Dita e Verës, Rama feston në Tiranë, Basha në Elbasan

anazapta

Festimeve të Ditës së Verës , të cilat kanë nisur që në orët e para të mëngjesit kryesisht në Elbasan dhe Tiranë, u janë bashkuar edhe krerët e politikës.

Në kryeqytet, aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës dhe Qeveria nën koordinimin e katër ministrive: asaj të Rinisë, Arsimit, Kulturës dhe Turizmit, kanë pasur një përplasje paradite, por më pas festimet kanë vijuar përgjatë bulevardit, ku janë mbledhur shumë qytetarë që banojnë në Tiranë, por edhe të ardhur nga rrethet.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Tiranën për të kaluar disa momente festive, ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ka udhëtuar drejt Elbasanit.

Rama i është bashkuar një grupi të rinjsh në lulishten “Vëllezërit Frashëri”, ku ka zhvilluar një lojë basketbolli me ta.

“Ky është një ngushëllim fantastik për moshën që ikën në këtë ditë vere dhe besoj se ndërthurja e energjisë dhe e pasionit të më të rinjve me eksperiencën tonë iu vlejti dhe atyre. Ndërkohë që kam bindjen se kjo ditë vere çel një verë dhe një pjesë të mbetur të vitit më të mirë qoftë për të rinjtë, qoftë për më të moshuarit”, tha Rama për mediat.

Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë shqiptarët nga Elbasani. “Më vjen mirë që distanca fizike midis Tiranës dhe Elbasanit nuk ka qenë kurrë më e shkurtër, më e vogël. Sepse distanca shpirtërore mes Tiranës dhe Elbasanit  thuajse nuk ekziston. Këtë e them si kryetar i Bashkisë së Tiranës por edhe si ish-deputeti i Elbasanit në Partinë Demokratike”. “Sot në emër të qytetarisë së Tiranës falënderoj qytetarinë e Elbasanit për këtë traditë të bukur që ia kanë dalë ta mbajnë gjallë dhe që Ditën e Verës rrezaton anembanë qyteteve dhe fshatrave tona. Ju uroj nga Elbasani çdo shqiptari Gëzuar Ditën e Verës. Mbarësi dhe gëzim sjelltë kjo ditë për të gjithë ju. Panairi është gjithmonë impresionues si për nga organizimi shut edhe për nga pasioni i njerëzve që përfaqësojnë punën e tyre në këtë panair” tha Basha.

* * *

 

Dita e Verës, harta e festimeve sot në Tiranë

Janë  një sërë aktivitetesh që janë parashikuar të mbahen në Tiranë, me rastin e Ditës së Verës.  Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, ka bërë me dije se këtë vit Dita e Verës do të festohet ndryshe nga herët e tjera, pasi Qeveria shqiptare nën koordinimin e katër ministrive, atë të Rinisë, Arsimit, Kulturës dhe Turizmit, ka planifikuar një sërë aktivitetesh ditën e sotme, përgjatë Bulevardit të Tiranës, si një mënyrë ndryshe për t’u argëtuar.

“Edhe këtë vit shqiptarët janë gati të shijojnë e festojnë ndryshimin e stinëve. Elbasani spikat me aktivitetet që organizon çdo vit në Ditën e Verës, por ndërkohë katër ministri janë bërë bashkë për të krijuar një atmosferë festive edhe në Tiranë”, u shpreh zëvendësministrja Sula. Ajo bëri me dije se në 14 mars, duke filluar nga ora 10.00, Ministria e Rinisë, e Kulturës, e Arsimit dhe e Turizmit kanë përgatitur një sërë aktivitetesh, të cilat do të përqendrohen në Bulevardin e Tiranës, nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit deri në Sheshin “Nënë Tereza”.

Aktivitetet nisin nga TOB-i me një performancë nga Banda e Ushtrisë, për të vijuar në Parkun “Rinia” me aktivitete të ndryshme nga gjimnazet e Tiranës, Cirku i Tiranës dhe Teatri i Kukullave, e më pas në Galerinë e Arteve ku do të shfaqet një ekspozitë me piktura nga fëmijë më aftësi të kufizuara. Në urën e madhe në Bulevard do të organizohet një koncert muzikor me këngëtarë të njohur shqiptarë, ndërkaq pak me tutje, në sheshin “Vëllezërit Frashëri” do të ketë aktivitete të ndryshme sportive për të rinjtë.

Në lulishten përpara Vilës 31 të gjithë të apasionuarit pas produkteve artizanale mund të ndjekin Panairin e Artizanatit, një vend do të ekspozohen krijime të ndryshme të 30 bizneseve me prodhime artizanale nga e gjithë Shqipëria. Radha e gjatë e aktiviteteve mbyllet në Sheshin “Nënë Tereza” me Agjencinë e Turizmit dhe operatorë të ndryshëm turistikë, të cilët do të shfaqin projektime vizuale mbi Shqipërinë turistike. Kësaj nisme i është bashkuar edhe biznesi, të cilët do të ofrojnë produktet e tyre me një kosto më të ulët.

 

Share This Article
7 Comments
  • Eli, ne vend te ilaceve qe i ke harruar pa pire kete mengjez po te jap nje lajm te gezuar :
    Kryeministri Rama sot ja kaloi edhe Nard Ndokes me thenien brilante tek po luante basketboll ne nje ambient pa leje, “Kjo dite vere qe eshte dite vere”, e mrekullueshme, te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen duhet te gezohen per rekordin e mencurise qe ka arritur kryeministri i tyre. Vertet dhurate e cmuar per nje dite te shenuar.

  • ME NJE FESTE FETARE–Pse fut hundet politiqija,e kurban bashkija pyet LSI-ja
    Popull idjot i Bathores tranzicioni i juaj i varferise do jete i perjetshem se jeni skllever te pjeses me injorante te kesaj shoqerije qe eshte trekendeshi Janullatus-Imam-bajalldi-politiqi
    shtoini dhe fevzinj ‘gazetari’.LIS-Levizja Integrim Skrapar

  • Per nje vend me aq shume probleme festat duken… .

    Festat me “shtet e me politike” te lene nje shije te … .


    Nejse “le te festojne” desha te shtoj “nje vogelsi” pa ja cenuar kujt festimet.

    z. Basha, si Kr-i-Bashkise Tiranes, nga kush paguhet per te lene punen nje dite te tere, dhe te shkoje ne Elbasan?

    Sot eshte e Premte.

    Dite Pune.

    (nese Dita e Veres eshte feste Zyrtare, atehere pune tjeter. Por z Basha, si ne Irlande si ne Elbasan, si kudo qe iken nga e Hene-te-Premte, paguhet per nje pune tjeter nga Taksat e Shqiptareve)

  • U KUJTOJ TE DYVE!….

    Gezoni ket’ dite te veres,
    Me kenge,ver,humor e gaz…
    Mos harroni, mbrapa deres…
    rron nje popull, qe po plas!
    Se s’ju nda dimri nga pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *