Dita e Rilindasve Bullgarë

redaktor

Me 1 Nentor, Bullgaria kremtoi Ditën e Rilindasve të shquar të vendit. Kjo ditë i kushtohet veprimtarëve të medhenj të Rilindjes bullgare, luftëtarëve për çlirimin kombëtar, të cilët ruajtën gjatë shekujve vlerat shpirtërore dhe morale të kombit. Kjo është festa, që bashkon të gjithë bullgarët dhe indihmon ata të ruajnë identitetin, gjuhën dhe kulturën e vet.

Për herë të parë kjo festë është kremtuar ne qytetin jugor bullgar, Pllovdiv, ne vitin 1909, kurse ne vitin 1922 ministri i atehershem i arsimit popullor, Stojan Omarcevski beri propozim ne Keshillin e Ministrave per caktimin e 1 nentorit si Dite e Rilindasve te Shquar te popullit. Prej 1 nentorit te vitit 1923, me dekret te mbretit Boris i lll kjo dite eshte perfshire ne kalendarin mbarekombetar te festave. Ne periudhen e regjimit komunist nuk festohej, por pas ndryshimeve demokratike me vendim te parlamentit, kjo tradite zuri vend perseri.

Nga veprimtaret e Rilindjes nder te paret permendet murgu nga mali i shenjte, Paisij Hilendarski, i cili shkroi “Historine sllavo-bullgare” ne vitin 1762. Ky liber pati nje rol jashtezakonisht te madh per rizgjimin e ndergjegjes kombetare bullgare ne vitet e sundimit Osman.

Midis tyre jane shenjtori Ivan Rillski, letraret nga mesjeta, kleriket katolike Pjeter Bogdan dhe Peter Pecevic, peshkopi Vracanski dhe mesuesit Rajno Popovic, Sara Dobroplodni, Sava Filaretov, Dobri Cintulov, folkloristet e shquar, vellezerit Miladinovetj, etj.

Nder personalitetet e tjere te medhenj jane ikonografi i shquar Zaharij Zograf; dr. Peter Beron–autori i abetares se pare bullgare; shume botues te librave, njerez te penes, mendimtare dhe frymezues te Rilindjes Kombetare Bullgare dhe te ndergjegjes qytetare. Nder veprimtaret e shquar te Rilindjes Bullgare jane dhe luftetaret per liri, mijera luftetare te njohur dhe te panjohur, aktiviste dhe vojvode te levizjes se organizuar revolucionare, sic jane: Haxhi Dimiter dhe Stefan Karaxha, udheheqesit e levizjes nacional-clirimtare Gjeorgji Rakovski, Apostulli i lirise Vasil Levski, Hristo Botev, Gjeorgji Benkovski, Panajot Volovi dhe shume te tjere. Nder iluministet me te medhenj shpirterore te popullit bullgar jane dhe shkrimtaret e poetet bullgare Petko Sllavejkov, Ivan Vazov, Penco Sllavejkov, Pejo Javorov, Dimko Debeljanov, Hristo Smirnenski, Simeon Radevi, Nikolla Vapcarov, Dimiter Talevetj. Jane gjithashtu dhe mijera murgj, mesues, historiane, te cilet jeten dhe veprimtarine e tyre ia kushtuan zgjimit dhe perparimit te popullit.

Selim Hoxhaj
Selim Hoxhaj

Ne kete menyre 1 Nentori eshte kthyer ne nje nga ditet me te festuara te shpirtit dhe vetedijes bullgare, eshte bere symbol i zgjimit shpirteror, qe fillon me levizjet e fuqishme per pavare si kishtare dhe arsimteri bullgar gjate epokes se Rilindjes Bullgare. Keto levizje kontribuan per luftrat e popullit bullgar per pavaresi politike. Te gjithe kleriket, mesuesit, veprimtaret shoqerore dhe revolucionaret punuan per pavaresine fetare, arsimuese, kulturore dhe politike te bashkeatdhetareve te vet. Tani, pas me shume se 135 vjet nga clirimi prej zgjedhes otomane, si inteligjenca ashtu dhe i gjithe populli e kuptojne trimerine dhe burrerine e te gjitheve, te cilet e lartesojne shpirtin e bullgareve.

Me 1 Nentor çdo bullgar, pavaresisht nga fakti se kundodhet–ne atdhe ose diku neper bote, ben bilancin e vet se cili eshte kontributi i tij per ruajtjen e shpirtit bullgar. Iluministet dhane shembullin e vet, kurse brezat e sotem kane detyren te ruajne ate qe eshte arritur dhe ta cojne me tej, sepse vetem lartesimi shpirteror mund ta ruaje identitetin e popujve.

Kur perkujtojme veprimtaret e shquar te Rilindjes Kombetare Bullgare mendja na shkon edhe tek veprimtaret e Rilindjes Kombetare Shqiptare, te ideologet dhe veprimtaret e shquarsi: Naum Veqilharxhi, Zef Jubani; aktivistet e Komitetit te Stambollit dhe te Lidhjes se Prizrenit, si vellezerit Abdyl, Naim e Sami Frasheri, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, veprimtaret e shoqatave kulturoro-arsimore te kolonise shqiptare ne Bullgari (“Deshira“ në Sofje), Rumani dhe Egjipt, patriotet dhe demokratet e shquar nga fillimi i shekullit te 20-te, si Ismail Qemali, Fan Noli, Bajo Topulli, Luigj Guraguqi, Hasan Prishtina etj.

Shoqata “Dëshira” me qëndër në Sofje u kthye në vatër të atdhedashurisë si motrat e saj në Stamboll dhe Bukuresht duke bashkëpunuar me Rilindasit e shquar Naim dhe Sami Frashëri, etj. Pjesë e aktivitetit të shoqatës “Dëshira” ishte hapja e shtypshkronjës “Mbrojtësia” e cila me botimet e saj luajti rol të rëndësishëm në lëvizjen patriotike Kombëtare, pararendëse për Pavarësinë e Shqipërisë. Për herë të parë në Sofje u botua në vitin 1901, në këtë shtypshkronjë gazeta “Drita” nga Shahim Kolonja. Këtu janë botuar gazeta dhe revista si   “Shqypja e Shqypnisë” nga Josif Bageri, “Shqipëria e lirë” nga Kristo Luarasi, revistat “Vetëtima” nga Thoma Avrami dhe “Shqipëria” nga Nikola Ljako. Apo gazeta “Liri i Shqipërisë” e cila luajti rol për rritjen e ndërgjegjjes kombëtare shqiptare.

 

 

**********

*Konsulli i Nderit i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. Foto kryesore: Paisij Hilendarski

 

 

Share This Article
4 Comments
  • I uroj gjithe te mirat popullit bullgar!Eshte i vetmi popull sllavisht foles(ne te vertete nga depistimet e gjenetikes moderne dalin 55% thrake dhe jane sllave vetem 15%),qe na u ka gjendur gjate rilindjes tone kombetare.

  • Demo! Po ku mi nxorre vetem 15% slave bullgaret? Me fal mua per injoranxen time por une vetem histori kam lexura edhe nuk jam marre ndonjehere me testime ADN e as me studime gjenealogjike te popujve. Edhe ka fakte historike qe po te jesh ti i interesuar mund edhe te gjesh diçka mbi të cilat mund të informohesh. Lexo mbi dyndjet e fiseve Avarë që ishin nomadë edhe vinin nga fushat e pamasë mongole. Nqs do të informohesh mbi fatin e Thrakeve lexo mbi historine e Rumuneve.

  • Populli bullgar ka qene me arsimdashesi ne ballkan dhe ka ndihmuar shume ne rilindjen kombetare shqiptare,bile ka edhe fshatra me minoritet shqiptar,qe i njeh me ligj si te tille !
    -Urime popullit Bullgar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *