Dita e Verës vjen me vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të diel

J L

Reshjet e shiut do të jenë prezente ditën e sotme, e cila përkon me Ditën e Verës.

Vranësira të dendura me kthjellime të pakëta në veri e qendër, ndërsa në jug me vranësira e kthjellime, janë disa nga karakteristikat e ditës së sotme.

Reshje shiu do të ketë në veri e pjesërisht në qendër. Intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët e përkohësisht mesatar në veri.

Ndërkohë në male parashikohet që të ketë dhe reshje dëbore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet.

Për këtë shkak temperaturat do të pësojnë rritje ditën e sotme. Valëzimi i forcës do të jetë 3 dhe 4 ballë.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *