lind nga te drejtat e qytetareve e qe eshte kushte i vleresuar e bile shume nga Evropa.
Po per listat elektorale,dini gje sa qytetare nuk e gezojne te drejten e tyre per faj te administrates apo nuk dini,edhe kjo eshte nje e drejte fundamentale qe shkellet me dy kemb ne Shqiperi per disa qytetare qe nuk ju pelqejne juve.
Per per pronat,a keni nje ide per sa nga ‘armiqte’e juaj te djeshme,sot qytetare te evropes nuk i kane trasheguar pronat e prindereve te tyre ,prindere qe u larguan nga Shqiperia fale perndjekjes se regjimit komunist,e pronat e te cileve u konfiskuan?Shteti juaj edhe teknokratete e juaj a e kane nje pasqyre te ketij problemi,apo pritni qe evropa t’ju urdherojne prape te beni nje tablo te tille?Boll u sorallaten qytetaret prej nje institution ne tjetren kot,e boll e mbushet Strasburgun me raste per pronat-e vetem nga shqiptaret e ‘mbrendshme,pa llogarit femijet e diaspores qe kane te drejte trawhegimi sipas ligjeve te evropes ku doni me ardh..
Keni krijuar nje komision ne Parlament,me pjesemarrjen e paleve aty,pra me pjesemarrjen e ketyre femijeve?
Allez,filloni ju me punuar pak..se marrjen e hapjes se negociatave va japim,po vetem qe presioni per kryerjen e detyrave teshtepise te rritet per ju..

Allez,filloni ju me punuar pak..se marrjen e hapjes se negociatave va japim,po vetem qe presioni per kryerjen e detyrave te shtepise te rritet per ju..