Dita e tokës, Meta: Ndërtimet pa kriter, një regres që duhet të marrë fund

Ornela

Presidenti Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Tokës ka kërkuar një kujdes më të shtuar për të mbrojtur mjedisin dhe ekosistemin.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se duhet të marrë fund regresi i ndërtimeve pa kriter në kurorat e gjelbra.

Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.

Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund!

Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës”, shkruan Meta në Facebook.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Ik, ore hajdut, akoma nuk e ke kuptuar se je turpi i atij vëndi, ti, familja jote dhe gjithë ndyrësirat që ke për rreth….

  • Dy njerez qe i rendojne kesai toke Jane :Sali Berisha dhe Ilir Meta;i pari e beri Shqiperine “toke te Xanun” dhe i dyti i shndroi malet nga natyrale ne “male me gropa” Ne malin e Dajtit ku groposi tre puntore qe punonin ne guroren e tij dhe te dytin Malin eShenjte te Tomorrit qe vazhdon ta shemtoje me gropat e hapura nga kompanit e tij duke shkaterruar kete pasuri dhe park te paperseritshem kombetar perpara syve te Ministris Mjedisit qe duket e pafuqishme ose e korruptuar ose nga vet ky president”Mafioz”apo edhe nga partia e tij qe e kryeson e shoqia! ‘

  • o more Like sa i pacipe qe je. Fshati digjet e kurva like do te krihet mos se na fike sa i preopukupuar qenke e kuptojme qe o tall b… por sdo vazhdoje gjate do te vije dita te te shohim atje ku e meriton te jesh.Hajdut me cizme i yurryer sa me zbehet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *