Para se të fillonte ceremonia e zhvilluar në Vlorë në kuadër të 102-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeparlamentari Ilir Meta është takuar dhe me dy kampionët tanë të botës, peshëngritësen Romela Begaj dhe me peshëngritësin Daniel Godelli.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Niko Peleshi, anëtarë të Këshillit të Ministrave, deputetë të Qarkut të Vlorës, Prefektja i Qarkut Vlorë, Etjona Hoxha, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, përfaqësues të pushtetit vendorë si dhe përfaqësues të klerit.
Ceremonia zyrtare nisi me himnin kombëtar dhe me ngritjen e Flamurit Kombëtar në Sheshin e Flamurit prej dy kampionëve të botës në peshëngritje, Romela Begaj dhe Daniel Godelli.
Nën ritmet e Bandës Frymore të Ushtrisë, Kryetari i Kuvendit bashkë me kampionin e botës Daniel Godellin vendosën një kurorë me lule në varrin e kryeministrit të qeverisë së Pavarësisë, Ismail Qemali, që ndodhet në lulishten “Flamuri”. Meta ka qenë edhe vetë peshëngritës në të kaluarën e tij.

BURG BURG BURG