DITA ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2016!

Dita

Viti i Ri ka mbërritur edhe në  Shqipëri.

Kur akrepat e orës shkuan 24:00, mijëra fishekzjarre ndriçuan si çdo fundvit qiellin e kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë.

Duke ju falenderuar për mbëshetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, Gazeta “Dita” ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2016!

Qoftë 2016-ta i mbushur me lajme të mira dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja!

Share This Article
18 Comments
  • Gezuar vitin e Ri 2016!
    Gezuar stafit te gazetes “Dita”, gazete e cila jo vetem na informon ne kohe reale e me cilesi te larte, por edhe na jep mundesine e komunikimit tone!
    Gezuar te gjithe shqiptareve ne mbare Boten! Qofte vit i mbare dhe realizues i endrrave lumturuese kudo qe jetojne e punojne!
    Qofshim me bashkues me njeri-tjetrin, me solidare dhe kerkues ndaj vetes dhe atyre qe na drejtojne per te miren e perbashket, per te miren e Atdheut, per te miren e se ardhmes sone dhe te gjeneratave te reja! Gezuar! Gezuar! Gezuar!

    Me respekt: Fatos Luta, Itali.

    • Stafit të gazetes dita!

      Me shpirt e me zëmër gjithë stafit të gazetës dita, ju uroj gëzuar vitin e ri 2016, shëndet e lumturi në jetën tuaj të përditëshme ! Unë jam një i moshuar i apasjonuar pas shtypit të përditshëm dhe ndjej kanaqësi kur lexoj gazëten dita, ashtu sic thotë dhe një poet; ’’Me qiri t’u kishe kërkuar zor se do t’ju kishe gjetur një staf kaq të përkushtuar për një drejtesi të etur!” Në qytetin tim ështe gazeta që shitet më shumë dhe që lexohet nga shumë qytetarë, kjo vjen për faktin e punës së pa lodhur të stafit të gazetës tuaj, të Pasqyrimit, të probleme më emidiate, të redaktimit me cilësi të lartë, të punës së palodhur të kryeredaktorit Adrian Thano, Alqi Kociku, Erjon Habibaj, Të yjeve të Kolegjiumit, mëndjendriturit Viktor Malaj, Trimit Bedri Islami, poetit popullor Arben Duka, poetit e shkrimtarit Legjendarit Moikom Zeqo, Eroditit Andrea Stefanit, si dhe gazetarëve të shquar Xhevdet Shehu, zonjushave, Pranvera, Entela, Ornela, e gjithë atyre gazetarëve që s’u kam përmendur emrat . Edhe një herë punë të mbarë në jeten tuaj të nderuar. Gezuar vitin e ri 2016.

      Nga Shkodra Eqerem Kajo

      • Urimet me te mira per Ju e gazeten tuaj per vitin e Ri 2016. Qofshit te lumtur e te gezuar familjarish.t .
        Me shume respek EVDAL NURI .

        • Z. Thano!
          Me lejoni qe, me rastin e Vitit te Ri 1916, te uroj nga zemra juve dhe gjithe stafin e gazetes tuaj te nderuar dhe te shumelexuar, te keni shendet dhe suksese te metejshme ne shqiptimin hapur dhe drejt te fjales se lire, te asaj fjale per te cilen shqiptaret kane kaq shume etje. Qofte vit i mbare per ju dhe per gjithe ne banoret e ketij vendi te lashte dhe te bukur. Guri Shyti.

  • Faleminderit dhe Gezuar Dita ! Gezuar Vitin e Ri 2016 !

    Nderimet e mija per punen tuaj fisnike dhe pa-anesine tuaj ne postimin e komenteve .
    Le te jete ky vit, viti i persosjes se punes suaj profesionale .

    Shendet & Lumturi gjithe stafit tuaj kudo qe gjenden , me ne krye pronarin tuaj ! Cheers !

  • Gjithashtu edhe une uroj stafin e gazetes Dita dhe kryeredaktorin e saj, GEZUAR VITIN E RI 2016, qofte ky vit, vit i mbaresive, si ne punen tuaj, ashtu edhe ne familje, shendet dhe bereqet.
    Gjithashtu uroj te gjithe komentuesit e kesaj gazete, paci nje vit te mbare ne 2015-ten.
    GEZUAR.

  • GEZUAR VITIN E RI 2016 EDHE PER STAFIN DHE BOSAT E GAZETES “DITA”

    qe me punen e tyre te lavderueshme i kane ngrohur zemrat shume shqyptareve ne komunikimin intelektual midis tyre , por edhe ne kontaktet per shkembime mendimesh me te huaj. ambasadore apo njerez te zakonshem, te lidhur ne forma te ndryshme me Shqypnine.

    Urojme me shume fat per Shqypnine dhe shqyptaret, sidomos ne perzgjedhjen e BOSAVE qe do te drejtojne shtetin tone pa fat deri tani.

    Urojme qe gazeta liberale DITA te behet akoma me zemergjere dhe me liberale ne vitin 2016, pa censurime te panevojshme per komentet tona, ndofta ne pamje te pare primitive dhe pa etike qytetare, por qe ne fund te fundit shprehin ate qe i qan shpirti dhe qe politika duhet t’i marri parasysh sepse jane indiktatori me real dhe me i sakte per vleresimin ne drejtimin e shtetit.

    nga nastradini dhe miqte e tij GEZUAR!

  • Stafit të gazetës ” Dita”, urimet më të mira për 2016-ën! Presim që “Dita” të vazhdojë përmbushjen me sukses të misionit qytetar e luftarak që ka nisur në luftën kundër korrupsionit , për një reformë cilësore në drejtësi e arsim, për vendosjen e standarteve europiane në mënyrën e funksionimit të shtetit të së drejtës, për realizimin e ëndrrës së bashkimit kombëtar shqiptar,për një qeverisje normale, për inkurajimin e opinionit e të kurajos qytetare , për një kulturë e art me identitet kombëtar dhe sidomos për një politikë moderne, me moral e që mban premtimet? Suksese dhe qofshi si deri tani në krye të shtypit shqiptar! Nderime për të gjithë stafin e Dita-s !

    • I urojmë Dita-s që për 2016-ën t’ju fusë nga një kallëm në prapanicë atyre politikanëve që nuk mbajnë premtimet ?!? A dëgjuat Re stafi i Dita-s! Gëzuar qofshi dhe Ju!

  • Gezuar vitin e ri 2016. Qofte nje vit me i suksesshem se ai qe lame pas per ju si staf i gazetes “DITA”. Duket qarte qe perkushtimi nuk ju mungon, punoni me shume te jeni sa me profesionale megjithse jeni para shume kolegeve tuaj te gazetave te tjera
    .

  • URIME DITA-s

    per nje 2016-te me te çilter e me profesionale, per te kontribuar ne ndertimin e nje shoqerie shqiptare te kohes, me te mire, me atdhetare.

  • GEZUAR 2016! URROJME QE “DITA” TE KTHEHET TEK MISIONI FILLESTAR SI NJE GAZETE LIBERALE QE 2016 TE JETE PA CENSURA BOLSHEVIKE PER MEDIAN TONE KOMBETARE!

    Mbetet qe te pyesim kete fundvit: Cili ishte PARADOKSI me i madh i 2015 duke u nisur nga fakti se shume gazetare kane dhene mendime te ndryshme ne kahe te kunderta per kete ceshtje thelbesore prandaj bashke me urrimet po mundohemi ta shtjellojme si me poshte vijon:

    PARADOKSI ME I MADH I VITIT 2015:

    Ky PARADOKS tejet i cuditshem del ashiqare ne syte e Botes kur Shqypnia 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit ne bisht te kavallit nga njera ane kerkon te antarsohet ne BE-ne antikomuniste dhe Demokratike dhe nga ana tjeter ministrat e qeverise dhe deputetet alla Spartak Braho, Pandeli Majko, Ben Blushi me nje ushtri enveristash te perbetuar nga pas shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e Diktatorit gjakatar Enver Hoxha ne dore.

    Ky PARADOKS tejet i cuditshem del ashiqare ne syte e Botes kur Kryeministri shqyptar Edi Rama kerkon falje per krimet e Komunizmit ne Berlin perpara Kancelares Merkel dhe nga ana tjeter sapo mberrin ne Rinas hedh LEKAT e buxhetit badiava per te festuar me buje 29 nentorin e ZI qe mbolli MURTAJEN Komuniste ne vendin tone te tipit stalinist me te eger nga te gjitha vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore.

    Ky PARADOKS tejet i cuditshem del akoma ashiqare ne syte e Botes kur Qeveria dhe Parlamenti ne vend te punojne per ligjet e integrimit tone ne BE, sajojne dhe miratojne ligje per dekorata, medalje dhe pensione shtese per kriminelet dhe xhelatet e regjimit te Enver Hoxhes si nje PARADOKS qe nuk verrehet ASKUND ne Bote.

    • po ti ke uruar njehere me siper o nastradin, ke ngaterruar goten, hahhahaaaa, Gezuar edhe ti e paç shendet, te uron gjermani i fundit dhe miqte e tij qe harruan te te paguanin rrogen e nentorit, te urojme guxim dhe vendosmeri qe ta mbushesh kompjuterin me bollek komentesh po aq sa banore ka Kina dhe India bashke.

  • Gezuar Vitin e Ri i uroj Gazetes DITA! Nga nje komentues i censuruar neper gazeta te tjera frikacake karshi Antiglobalizmit! ( Mos e botoni po deshet, thjesht eshte nje urim per stafin tuaj )!

  • Gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen Gëzuar Vitin e Ri ! Qoftë ky një vit i mbarë dhe paçi sa më shumë shëndet, gëzim e lumturi në jetë e në familjet tuaja !

    STAFIN E GAZETES DITA në veçanti dëshiroj ta përshëndes për angazhimin serioz në punën e tyre, kurse për të ardhmen i uroj suksese të mëtejshme, paanshmëri në informimin e lexuesve, moscensurim të komenteve të cilat nuk dëmtojnë etikën e të folurit, publikim në kohë sa më reale të komenteve (te më falni por është konstatim personal i muajit të fundit), dhe mbi të gjitha rishikim të të gjitha filtrave apo plugins-at e instaluara kohët e fundit.

    Vazhdimësia e palëkundur e po të njëjtës linjë të mbajtur deri më sot, do të bënin që zëri i saj i fuqishëm, dhe përmes saj dhe ai i lexuesve, të përcillej deri në qarqet më të larta, në mënyrë që proceset e zhvillimit ekonomik, ato të demokratizimit, dhe mbi të gjitha ajo e forcimit të shtetit të së drejtës dhe barazisë ligjore, të konsolidohen e të përshpejtojnë anëtarësimin ë vendit tonë në BE.

    GEZUAR 2016

  • Gezuar ne misionin tuaj fisnik dhe te pervecem sot ne Shqiperine e lodhur nga tranzicioni. Jeni nder te vetmit, ne mos te vetmit qe lexoheni me deshire dhe masivisht. Kjo eshte nje fitore ne kohen kur mediet e shkruara jane “kapur” nga interesa te ngushta e meskine. Kjo vecori duhet t’ju shtyje te jeni edhe medie vizive. Nje ekran i shkruar DITA TV do te ishte me nje audience njemije here me e madhe se gazeta juaj e suksesshme. Respekte Ardi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *