Është nje liste e gjate, do tu lutesha me perulesi te keni durimin te lexoni deri ne fund, jo per mua por per njerezit qe do permend e te cileve ju jam vertet mirënjohës. (mbase per te shtuar edhe cilindo tjeter)
NË BERAT:
Ju jam mirënjohës per gjithe punen e ketij viti, perkrahjen, mbeshtetjen e militantizmin:
kryetarit te PS Berat-Selman Hodajt, kryetarit te PS te qytetit Berat-Clirim Brisku, kryetarit te PS Ure-Petraq, kryetarit te PS Otllak-Nazmiut, kryetarit te PS Lumas-Perparimit, kryetarit te PS Poshnje, Petrefit, kryetarit te PS Kutalli-Fatlliut, kryetarit te PS Cukalat-Xhevdetit, kryetarit te PS Velabisht-Cimit, kryetarit te PS Rroshnik-Tikut, kryetarit te PS Vertop-Krenarit, kryetarit te PS Sinje-rexhepit, kryetarit te PS Terpan-Festimit;
cdo drejtuesi te organizates socialiste kudo, ne qytet apo ne fshat, cdo socialisti te perfshire ne nje proces te forte rregjistrimi te cdo votuesi, per te motivuar por edhe per te mos falur, per te mbrojtur cdo vote;
dy zonjave te nderuara, koordinatore te dy KZAZ-ve te Beratit, Mireles dhe Fatimese-i dhane punes sone cilesine e duhur;
te gjithe djemve e vajzave te FRES Berat, Migenes, Alteos, Armandit, Eduinit, Erit, etj te cilet ngriten nga e para organizaten me vitale te PS;
te gjithe grave e vajzave te FGS Berat, Thellenzes, Mireles, Teutes, Valbones, Vjollces, Enriketes, Xhenit, Gores, Lizes etj te cilat ngriten nga e para nje organizate thuajse te re duke plotesuar gjysmen e domosdoshme te PS;
dy drejtuesit e rinj te pushtetit ne komunat Otllak e Roshnik qe kane bindur me punen e energjine e tyre ne pune te perditshme per komunitetin; dy drejtuesve te konsoliduar te pushtetit ne Sinje e Vertop te cilet me pervojen e krijuar ja kane dale te mbajne ne kembe komunat e sulmuara nga Qeveria e police gjithfaresh e ti sherbejne komuniteteve te tyre;
disa njerezve te mire, xhaxhi Bardhoshit, Aliut-per te cilin nuk ka pension, Fatmirit dhe Stavrit, Feimit, perkrahja, mbeshtetja, kritika dhe terheqja e veshit ka qene e mbetet shume e rendesishme per mua;
disa edhe me te rinjve, Miklorit, Albanos, Namirit, Nardit e Artit, Fredit, etj, Ladit -pak me i ri dhe se vete keta, konsulta, degjesa, informacioni, troc dhe i qarte i te cileve me kane ndihmuar te kuptoj edhe me shume e te them te verteten sic eshte, pa e mbuluar me te paverteten e rehatit;
Visit dhe Edes qe edhe pse larg, te pandikuar nga ambjenti shpesh nen presionin e ketushem, me kane ndihmuar duke me degjuar, kembyer mendime e marr vendime te drejta;
Dushit, Lanit, Lefterit te cilet ne zonen me prodhuese te Beratit-Kutalli me kane mesuar se si te mbeshtetesh fort tek bujqesia, ta ndimosh e financosh punen me token, sjell mireqenien qe sot mungon anembane vendit;
Resisit, Pellumbit, Luanit, Hajdarit, Isufit, Agushit, Zanit, Mitatit, Fadilit, Obonit e Sokratit etj, te cilet me kane treguar se si mund te jetosh ndershem e te mbetesh socialist;
Jane shume, nuk po i permend dot te gjithe, ju jam mirënjohës vertete!!!
NE KUVEND:
I jam mirënjohes:
Gramoz Rucit-kryetarit te grupit te deputeteve socialiste; eshte ai qe ma ka krijuar gjithe hapesiren e mundshme per pune, ne liri te plote e pa kufi, ne cdo rast, duke me dhene kohe me shume se cilitdo tjeter per te bere betejat e duhura politike e per te arritur ate qe secili e ka ne vemendje;
cdo kolegu deputet qe ne nje vit ka bere gjithcka; por me vete, Ilir Gjonit per punen e pafund ne mbikqyrje e kontrolll te ministrise se Mbrojtjes; Mimi Kodhelit per punen e perditshme ne analizim te ekonomise ne renie e deshtim, ndertimin e paraqitjen e propozimeve tona; Arta Dades shpirti militant e i drejte i se ciles eshte nje model per secilin; Vali Leskajt serioziteti e qendrueshmeria ne qendrime e se ciles na ka ndihmuar te bejme diferencen; Klodi Spahiut, doktoresha qe i ka dhene njohjen dhe pasionin nje grupi qe duhet ta kete te forte qasjen sociale dhe humane; Tina Gjermenin urtesia e maturia e fjales te se ciles me ka mesuar te permbahem e mos rrembehem; Ditmir Bushatin, Damian Gjiknurin, Bashkim Finos e Ben Isarajn, Fatmir Xhaven, kopetenca profesionale e te cileve me ka treguar cilesine si element themelor te punes; Saimirin, Taulantin, profesor Bejten, Eltarin, Paulinin, Xhovalinin, Gazin, Bertin, Asllanin, Pirron, Tanin, Xhemalin, Ervinin etj etj, te mbeshtetur fort tek njeri tjetri e krah ne cdo kohe ne Kuvend i kane dhene mend e force qe i duhet nje grupi;
Kledian-qe perpak e lindi Dean e bukur ne zyren e punes, Miranden me pas, dy vajzat e vetme qe e dine si nis puna ime ne Kuvend, e organizojne ate deri ne detaj; thelbi i punes se mire nis me to;
“grupin tim”, “anonimet e mi te medhenj”, ata qe me mua kerkojne kudo, analizojne cdo detaj, dokument apo informacion, nxjerrin nga dheu cdo leter korrupsioni, afere te treguar ne detaje per vendimmarrjen e Qeverise se Sali berishes, qe ju shqiptaret e interesuar keni pare e degjuar ne publik;
JENI EKIPI ME I MIRE! DUHET TA COJME NE FUND KETE ETAPE, TI TREGOJME CDO SHQIPTARI SE KORRUPSIONI I SALI BERISHES PO E ZHVAT, RRJEP DERI NE LEKUREN E FUNDIT! KUFI KEMI 23 QERSHORIN! PAS TIJ TE RUAJME MORALIN DHE INTEGRITETIN E ASAJ QE DO TE DUHET TE JETE ADMINISTRATA E SHQIPTAREVE, E JONA!!!
CDO SHQIPTARI TE ZAKONSHEM APO EKSPERT QE ME KA BESUAR TE VERTETEN E TIJ ZBULUAR NE DOKUMENTA QEVERIE, AKTE KORRUPTIVE GJITHFARESH; NUK DO TA ZHGENJEJ KURRE BESIMIN TUAJ.
NË PS:
I jam mirënjohes:
edhe Edi Rames, pavaresisht te gjithave- bashkepunimit, mosmarreveshjeve, faktit tashme te njohur te “te folurit nje jave e te mosfolurit 3 jave” (keshtu thone disa), ai eshte kryetari im, ai eshte alternativa jone per Shqiperine e ardhme, Shqiperine tone, Shqiperine tuaj; VITI ESHTE TAMAM KY!;
cdo burri e gruaje, djali e vajze qe sherben ne PS e me te cilet kam punuar cdo dite, ne organizim, aktivitet, aksion, publikim, te gjitheve, Kicos, Gezimit, Besnikut, Ladit, Endrit, Armeles, Albiones, Florit, Dhurates etj etj, jane me te perkushtuarit qe njoh;
DUA TI SHPREH MIRNJOHJEN TIME EDHE DISA NJEREZVE TE VECANTE TE KETIJ VITI:
Shpetim Gjikes-kryetarit te Bashkise se Vlores qe me beri krenar te jem shqiptar ne diten e 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise ne Vlore; po po, thelbi i saj feste qe do te mbetet ne histori ishte edhe Shpetim Gjika dhe gjithe njerezit e tij;
Profesor Rexhep Qoses, e takova per here te pare ne jeten time ne Vlore, degjova me emocion nje ligjerate te kullluar ne shqip, ne shqipen tone qe vetem ai e flet sic duhet, ne permbajtje e ne forme; edhe per kete eshte nje nga te preferuarit e mi; opozitarizmi i tij ka qene frymezues per mua;
Ambasadorit Xhon Uidhers, e takova edhe ate ne Vlore, degjova prej tij nje ligjerate te vertete, plot pasion e dashuri ekstrenme per kete vend, mbushur me te verteta te medha per Shqiperine tone, reale jo te stisura; e verteta e tij ka qene force shtese per te kerkuar me te tjere shoke te vertetat qe varros rregjimi ne Tirane;
Mero Bazes, nuk eshte mik i imi por me ka krijuar mundesi pa fund komunikimi me cdo shqiptar, lirine e duhur per te thene te verteten; por edhe manual kurajoje, kurajo qe e kam shtuar prej tij dhe fjales se tij, te perditshme e te vertete; po ketu nje tjeter lloj te vertete qe e bart nje njohje e re per mua-Bledi Manen;
Rudina Xhungen, miken time qe ka sjelle per te gjithe kete vit, ne dritaren e saj, SHQIP, mendje te ndritura ne mes te erresires se ketij vendi, te duhurat per te ndricuar e zgjuar cdo shqiptar qe do te miren per familjen e tij e vendin e tij por edhe kurajon e njerezve te zakonshem qe duan drejtesi per te vertetat e tyre;
Sokol Ballen qe me ka krijuar mundesi te them edhe ne dritaren e tij te shumendjekur te verteten time per aferat me te medhaja korruptive te kesaj Qeverie; por i jam mirënjohës edhe per gazetarine e tij e cila ka sjelle ne kete vend te verteta te tjera qe te thena profesionalisht duhet te bejne te reflektoje cilido, ne politike dhe jashte saj;
Alben e Karlon, Anilen e Rrozhanin qe krijuan tamam kete vit nje tjeter hapesire te lire, publike e profesionale, multidimensionale ne median shqiptare A1 REPORT DHE SHQIPTARJA.COM; oh sa mire qe u kthyet; te gjithe qe jeni mbledhur aty dhe prodhoni e shperndani mendim prej aty;
Adrian Thanon, ate qe ka risjelle nje Ditë tjeter, te forte prej te vërtetës qe kish kohe qe nuk shkruhej, per shumekend qe e konsideron veten te pushtetshem mbi cdo pushtet;
Filipin, Zaganjorin, Marinin dhe Klodin qe me kane treguar nje Shqiperi tjeter, realisht, ne politike e ekonomi, qe vuan, e vjedhin dhe e zhvasin, e lene ne mjerim dhe fillikat te vetme ndersa te tjere, shume pak, fare pak, pasurohen ne Shqiperine e Pushtetit;
Arlindes, per te disaten here, per librat e saj qe jane nje tjeter dritare e hapur lirie e pasioni, dije e kurajoje, drite e zgjimi, moderne dhe e hapur, qe mua me kane bere me te mire, por besoj se edhe cilindo qe i ka marre ne dore dhe i ka lexuar;
JU TE GJITHEVE, miq te ketij profili, NJE PER NJE!
KENI QENE PER MUA SHUME ME TEPER SE VIRTUAL! ME KENI LEXUAR, ME KENI SHKRUAR, ME KENI MBESHTETUR, ME KENI KRITIKUAR!
JU KERKOJ NDJESE NESE NJE HERE NUK U JAM PERGJIGJUR! JU KERKOJ NDJESE DY HERE NESE NDONJE STATUS APO KOMENT I IMI JU KA BEZDISUR, PROVOKUAR APO JENI NDJERE TE SULMUAR!!
MBETEMI MIQ!!
Ne fund dua ti dergoj nje mirnjohje te madhe familjes sime:
Edes e Anjes-dy te shtrenjtat e mia; Veres e Sashes, Mirdashit e Hilmiut!! Une jam kaq prej tyre. Me kane perkrahur e me kane mbeshtetur, me kane keshilluar e me kane kritikuar, me duan pa fund dhe i dua po aq, me kane plotesuar e me kane bere me te mire!!!
ZOT RUAJI MIQTE E MI KUDO QE JANE!!!
ZOT ME JEP MUNDESINE TE JEM MIRËNJOHËS PER SECILIN PREJ TYRE!
faleminderit Brace