Dita e Lirisë së Shtypit, Meta: Aktet e dhunës ndaj gazetarëve, para drejtësisë

Dita

Presidenti Ilir Meta shprehu solidarizimin e plotë me komunitetin e gazetarëve, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Meta inkurajoi reporterët, kryesisht ato të terrenit, që të jenë të guximshëm e të mos bien pre e shantazheve.

“Inkurajoj, në veçanti, reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush. Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund.”

Presidenti i vendit dënoi çdo sulm e akt dhune ndaj gazetarëve, si dhe apeloi që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë.

“Liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike,” ka thënë ai.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *