Dita e “Ujit Të Bekuar”, besimtarët nëpër qytete sfidojnë temperaturat për kapjen e kryqit

J L

Dita e 6 Janarit simbolizon ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar, ku çdo vit besimtarët e krishterë hidhen në lumë për të kapur kryqin e shenjtë.

6 Janari, e kremtja e Pagëzimit të Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, ose e njohur në popull si dita e Ujit të Bekuar, për besimtarët beratas është një prej të kremteve më të mëdha të Kishës, nëpërmjet të cilës ata përkujtojnë pagëzimin e zotit të tyre Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan.

Besimtarët në qytetin e Beratit si çdo vit këtë ditë e festojnë në ujërat e lumit Osum.

Ceremonia e kësaj dite të shenjtë, si çdo vit, edhe sot filloi herët në mëngjes në Kishën e Shën Dhimitrit, në qendër të qytetit, ku pasi u kryen të gjitha ritet fetare, At Johan Qako, me kryqin në dorë dhe nën goditjen e këmbanave të Kishës, iu drejtua lumit Osum, për të hedhur kryqin simbol të kësaj feste.

7 të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit,u hodhën në ujin e ftohtë të lumit për të pritur hedhjen e kryqit. Kryqi u kap nga 26-vjeçari Pirenc Zharra, banues në lagjen “Goricë” në Berat.

Si çdo vit,për të riun që kap Kryqin e Ujit të Bekuar, Kisha dhe Mitropolia i dhurojnë në shenjë simbolike 150 mijë lekë (të vjetra). Më pas, ai shkon me kryqin në dorë në çdo shtëpi të lagjeve: Goricë Mangalem e Kala, banorët e të cilave “dorovisin” kryqin e bekuar që mban në dorë i riu.

I riu Pirenc Zharra shprehet se, ndihet i lumtur pasi për të është hera e parë që kap kryqin.

Gjithashtu 6 janari është festuar në Sarandë, Fier dhe Korçë.

Në Sarandë kryqi është kapur nga 42 vjeçari, Luka Todhëri i cili shprehet me fat që arriti ta kapë.

“Është hera e shumtë që hidhem për kryqin dhe këtë radhë falënderoj zotin që me bekoi me e marrë”, ka thënë ai.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Ti , kari i rradhes , i do zakonet fetare me kurban bajram , me arifegjym , me sulltan pekmez , por ja qe ka ne Shqiperi edhe me kryq , si gjithe Evropa dhe bota e perparuar . Jane ata qe nuk u bene sherbetore te pushtuesit turk , por i rezistuan masakrave 5-shekullore dhe ruajten zakonet , doket dhe fene e te pareve .

  • Ka shume si ju o Mirela dhe na ka gjetur belaja.
    Janullatos eshte Feja “E mire” apo e keqe) e Kastriotit.
    Por ju o Qyqare si bij te Vezireve Pashallareve, Bejlereve, Agallareve, Dervisheve, Hoxhallareve, Muhipeve qe Jo vetem se i kini duart me gjak,por u moret Pasurine atyre qe nuk u Turqizuan dhe i detyruat te shkojne Tek Vellezerit e tyre Greke te ashtuquajture Arvanitas dhe ne Magna Grecia te ashtuquajturit Arberresh.
    Ju si Osmane ne Ndergjegje zoti Morel i thoni Stamboll qendres tone te Perandorise Ilyre Greke te Megas Kostantinos.
    Ju nuk kini turp.
    Jini nga barkun i nenes Servile,Spiune,Tradhetare (Servis,Spy, Traitor)
    Flisni nje Glosa (Gluhe) te huaj.
    Ne si Vorio Epirote dhe Ilyre i themi Polis dhe faktet (facts angl) historike per Albanopolis, Kostantinopolis, Adhrianopolis,Tripolis (Tropoje) ju i thoni ItalishtQitet nga Cita,Nate nga Note,Pranvere nga Primavera,Vere nga Vino,Shtet nga State,popull nga popola,Familje nga family,Femije,Femer nga Female,mashkull nga Masculine,Mendje nga Mind,Shpirt nga Spirito etj,e te tjera,ecetera.
    Ju o Mirel jini kanceri i Kombi Greke te Ilyreve, Epiroteve, Maqedhonasve, Ioneve ku eshte sot Tur-qia.
    Nje shekull kini me gluhe te shkruar dhe me fjale Italisht ne shumice dhe akoma (ancora) nuk ju mbushet Radakja se jini turq ne Ndergjegje.
    Ne e kemi per Nder qe jemi Vorio Epirote dhejo Arnaute te degjeneruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *