Pavarësisht fluksit të lëvizjeve që vijnë zakonisht me nisjen e vitit të ri shkollorë, Tirana ka ofruar sot një qarkullim normal të makinave dhe qytetarëve, krahasuar me vitet e kaluara. Falë një shërbimi të shtuar të forcave të policisë rrugore dhe asaj bashkiake, akset kryesore rrugore të kryeqytetit nuk kanë pasur trafik të shtuar veç atij me të cilin Tirana ofron normalisht.
Madje situata ka qenë edhe përkundër pritshmërive që specialistët e trafikut dhe policisë rrugore kishin për këtë ditë të parë të shkollës, ku prindërit dhe fëmijët e tyre nxitojnë për të kapur orën e parë të këtij viti arsimor.
Ajo që ra në sy ishte edhe situata krejt normale edhe në Sheshin “Skënderbej”, i cili pavarësisht punimeve që po kryhen dhe ndalimit të lëvizjes së mjeteve në disa drejtime, nuk ka patur trafik. Këtu duket se ka ndikuar edhe puna e Bashkisë së Tiranës dhe Policisë Rrugore për të informuar qytetarët që të evitojnë në maksimum lëvizjet drejt këtij sheshi.
