Uauuuu! Bulevardi, pa makina! (FOTO)

redaktor

Të paktën njëherë në vit Tirana “ndalet”, dhe kjo është pa diskutim paraditja  e datës 1 Janar.  Si është zgjuar dhe çfarë pamje ka kryeqyteti, mëngjesin e parë të vitit 2014? Tirana është në gjumë. Ka festuar deri në orët e para të ditës. Rrugët janë bosh, me përjashtim të ndonjë urbani që qarkullon i vetëm në unazën e kryeqytetit…dhe punonjësve te pastrimit. Nata më festive e vitit ka lënë gjurmët e saj në rrugë. Shishe të  hedhura gjithandej, plehra të pasistemuar dhe këllëfët e fishekzjarrëve të flakura përtokë. Fishekzjarret ishin edhe këtë fundvit, një spektakël. Mungon hedhja e organizuar e tyre dhe gjithsekush bënë koreografinë e tij nga ballkoni i shtëpisë apo tarraca.

Dy gjera të bëjnë të ndjesh që po vjen ndërrimi i viteve në Shqipëri: kapsollat/shashkat/fishekzjarrët dhe radhët disi idiote për të blerë ushqime, a thua se do vijë  fundi i botës, jo fundi i vitit. Por duhet thënë që ky ishte një fundvit në “dietë”. Më pak koncerte, më pak dhurata, më pak shpenzime jashtë shtëpisë. Nga ana tjetër, vijojnë marrëzitë e zakonshme të bareve të qendrës: natën e ndërrimit të viteve, një pije energjike në disa prej tyre kushtonte 15 mijë lekë të vjetra, ndërsa prenotimi i një vendi, 50 euro. Kjo është  Tirana në  ditën e parë të vitit.

1

2

3

4

5

6

7

8

9

11

12

Share This Article
21 Comments
  • ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    …. Ne qe e kemi lene Tiranen prej vitesh … na vjen keq kur e shikojme qytetn tone se si eshte “katandisur”, te vjen per te qare … vetem pisllek, amulli, tela, rremuje, shtesa katesh dhe cdo gje pa leje dhe pa kontroll.

    Berishes i themi – “Mos e gezofsh 2014-ten” …. na shkaterrove vendlindjen, na perzure me armet e 97-tes, na detyrove ta leme Shqiperine.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    • Nese pyet Berisben do te pergjigjet: Un erdha nga Vicidoli. Erdha ne Tiran. Mora pushtet, Tiranen e lashte te piste, fillimisht nga injoranca, me vone nga deshira. Qe Ju tiransit te iknit e un te pasurohem Ikni ikni degdisuni neper bot. Un jam mbret pronash, jam pronar pasurish. E Ju o emigrant, sillni valut e vuani. Kjo do te ishte pergjigja e Sali Kriminel Berishes

  • Keto dite jam ne Paris. Sot ne mengjez ishte qete, por pas ores 14.00 qyteti po kthehet ne normalitet, me trafik normal, me bare dhe restorante te hapura dhe njerez qe shetisen, shumica turiste. Kjo eshte jeta dhe qyteti normal.
    Festimet e Nates se Viti te Ri jane anomali dhe ndoshta cmenduri jashte llogjikes normale.
    Cdo gje behet nen efektin e alkolit dhe shumica e njerezve nuk mbajne mend cfare ndodhi naten e kalur (cfare bene, ke gjuajten, ke puthen, me ke bene dashuri etj etj) Pas kesaj ju duhet ndoshte 1-2 dite te marrin veten dhe tju iki dhimbja e kokes. Dhe kjo quhet festim

  • Shume ide interesante er te treguare qytetin ne gjume pas nje nate feste.. mendoj se festa ne shqiperi behet sic behen dhe gjerat e tjera.. me pak fjale..feston bota festojme dhe ne..bravo Entela…

  • Bravo Entela per kete foto reportazh….aparati yt ngelet vigjilent jo vetem kur bota ben zhurme por dhe kur eshte ne gjume..:)

  • ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    …. Ne qe e kemi lene Tiranen prej vitesh … na vjen keq kur e shikojme qytetn tone se si eshte “katandisur”, te vjen per te qare … vetem pisllek, amulli, tela, rremuje, shtesa katesh dhe cdo gje pa leje dhe pa kontroll.

    Berishes i themi – “Mos e gezofsh 2014-ten” …. na shkaterrove vendlindjen, na perzure me armet e 97-tes, na detyrove ta leme Shqiperine.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

  • I uroj Shqiperise Gezuar dhe te jete kaq e qet, si keto foto e si ky shkrim. Dhe na e zhdukni fare ate Sali Berishen se ka rreshkit fare. Suksese.

  • Nuk po arrij te dalloj asnje rruge te tiranes se dikurshme …..vite pa e pare por kuure se mendoja te ishte katandisur ne kete gjendje. Eh cfare i ka bo tiranes e gjithe shqiperise I paftyri I vicidollit…qe shpirti mender nga b…. I dalte ne 2014…

  • Viti 2014 te jet shpetimi i kombit shqiptare nga familja e ndyre e kafshes Berisha.U zhdukt me soj e sorollop kjo far e keqe.I lutemi shtypit qe mos ta nxjeri kete “kerm” ne faqet e saj se na provokon shqetesime.Vdekje qelbesirave……

  • Huazim i panevojshëm
    “Uauuuu! Bulevardi, pa makina!” Kështu e titullon shkrimin e saj Entela Resuli.
    Ne themi: Ua! Sa mirë, bulevardi pa njerëz! Tirana festoi ndërrimin e viteve. Tani po pushon. Gëzuar Vitin e Ri! Ardhtë i mbarë në Shqipëri, për çdo shqiptar e Shqiptari!
    Ne në shqip themi “ua” me theks mbi “a” dhe me “a” të zgjatur kur habitemi shumë për diçka jo të zakonshme që na lë gojëhapur. Edhe pasthirrma “ua” përcjellë pikërisht këtë ndjenjë, pra e lë njeriun e habitur gojëhapur, ndërsa te pasthirrma e huaj “uau” habia fillon dhe mbaron në çast, pra goja hapet dhe mbyllet dhe nuk ka “u” të zgjatur por, sipas intensitetit të habisë, ka “a” të zgjatur. Secila nga këto dy fjalëza e gjen veten më mirë në gjuhën edhe në kulturën e saj. Duke pasur pasthirrmën shqipe kaq të fuqishme nuk na tingëllon mirë një huazim i panevojshëm.
    “Uau” është fjalëz e huaj, por shohim që të përdoret shpesh në programet televizive sidomos nga persona që kanë marrë leksione në anglisht. Ka edhe fjalë të tjera të tilla parazitare, huazime të panevojshme si OK(oukei), staff, event, performance, task force etj. Për secilën nga këto huazime kemi ekuivalentin e saktë shqip. Ua! Nuk e dinë ata se përdorimi i fjalëve të huaja kur flasim shqip nuk i bën ata më të ditur!! Ua! Nuk e dinë ata se kështu dëmtojnë gjuhën e bukur shqipe!! Lemisi.

  • Akoma me fshese e fshini bulevardin ju ne Tirane ?! Akoma nuk keni blere ndonje makine qe ti fshije?! Turp te keni si ne shekullin xixe. Qytet rrumpalle dhe popull rrumpalle. Pis milet.

    • Tenderi eshte bere per t’u pastruar me makina,por meqe na duhen ca milione,neve te bashkise,po e leme me fshesa!!!
      E pse te bejme gjurulldi per nja 50 milion leke xhepi per Lul Bashen???
      HICGJE!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *