Dita Kombëtare e Greqisë, Ambasadori grek premton mbështetje për Shqipërinë

Dita

Ambasada e Greqisë në Tiranë zhvilloi sot një ceremoni me rastin e ditës së 25 marsit, Ditës Kombëtare të Greqisë.

Nderonin në këtë ceremoni, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe diplomatë të akredituar në vendin tonë.

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas shprehu kënaqësinë e tij dhe mirënjohjen që në këtë ceremoni , në  Ditën kombëtare të Greqisë, ishin të pranishëm Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, ministra, ambasadorë, miq të mirë e të ftuar.

Ambasadori Rokanas fillimisht shprehu ngushëllime për tragjedinë qe ndodhi në Francë me rrëzimin e avionit të kompanisë gjermane ‘Germanëings”.

Më pas Ambasadori theksoi se, “sot kremtohet çlirimi i Greqisë që është më shumë se çlirim, është rilindje. Siç ka thënë shkrimitari anglez Lordi Byron, grekët u rilindën nga hiri i rrënojave të tyre”.

Sot, tha Rokanas, “nderojmë të gjithë ata, grekë ose jo që luftuan dhe dhanë jetën që besimi ynë i krishterë ortodoks të jetë i lirë. Ky është kuptimi i atij që quajmë revolucioni grek”.

Liria, theksoi Rokanas, “është e vetmja gjë që sjell civilizim dhe kjo shprehet dhe në himnin tonë”. 194 vjet kanë kaluar që kur Greqia u bë e lirë dhe tashmë është një nga vendet më të begata në botë.

Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ambasadori Rokanas u shpreh se, “Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë rriten të forta. Kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Kjo tregohet me investimet që Greqia ka bërë në Shqipëri, vitet e fundit, pavarësisht krizës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *