Sot, Dita e Verës: Dallandyshja duhet t’ju marrë veroren, çfarë simbolizon festa pagane me origjinë të lashtë

Ornela

 

Dita e Verës është një festë pagane me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë pikërisht në 14 mars.

Ballokumja është gatimi tradicional që e karakterizon këtë festë. Në disa zona të Shqipërisë ndizen edhe zjarre.

Një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores” një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet në qytetin e Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit disa shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej më 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”)

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Une e di qe vera hyn me 22 qershor ndersa tani jemi akoma ne dimer deri me daten 22 mars kur hyne pranvera nga na doli dita e veres me 14 mars

  • Shto uje e shto miell,,Data 1 mars me kalendarin Julian,,eshte data 21 mars me kalendarin e sotem Grewgorian,DITA E SOLSTICIT PRANVEROR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *