Dita e Falënderimeve, Nishani festë me Ambasadën e SHBA

redaktor

Dita e Falënderimeve, festa tradicionale amerikane, është festuar për të dytin vit radhazi edhe nga Presidenti Bujar Nishani në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Në Pallatin e Brigadave, kreu i shtetit ftoi në një darkë falënderimi Ambasadorin Alexander Arvizu, qytetarë amerikanë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë, ushtarakë shqiptarë të misioneve paqeruajtëse dhe familjarë të tyre si dhe fëmijë të ngujuar.

Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, gjatë fjalës së tij tha se organizimi i një feste të tillë nga presidenti Nishani, i bën qytetarët amerikanë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri të ndjehen sikur janë në shtëpitë e tyre.

Diplomati amerikan vlerësoi edhe praninë e fëmijëve të ngujuar në aktivitetin falënderues.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *