Dita kundër Diskriminimit Racor, Meta: Të jemi shoqëri e bashkuar

Dita

Në ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Diskriminimit Racor Presidenti i  vendit, Iliri Meta ka takuar një grup studentësh të nivelit Bachelor e Master të komunitetit Rom dhe Egjiptian.

Kreu i Shtetit u shpreh se duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe më human, për të pasur një shoqëri akoma dhe më të bashkuar për sfidat e radhës.

“E ardhmja e vendit varet edhe nga rinia e familjeve të thjeshta të shoqërisë që kanë aspirata të mëdha. Investimi më i madh për shoqërinë është shkollimi dhe edukimi i duhur i rinisë. Kemi nevojë për një shoqëri të drejtë, pa asnjë lloj paragjykimi etnik, fetar e kulturor. Çdo njeri ka të drejtën për barazi dhe jodiskriminim si gurë themeli të të drejtave të njeriut,” u shpreh Meta.

Ai tha gjithashtu se të gjithë duhet të promovojmë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe respektin ndaj çdo njeriu, pavarësisht komunitetit që i përket.

“Kënaqësi të shikoj midis jush inxhinierë, mjekë, infermierë, psikologë, arkitektë apo ekonomistë të ardhshëm të vendit. Jam i sigurtë, do të bëheni lider dhe shembulli i duhur për t’u ndjekur nga qindra e mijëra të rinj.”

s.a/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *