Pushtimi rus i Ukrainës është në ditën e tij të pestë. Sot do të zhvillohen negociata mes diplomatëve rusë dhe ukrainas.
Zelensky ra dakord që takimi të zhvillohej pa kushte në kufirin Ukrainas-Bjellorusi në rajonin Pripyat, në një rezidencë shtetorëre. Vetë Zelensky nuk do të jetë i pranishëm.
Sipas Ministrisë së Brendshme në Ukrainë janë vrarë në total 352 persona, mes tyre 14 fëmijë. 1684 persona të tjerë, përfshirë 116 fëmijë, janë plagosur.
Ukraina ka ngritur padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë.
Ministrat e Jashtëm të BE-së miratuan fondet nga buxheti i Komunitetit për sigurimin e armatimeve dhe formave të tjera të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
E gjithë hapësira ajrore europiane përfshirë dhe shumë vende jashtë BE-së është mbyllur për fluturimet e avionëve rusë. Këtu bën pjesë dhe Shqipëria.
Në fushën e betejës, forcat ukrainase vazhdojnë t’u rezistojnë mirë rusëve duke e ngadalësuar pushtimin.
Ukraina ka ngritur gjithashtu padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të OKB-së në Hagë
Më poshtë pamje nga luftimet mes ushtarëve ukrainas dhe trupave ruse ditën e diel.
A Ukrainian soldier fires a missile at a Russian tank near #Kharkiv #Ukraine Seems the anti-tank weapons are working wonderful. #UkraineInvasion #UkraineWar pic.twitter.com/uOPATOFAxc
— OSI NICK (@OSICnick) February 27, 2022
j.l./ dita



