Dita e Pavarësisë së Katarit: Kryetari i Kuvendit Ruçi uron kryeparlamentarin Al Mahmoud

J L

Me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Bashkimit dhe Pavarësisë së Katarit, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,  i ka dërguar nje letër urimi Zotit Ahmad bin Abdullah Al Mahmoud, Kryetar i Asamblesë Konsultative të Katarit.

“Shpallja e pavarësisë është një ngjarje historike dhe hapi rrugën për zhvillimin e modernizimin e vendit dhe rritjen e  mirëqenies së popullit të Katarit.

Katari është për Shqipërinë një vend mik, që na është gjendur në vështirësitë që kemi ndeshur, sidomos pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar. Marrëdhëniet midis vëndeve tona  janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe janë konfirmuar edhe nga realizimi i vizitave të niveleve të larta si dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të rëndësishme në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë.

Gjatë një takimi që patëm kohët e fundit, Shkëlqesia e Tij, Ambasadori Ali bin Hamad Al-Marri,më njoftoi se Emiri i Katarit ka vendosur zhvillimin për herë të parë të zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë të vitit 2021.Gjithashtu, Ambasadori mëbëri të njohur edhe legjislacionin e ri të Shtetit të Katarit për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe pranimin e punëtorëve të huaj në Katar.

Këto  lajme të gëzuara që vijnë nga Katari shënojnë një hap të rëndësishëm në avancimin e Shtetit të Katarit drejt valëve të demokratizimit, zgjerimit të lirive politike dhe të të drejtave të njeriut. Ky avancim është rezultat i vullnetit të drejtpërdrejtëtë Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit si edhe rritjene mirëqenies së popullit të Katarit.

Ne ndjekim me vëmendje përpjekjet e suksesshme të popullit dhe të institucioneve të Katarit për përballimin e pasojave të pandemisë Covid-19, përpiqemi të përfitojmë nga kjo përvojë dhe  urojmë që popujt tanë dhe gjithë njerëzimi të dalin sa më shpejt dhe sa më lehtë prej saj”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *